1. Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë (SNGJ) është objekti më i shtrenjtë i ndërtuar deri tani. Zhvillimi, montimi dhe shpenzimet e punëve, të cilat kanë zgjatur më shumë se 10 vjet, kanë kushtuar rreth 100 miliardë euro.
2. SNGJ-ja është projekt i përbashkët i 16 shteteve dhe i gjashtë agjencive hapësinore: SHBA (NASA), Rusi (FKA), Japoni (JAXA), Kanada (CSA), Brazil (AEB) dhe Agjencisë Evropiane të Gjithësisë (ESA), d.m.th. Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
3. SNGJ-ja përbëhet nga 15 module (shtatë amerikane, pesë ruse, dy japoneze dhe një evropiane) dhe katër panele të mëdha solare. Peshon rreth 420.000 kilogramë, gjë që është më shumë se 320 automobila.
4. Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë është përafërsisht e gjatë dhe e gjerë sa një fushë e futbollit amerikan.
5. Nga viti 2000 në SNGJ ndërrohet ekuipazhi i cili zakonisht arrin në këtë laborator me space shuttle amerikanë apo rusë dhe qëndron në detyrë atje deri në 6 muaj. Ata deri në qershor të vitit 2013 kanë bërë 174 shëtitje në gjithësi të cilat kanë zgjatur 1.100 orë, apo afro 46 ditë.
6. Si edhe të gjithë ne që jemi në Tokë, anëtarët e ekuipazhit të SNGJ-së punojnë nga e hëna deri të premten, ndërkaq pushojnë gjatë vikendeve dhe festave. Gjatë pushimit, anëtarët e ekuipazhit mund të shikojnë filma, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë libra, të luajnë letra bashkë, apo të bisedojnë për familjet dhe miqtë e tyre që i kanë në Tokë.
7. Stacioni ka disa hapësira banuese nga banesat tipike gjashtëdhomëshe, me dy banja, palestrën dhe dritaret ovale të cilat ofrojnë pamje spektakolare të Tokës.
8. Kur shikohet nga Toka, SNGJ-ja është objekti i tretë me shkëlqimin më të madh në qiell, ndërkaq lehtë mund të shihet me sy, nëse dini kur duhet të shikohet.
9. SNGJ-në e kontrollojnë 52 sisteme kompjuterësh, ndërkaq e tërë elektronika është e lidhur me pothuajse 13 km tel.
10. Deri në qershor të vitit 2013, SNGJ-ja ka qenë bazë e 89 fluturakeve ruse, 37 Space Shuttle, tre SpaceX Dragonëve, katër fluturakeve japoneze dhe tri evropiane.
11. Stacionin e Gjithësisë deri tani e kanë vizituar 211 njerëz nga 15 shtete.
12. Kanë qenë të nevojshme së paku 136 fluturime të gjithësisë që të montohen të gjitha pjesët e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë të ndërtuara në Tokë.
13. Kur të përfundojnë detyrën e vet në SNGJ, disa module moderne ruse, si p.sh të shkencës, do të përdoren sërish me rastin e ndërtimit të stacioneve të reja të gjithësisë të cilat do t’i përkrahin misionet ndërplanetare.
14. Ndërtimi i SNGJ-së asnjëherë nuk është i përfunduar, ndërkaq kur të jetë me kapacitetin e vet të plotë, SNGJ-ja do t’i ketë gjashtë laboratorë tërësisht funksionalë dhe hapësirë të mjaftueshme banimi për ekuipazhin prej 7 vetash.
15. Qëllimi parësor i SNGJ-së janë laboratorët, observatorët dhe fabrika në gjithësi. Gjithashtu planifikohet që në të ardhmen të shërbejë si bazë trampolinë për misionet e ardhshme të mundshme në Hënë, Mars dhe në asteroide. Nga viti 2010, SNGJ-së i janë dhënë edhe role të tjera, si ç janë fluturimet komerciale, diplomatike dhe arsimore.
16. SNGJ-ja sillet rreth Tokës me shpejtësinë prej 28.000 km në orë. Sipas burimeve të NASA-s, “anëtarët e ekuipazhit shohin 15 apo 16 lindje dhe perëndime të Diellit çdo ditë”.
17. Çdo individ i cili ka vizituar SNGJ-në nuk ka qenë nën patronazhin e shteteve apo të agjencive të gjithësisë. Shtatë të ashtuquajtur “turistë të gjithësisë” vetë i kanë financuar fluturimet multimilionëshe dhe kanë pasur rastin të vizitojnë Qendrën e gjithësisë.
18. Edhe pse SNGJ-ja shpesh krahasohet me një banesë gjashtëdhomëshe, ajo nuk ka dhoma tradicionale. Në vend të tyre, gjashtë dhoma të madhësisë së kabinave telefonike shërbejnë si vend për të fjetur apo si hapësirë private e çdo anëtari të ekuipazhit.
19. SNGJ-ja gjendet në orbitë rreth Tokës në lartësi prej 360 kilometrave, edhe pse rezistenca e atmosferës ndryshon lartësinë reale edhe për nga disa kilometra.
20. SNGJ-ja është një ndërmarrje e madhe, mirëpo gjithashtu edhe simbol i përfundimit të luftës së ftohtë dhe i mirëkuptimit ndërkombëtar. Sipas NASA-s, “Në këtë projekt punojnë më shumë se 100.000 njerëz dhe më shumë se 500 kompani të agjencive të gjithësisë. /NGJYRA.COM/