Në ditët e sotme gati të gjithë janë mësuar të realizojnë fotografi, të qëndrojnë në pozitën e duhur, të kapin momentin e duhur, etj. Megjithatë, jo gjithherë gjërat ecin ashu siç i kemi planifikuar, sidomos kur në afërsi kemi ndonjë qen.
Dëshminë për këtë gjë po ua sjellim në vijim, nëpërmjet një fotogalerie, ku do të shihni 20 fotografi që do të duhej të ishin kujtime të bukura familjare, miqësore, shoqërore, apo dhe individuale, por që janë “shkatërruar” (më mirë të themi zbukuruar) nga prezenca e papritur e qenve.
Duhet pranuar se këto fotografi nuk do ta kishin famën që kanë sot dhe nuk do të kujtoheshin aq shumë nga personazhet e fotografuara, po të mos ishte prezenca e papritur e qenve të paftuar. /NGJYRA.COM/