Nëse keni kërkuar ndonjëherë në Google pyetjen – a është koha që të braktis punën? – atëherë, duhet ta merrni shumë seriozisht këtë ide.
Të gjithë kemi pasur momente të këqija në punë, që kanë zgjatur disa ditë…, një ose dy javë. Mirëpo, kur vjen koha që – ju më nuk e mbani në mend se, kur ishte dita e fundit e lumtur në punë – atëherë, është koha që të mendoni seriozisht për dorëheqjen.
Natyrisht, kërkohet më shumë se një fjali të thjeshtë për një veprim të tillë – andaj, në vijim ju sjellim 16 shenja që tregojnë se kur është koha të jepni dorëheqje – sidomos, nëse këto shenja përsëriten në vazhdimësi, dhe për një përiudhë më të gjatë kohore (disamujore).
Të shohim në vijim se cilat janë ato.
1. Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
2. Aftësitë tuaja nuk po dalin në pah.
3. Synimet e punëdhënësit dhe synimet tuaja personale nuk përputhen fare.
4. Duket sikur shefi juaj është dërguar nga ferri.
5. Keni ndjenjën sikur nuk mund të fitoni kurrë.
6. Nuk promovoheni.
7. Çdoherë duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë flisni.
8. Kompania nuk investon fare në ju.
9. Jeni të brengosur gjatë gjithë kohës për financat tuaja.
10. Duket sikur do të fillojë koha e pushimeve nga puna.
11. Nuk mund ta paramendoni veten si pjesë të kompanisë brenda një viti.
12. Nuk i besoni më shefit tuaj dhe premtimeve të tij.
13. Ballafaqoheni me stres, frikë nga obligimet…dhe keni mungesë vullneti.
14. Frikësoheni nga e hëna – fillimi i javës në punë.
15. Nuk guxoni të qeshni më zë në vendin e punës.
16. Thjesht, keni parandjenjën se tashmë u bë mjaft. /NGJYRA.COM/