A jeni pyetur ndonjëherë se ku e gjejnë inspirimin dizajnerët e modës dhe stilistët? Përgjigjja është fare e thjeshtë – nga Nëna Natyrë. Të paktën, kështu pretendon artistja Liliya Hudyakova.
Hudyakova, në kuadër të projektit të saj, “Moda dhe Natyra”, ka përzgjedhur 20 dizajne të mrekullueshme të fustaneve, të cilat i ka krahasuar me imazhet nga natyra – dhe ngjashmëria është mahnitëse.
Fustanet duken sikur janë bërë sipas skicave nga natyra. Për më shumë shikojeni foto-galerinë krahasuese, të prezantuar nga artpeople. /NGJYRA.COM/