18 fakte interesante mbi kusarët

1. Kusarët një herë kanë zënë rob Gaj Julie Cezarin dhe e kanë mbajtur si peng 38 ditë. Për të kanë kërkuar haraç prej 20 talentash ari (Telent – njësi matëse e atëhershme), ndërkaq ai i ka shpotitur dhe u ka thënë që nuk e dinë se kush është ai, andaj i ka këshilluar që të kërkojnë 50 talentë. Pastaj ka urdhëruar që të gjithë t’i gjejnë dhe t’i kryqëzojnë në kryq.

2. Drejtpërdrejt para ekzekutimit në vitin 1730, kusari Oliver Levasseur i ka dhënë masës, duke bërtitur: “Gjejeni pasurinë time, ai që do ta gjej, mund të më kuptojë!”. Njerëzit akoma janë duke kërkuar.

3. Shumica e gjërave që sot i dimë mbi kusarët vijnë nga libri “Historia e përgjithshme e plaçkitjeve dhe vrasjeve të kusarëve më famëkëqij”, të cilën e ka shkruar dhe e ka botuar në Angli, më 1724 kapiteni Charles Johnson. Meqenëse ky emër është pseudonim, autori i vërtetë kurrë nuk është zbuluar.

pirati111

4. Në vitet 1800 SHBA-ja ka ndarë rreth 20% të buxhetit të shtetit për t’i paguar kusarët në mënyrë që të mos sulmonin anijet e tyre (atëbotë kanë qenë shtete të pavarura, andaj edhe britanikët më nuk i mbronin).

5. Në vitin 1553, Kina ka ftuar 120 murgj që ta braktisin jetën e tyre të qetë të meditimit dhe që të përballen me kusarët. Këta murgj kanë qenë çdo gjë, por jo të qetë – ata kanë qenë luftëtarë kulmorë të Kung Fu-së, të cilët po atë vit në katër beteja i kanë vrarë të gjithë kusarët, me vetëm pak viktima nga pala e murgjve.

6. Tregimet për kusarët të cilët groposin arin megjithatë janë vetëm mite. Në të vërtetë, vetëm një numër i vogël i tyre e kanë bërë këtë gjë, si p.sh. Kapiteni William Kidd, i cili në atë mënyrë është përpjekur të fsheh të kaluarën e tij prej kusari dhe të kthehej në New York.

7. Kusarët kanë pasur karrierë shumë të shkurtër. Madje edhe ata më të njohurit në botë, si p.sh. Blackbeard apo Bartholomew Roberts,  me sukses mbizotëronin  detin vetëm për disa vite. Karriera e Robertsit, e cila konsiderohet ndër më të gjatat dhe më të suksesshmet, ka zgjatur vetëm tre vjet.

anijet piratet

8. William Dampier (1651-1715) ka qenë kusar i cili në ditarin e vet i ka shënuar të gjitha detajet gjeografike dhe natyrore. Shënimet e tij kanë qenë aq të pasura  sa që me shekuj më vonë kanë shërbyer si bazë për udhëtimin legjendar të Charles Darwinit.

9. Flamujt e kusarëve nuk kanë  qenë gjithmonë të zinj me kafkën dhe kocka të kryqëzuara. P.sh. në flamurin e Blackbeardit ka qenë i tërë skeleti dhe zemra e cila pikon gjak. Flamuri i cili më së shumti u ka futur frikën ka qenë “Bloody Red”, në të cilin ka shkruar “no quarter” – që do të thotë askujt nuk do t’i kursehet jeta”.

10. Kusarët rrallëherë kanë grabitur pasuri (ar, stoli…). Shumica e plaçkës kanë qenë ushqimi, uji, alkooli, armët, rrobat dhe njerëzit.

11. Gjatë shekullit XVII, kusarët algjerianë kanë zënë rob dhe i kanë shitur si plaçka më shumë se një milionë evropianë.

piratet333111

12. Vetëm dy kusarë kanë pasur këmbë të drunjta, madje ata as që konsiderohen kusarë “të vërtetë” (François Le Clerc, i njohur si Jambe de Bois  dhe Coprnelis Corneliszoon Jol).

13. Nuk ekzistojnë shënime historike të ketë pasur ndonjë kusar papagall si kanakar.

14. Arrrr! Nuk është fare britmë (pasthirrmë) e kusarëve. Atë e ka shpifur aktori Robert Newton në filmin Treasure Island (1950).

15. Shumica e ekuipazheve të kusarëve ka pasur kodin e rregullave të cilat të gjithë anëtarët kanë qenë të detyruar t’i respektojnë dhe t’i nënshkruajnë. Këto rregulla kanë përfshirë dënimin për rrenën, vjedhjen apo luftërat ndërmjet tyre (lufta në bregdet ka qenë e lejuar).

16. Karaibet kanë qenë vend ideal për kusarët: aty ka pasur pak apo nuk ka pasur fare ligje, ka pasur mjaft ishuj të pabanuar për t’u fshehur, ndërkaq shumica e anijeve tregtare kanë kaluar nëpër atë rajon.

piratet999

17. Edhe pse ka ndodhur rrallë, por edhe femrat kanë qenë kusare. Shembulli më i mirë janë Ane Bonny dhe Mary Read, të cilat kanë lundruar me “Calico Jack” Rackhamin, më 1719. Bonny dhe Read janë veshur si meshkuj, gjoja kanë luftuar njësoj mirë apo edhe më mirë se meshkujt. Kur Rackhami dhe ekuipazhi i tij janë zënë robër, Bonny dhe Read kanë thënë që të dyja janë shtatzëna, gjë që i kanë shpëtuar ekzekutimit me varje.

18. Nuk kanë qenë të gjithë kusarët e “kohës së artë” kriminelë të përbetuar dhe të paarsimuar apo të varfër. Disa nga ta kanë pasur prejardhjen nga shtresat e familjeve të pasura. Njëri ndër më të njohurit ka qenë Major Stede Bonneti i cili ka qenë pronar i pasur i një plantacioni në Barbados para se ka bërë gati anijen dhe të jetë bërë kusar më 1717. Legjenda thotë se ka vepruar kështu për t’i ikur gruas së vet e cila gjithmonë i ka gjetur nga ndonjë behane. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply