Sigurisht se mendja e njeriut mund të pjellë lloj-lloj imagjinate, por “imagjinatën” më të bujshme për të krijuar imazhe (peizazhe) të veçanta e ka Nëna Natyrë. Nëse nuk besoni, mjafton të shikoni florën dhe faunën që janë krijuar natyrshëm për miliona vjet në planetin tonë. Apo, ndoshta ekziston një shembull edhe më i thjeshtë për të përshkruar veçantinë e natyrës: lulet.
Në vijim ju sjellim 15 lloje më të çuditshme të luleve në botë – dhe emërtimet e tyre joshkencore (dhe ato shkencore) me të cilat janë pagëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonat ku ato lulëzojnë, apo dhe nga turistët.
15. Fanari kinez (Physalis alkekengi)
Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues derisa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër dhe nuk është gjithaq i përshtatshëm për këtë lule.
14. Lule kufoma (Amorphophallus titanium)
Lule kufoma çelë vetëm një ose dy herë gjatë një dekade. Aroma që lëshon kjo lule është unikate dhe e padurueshme, sepse ngjason me mishin e kalbur.
13. Rosa fluturuese (Caleana major)
Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve – dhe duket mu ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.
12. Lule balonë (Platycodon)
Kjo lule derisa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.
11. Lule laraska (Aquilegia)
Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që u duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.
10. Lule papagalli (Impatiens psittacina)
Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botansitët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.
9. Aguliçja ‘Zebra blu’ (Primula acaulis ‘Zebra Blue’)
Aguliçja ‘Zebra blu’ është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se dhe emrin e ka të qëlluar.
8. Lulehëna (Ipomoea alba)
Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.
7. Lule pasioni (Passiflora)
Lule pasioni mund të gjendet në SHBA dhe në Azi. Kjo lule është shumë e bukur, andaj nuk është për t’u çuditur pse pëlqehen edhe nga kolibri.
6. Orkideja fantazmë (Dendrophylax lindenii)
Nëse ekziston ndonjë lule që mund të na shkaktojë ankth me pamjen e saj, atëherë, ajo është orkideja fantazmë. Duket sikur të kishte dalë nga ndonjë film horror.
5. Hardhia e lodhur (Strongylodon macrobotrys)
Lulja hardhia e lodhur duket si një tufë bananesh. Kjo lule rritet në Filipine, ndërsa me pamjen që ka do të mund të përdorej për ndonjë skenë horrori.
4. Pantoflat e zonjës (Cypripedioideae)
Lulja Pantoflat e zonjës ka ngjyrë të verdhë/vjollce dhe duket sikur të ishte e dizajnuar për mbathje. Ndoshta, bebeve edhe mund t’u bie tamam.
3. Sqepi i papagallit (Lotus maculatus)
Kjo lule ka një ngjyrë të ndezur portokalli, të kuqe dhe të verdhë. Përkundër pamjes kërcënuese, ajo nuk është fare e rrezikshme.
2. Tricyrtis hirta (Tricyrtis hirta)
Brendia e lulës Tricyrtis hirta duket sikur të ishte nga një planet tjetër. Megjithatë, mos harroni, lulet më të bukura janë lulet e rrezikshme.
1. Lule shahu (Fritillaria)
Fritillaria njihet edhe si lule shahu, sepse lulja e saj ngjanë me tabelën e shahut. /NGJYRA.COM/