Në vijim ju sjellim disa fakte interesante që kanë të bëjnë me njerëzit, kafshët, me planetin tonë, apo rreth planetit tonë… të cilat mbase nuk ju ka rastisur t’i dëgjoni apo lexoni më pare – ose, së paku jo, një numër të tyre…
1. Gati gjysma e popullsisë në botë kurrë nuk e ka parë borën live – pos në televizor apo në fotografi.
2. Kulla e Ajfellit ngjyroset çdo shtatë vjet.
3. Në Kinë, mësuesit u lejojnë fëmijëve të flenë 20 minuta në klasë, në mënyrë që të mund të mësojnë më mirë.
4. Kolibri është zogu i vetëm në botë që mund të fluturojë prapa. Gjatë fluturimit të parë prapa, zemra e tij rrah 500 herë në minutë.
5. John Rockefeller dëshironte që gjatë jetës së tij të fitonte 100,000 dollarë dhe të jetonte 100 vjet. Në fakt, ai fitoi 192 milionë dollarë dhe jetoi 97 vjet. Jo të gjitha ëndrrat plotësohen në jetë, apo jo?
6. Në Tokio, kopshti zoologjik mbyllet çdo vit për 2 muaj, në mënyrë që kafshët të mund të pushojnë nga vizitorët.
7. Dy nga pesë njerëzit në botë martohen me dashurinë e parë të jetës.
8. Shkencërisht është vërtetuar se nëse bëni diçka 21 ditë rresht, atëherë ajo gjë do të shndërrohet në shprehi. Pra, duhen 21 ditë durim për të hequr qafe një shprehi të keqe.
9. Koala flenë nga 18 deri në 22 orë në ditë.
10. Plutoni është më i vogël se Rusia.
11. Fëmijët të moshës prej 3 muaj deri në 1 vjeç qajnë pa lot, sepse nuk e kanë të zhvilluar gjëndrrën e lotëve.
12. Në qiell ka më shumë yje se që ka kokrra rëre në tokë.
13. Në Osaka të Japonisë, ekziston një rrugë që kalon nëpërmjet një ndërtese afariste. Ndërtesa quhet “Gate Tower Building”.
14. Një fëmijë i rëndomtë buzëqeshë 400 herë në ditë, ndërsa një i rritur rreth 15 herë.
15. Shpikësi i telefonit, Alexander Graham Bell, kurrë nuk u kishte telefonuar të emës dhe gruas së tij, sepse që të dyja ishin të shurdhëra.
16. Në Livermore (SHBA) ekziston një poç elektrik, i cili rri ndezur pa ndalë që 113 vjet.
17. Astronautët në helmetat e tyre kanë një paisje të veçantë, të cilën e përdorin për kruarjen e hundës. /NGJYRA.COM/