20 fakte interesante mbi Korenë Veriore

Koreja Veriore aktualisht është shteti më i izoluar politikisht në botë. Pas saj janë Somalia, njëri ndër rajonet e botës pa pushtet të organizuar dhe Mijanmar (ish-Birmania).

1. Themeluesi i Koresë Veriore, kryetari i parë Kim Il Song, ka krijuar shtetin e “vetëmbajtur”, domethënë politikë shtetërore e cila e ka ndarë  ekonomikisht dhe diplomatikisht Korenë Veriore nga pjesa tjetër e botës, madje edhe në kohë të varfërisë së madhe, siç është uria.

kore1111

2. Kim Jong Il, i biri i themeluesit të shtetit, ka biografi dukshëm impresive: ka filluar të ecë kur i ka pasur vetëm 3 javë, ndërkaq ka filluar të lexojë në javën e tetë. Ka shkruar më shumë se 1.500 libra, ndërkaq për herë të parë ka shkuar të luajë me birila, menjëherë i ka fituar 300 pikët maksimale. Ai gjithashtu ka mundur të kontrollojë edhe situatën sinoptike me gjendjen e tij shpirtërore, ka shkruar 6 opera (të gjitha kanë hyrë në histori të muzikës), ka qenë edhe ekspert i kinematografisë.

3. Ushtria e Koresë Veriore është njëra ndër më të mëdhatë në botë. Ajo ka rreth 1.2 milionë ushtarë aktivë (plus 6 milionë në rezervë), domethënë një ndër 5 meshkujt e moshës nga 17 – 54 vjeç është në kohë të plotë ushtar. Sa për ilustrim, Koreja Jugore ka 680.000 ushtarë.

4. Sado që do të tingëllonte e pabesueshme, ekzistojnë njerëz që kanë ikur “Në” Korenë Veriore. Njëri ndër më të njohurit është James Joseph Dresnok, ushtar amerikan i cili ka ikur në Korenë Veriore nëpër fusha minash në vitin 1962. Ai tani është aktor standard në filmat e tij propagandistikë (gjithmonë aktron amerikanin e keq).

5. Punëtori mesatar në Korenë Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro në muaj (mesatarisht rreth 700 euro në vit). Privatët mund të fitojnë edhe deri në 100 euro, ndërsa biznesmenët e paktë të pasur fitojnë edhe deri në 500 euro në muaj.

kore7777

6. Vetëm ushtria dhe zyrtarët qeveritarë mund të kenë automjete.

7. Banorët e Koresë Veriore mund të kenë vetëm njërën nga 28 frizura të lejuara.

8. Interneti nuk ekziston, përveç rrjetit të mbyllur shtetëror, për ç’shkak pak njerëz fare dinë se çka ndodh në pjesën tjetër të botës. Qeveria kontrollon rreptësisht programet televizive dhe të radios, ndërkaq qasje të  kufizuar në internetin “e vërtetë” kanë vetëm disa njerëz në qeveri.

9. Midis 150.000 dhe 200.000 banorë të Koresë Veriore jetojnë në llogore të rrethuara me rrethoja elektrike (Human Rights Watch). Llogoret më të këqija janë për ata që kanë bërë krime politike – në raste të tilla në llogore dërgohen edhe tërë familjet e kundërshtarëve. 40% qind e të burgosurve vdesin për shkak të mungesës së ushqimit apo punës së rëndë (Human Rights Watch).

10. Në vitin 1978, agjentët e Koresë Veriore kanë kidnapuar regjisorin e Koresë Jugore, Shin Sang Ok dhe bashkëshorten e tij, aktoren Choe Eun Hui, me qëllim të krijojë industrinë filmike në Korenë Veriore. Çifti ka arritur të ikë pasi që i kanë bërë dhjetëra filma.

North Korean leader Kim Jong Un guides the multiple-rocket launching drill of women's sub-units under KPA Unit 851

11. Sipas raporteve të Qeverisë së Koresë Jugore, Koreja Veriore shpenzon për ushtrinë një të tretën e të ardhurave vetjake kombëtare.

12. Energjia elektrike kryesisht ndërpritet natën, ndërkaq shtëpitë kanë energji elektrike vetëm disa orë në ditë.

13. Të ardhurat të Koresë Veriore kryesisht mbështeten në eksportin në Japoni dhe në shtete të tjera përreth, ndërkaq eksporton barna të falsifikuara, si p.sh. Viagra, narkotikë si p.sh. metamfetamina, cigare false dhe bankënota false prej 50 dhe 100 dollarësh (këto bankënota janë quajtur “superdollarë”, sepse është e vështirë të zbulohen). Gjithashtu u shet edhe armë grupeve të ndryshme joformale ushtarake.

14. Koreja Veriore është ndër më të izoluarat, por gjithashtu konsiderohet edhe shteti më misterioz.

15. Koreja Veriore bën pjesë në vendin e tretë për nga numri i ekzekutimit me vdekje, menjëherë pas Kinës dhe Iranit (Amnesty International).

16. Marihuana në Korenë Veriore është legale, dhe fare nuk është klasifikuar si drogë.

APTOPIX North Korea Obit Kim Jong Il

17. Koreja Veriore zyrtarisht ka pushuar të jetë shtet komunist në vitin 2009. Ideologjia e re shtetërore  quhet “Juche” (e vetëqëndrueshme, ushtria në plan të parë…)

18. Arkeologët e Koresë Veriore në vitin 2012 zyrtarisht kanë publikuar që kanë zbuluar ‘strofullën” e njëbrirëshi të cilin e ka shaluar mbreti Tongmyung, para 2000 vjetësh.

19. Edhe pse jetojnë në kushte të vështira, ku mbizotërojnë uria dhe regjimi politik i ashpër, në Korenë Veriore 99% e njerëzve dinë shkrim-leximin.

20. Lufta ndërmjet Koresë Veriore dhe Koresë Jugore  teknikisht zgjat akoma. Në vitin 1991 dy Koretë kanë nënshkruar marrëveshjen mbi mospërdorimin reciprok të forcës. /NGJYRA.COM/

kore3333

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply