Janë aq bezdisëse! Dhe, fatkeqësisht, nuk kanë të ndalur. Bëhet fjalë për pyetjet e marra e të përditshme, me të cilat ballafaqohen myslimanët në shtetet Perëndimore dhe në SHBA.
Disa portale të humorit të zi e kanë përpiluar një listë me 17 pyetjet më të marra që u bëhen myslimanëve në botën e krishterë – të cilat i kanë shoqëruar me përgjigjjet e “imagjinuara” ironike dhe sarkastike…
Se për çfarë bëhet fjalë, lexoni në vijim.
1. A i bëni rregullisht shtazët kurban?
Po, përplot pupla e kam oborrin e shtëpisë!
2. A i doni dhitë?
Natyrisht, njëra sapo përfundoi në tenxherën e kuzhinës!
3. A e keni prejardhjen prej Irakut?
Po, dhe stërgjyshërit me lanë trashëgimi disa burime të naftës!
4. A ndjeheni të uritur gjatë Ramazanit?
Aspak, hamë disa patatina të veçanta me të cilat e kontrollojmë urinë.
5. A jeni të detyruar të mbani burkan mbi kokë?
Aspak, vendosim vetë nëse duam ta bartim atë… Por, nuk e di si do të quhej ai në kokën tënde po që se do të godisja me shkop?
6. Po si shihni, dëgjoni, hani apo pini me burka në kokë?
I kemi mësuar disa truqe nga magjistarët!
7. Sigurisht se ndjeheni fatlumë që mund të keni gra sa të doni.
Po, nëna ime e 8 ka qenë e bija e vetme e nënës së saj të 38. Trap!
8. Si mysliman që je – sigurisht e zotëron mirë gjuhën arabe, apo jo?
Po, dhe ti sigurisht e zotëron mirë hebraishtën? Do t’më thuash është gjë jorelevante, por kush filloi i pari?
9. Me fal që po të pyes – por a ke lidhje me ndonjë organizatë terroriste?
Po, jam përgjegjës për shpërndarjen e licencave të terrorizmit.
10. Sigurisht ke qenë në Arabinë Saudite, apo në ndonjë vend tjetër në Lindjen e Mesme?
Po, janë vendet e mia të preferuara, dhe nuk i ndërrojë kurrë. Do t’ma paguash biletën për udhëtimin e ardhshëm?
11. Si e përjetove vdekjen e Bin Ladenit?
Qava me lot! Po ashtu ngrita një statujë me emrin e tij në kopshtin tim. A do të të pëlqente sikur të mund të ringjallja?
12. A kanë makina në vendin prej nga vjen ti?
Jo, zakonisht në qytete udhëtojmë me deve, por vetëm atëherë kur lodhen kuajt!
13. A hani çdo ditë mish e oriz (birian)?
Po, zakonisht 3 pjata në mëngjes, në drekë dhe në darkë! Budalla!
14. Mos ndoshta nuk e konsumoni mishin e derrit – sepse derri është idhull mysliman?
A je normal! Nëse nuk e pimë alkoolin – a do të thotë kjo se edhe alkoolin e adhurojmë?!
15. Pse nuk e pini alkoolin?
Sepse nuk duam të bëhemi si ti!
16. Si argëtoheni pra, pasi që nuk pini alkool?
Të mendohem pak… Masakrojmë, hamë mish e oriz dhe udhëheqim organizatat terroriste! Çfarë tjetër mund të bëjmë?
17. A mendon se edhe unë mund të bëhem mysliman nëse e lëshoj mjekrën si ju?
O Zot! Sa budallai është në këtë Tokë! /NGJYRA.COM/