Udhëtimi rreth botës është një mënyrë e mirë për t’i kaluar pushimet, por jo të gjitha qytetet janë të këndshme ashtu siç paraqiten në broshurat e udhëtimit. Përderisa çdo qytet i madh i ka problemet e veta, disa prej tyre janë më pak të këqinjë se të tjerët.
Këshilli i Qytetarëve për Siguri Publike dhe Drejtësi Penale, një organizatë private kjo e cila është edhe pjesë e Shoqatës së Punëdhënësve Meksikanë, ka publikuar rezultatet e një hulumtimi për 10 qytetet më të rrezikshme në botë.
Renditja e kësaj dhjetësheje thuhet se është bërë duke u bazuar në statistikat zyrtare mbi krimin, që janë ofruara nga qeveritë lokale, megjithëse theksohet se qytetet e Lindjes së Mesme nuk janë përfshirë në raport.
Sipas këtij hulutimi 10 qytetet më të rrezikshme në botë janë:
1. San Pedro Sula, Honduras
Për vitin e dytë me radhë, qyteti i San Pedro Sulas kryeson listën e qyteteve më të rrezikshme në botë.
Me një normë prej 169 vrasjeve të qëllimshme për 100.000 banorë, apo mesatarisht më shumë se 3 vrasje në ditë, San Pedro Sula ia ka kaluar edhe qytetit meksikan, Ciudad Juarez.
2. Akapulko, Meksikë
Akapulko dikur ishte një destinacion i popullarizuar turistik. Mirëpo, në ditët e sotme, në plazhet mahnitëse të tij mund të vërehet vetëm një numër i vogël i pushuesve.
Në gjithë Meksikën kartelet e drogës janë problem, i cili dekadën e kaluar e ka përkeqësuar gjendjen e sigurisë edhe më shumë. Numri i madh kufomave janë një dukuri e zakonshme në këtë qytet-port, i cili nuk konsiderohet si një vend i këndshëm për t’u vizituar.
3. Karakas, Venezuelë
Me 122 vrasje në 100.000 banorë, Karakasi ka një nga normat më të mëdha të vrasjeve në botë. Ky qytet, përndryshe kryeqytet i Venezuelës, është nën presionin e përditshëm të karteleve të drogës, luftimeve në rrugë dhe plaçkitjeve të armatosura.
Qytetarët e tij dhe vizitorët duhet të jetë gjithmonë vigjilent pa marrë parasysh se cilën zonë të tij e vizitojnë. Nëse planifikoni ta vizitoni Karakasin, sigurohuni që të mos shkoni vetëm dhe të mos dilni vetëm për të shetitur.
4. Distrito Central, Honduras
Përderisa, asnjë qytet i madh nuk është imun ndaj dhunës, Distrito Central ka tejkaluar shkallën e zakonshme të dhunës. Ky qytet ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë.
Rreziqet mund t’i atribuohen varfëri ekstreme, korrupsionit të qeverisë dhe pranisë së madhe të mafias.
Distrito Central është në të vërtetë një përzierje e tri qyteteve në një. Niveli i lartë i dhunës ua vështirëson jetën banorëve të tij, ndërsa turistët i dekurajon për ta vizituar atë.
5. Torreón, Meksikë
Torreón është një nga qendrat më të rëndësishme industriale dhe ekonomike të Meksikës, i cili bënë pjesë në listën e qyteteve më të rrezikshme në botë.
Ndonëse krimi i organizuar dhe tregtia e drogës nuk janë shumë të përhapura në Torreón, ky qytet meksikan ende ka një nga normat më të larta të vrasjeve, 87 vrasje për 100,000 banorë.
6. Maceió, Brazil
Maceió është kryeqyteti i shtetit Alagoas në të cilin brenda vitit regjistrohen rreth 135 vrasje për 100,000 banorë. Ky qytet me lagje shumë të varfëra është më i rrezikshmi në Brazil, duke ia kaluar edhe Rio de Zhaneiros.
Në përgjithësi zonat më të populluara të Brazilit nuk janë vende në të cilat do të donit të dilnit për shëtitje.
7. Cali, Kolumbi
Shumica e qyteteve në këtë listë janë në Amerikën Latine dhe atë për arsye të qëndrueshme. Dhuna e karteleve të drogës është e përhapur në shumë qytete të Kolumbisë, përfshirë edhe këtë qytet, në të cilin brenda vitit ndodhin rreth 80 vrasje.
Përderisa shumica e qyteteve në Kolumbi vlerësohen si vende jo shumë të sigurta për të jetuar në to, është e pamundur që ato të shihen si destinacione turistike, së paku jo në një të ardhme të afërt.
8. Nuevo Laredo, Meksikë
Nuevo Laredo është një qytet kufitar në të cilin rreziku i krimit është më i madh gjatë natës, megjithëse krimet si: rrëmbimi, vjedhja e makinave dhe grabitja mund të ndodhin në çdo kohë edhe gjatë ditës.
Sipas raporteve të publikuara, që nga viti 2006 në këtë qytet janë vrarë 60.000 njerëz në dhunën e kartleve të drogës.
Nëse planifikoni ta vizitoni Nuevo Laredo, sigurohuni që të udhëtoni gjithnjë gjatë ditës dhe t’i shfrytëzoni vetëm rrugët e frekuentuara.
9. Barquisimeto, Venezuelë
Megjithëse, Barquisimeto ka pak më shumë se një milion banorë, pothuajse çdo ditë në të ndodhin vrasje.
Ky qytet është njëherit edhe kryeqytet i rajonit përkatës, i cili çuditërisht ka një numër të madh të universiteteve dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë.
Dikur ky qytet ishte një destinacion i njohur turistik, ndërsa në ditët e sotme ai është aq i rrezikshëm saqë shumë turistë hezitojnë ta vizitojnë.
10. João Pessoa, Brazil
João Pessoa është kryeqytet i Paraibas, qyteti më lindorë i Brazilit dhe njëri prej qyteteve më të gjelbra në botë. Me 71.59 vrasje në 100.000 banorë, padyshim se ky qytet nuk është një nga vendet më të mira për t’u vizituar gjatë pushimeve tuaja.
Pavarësisht se në to gjenden disa prej zonave më të bukura të botës, këto qytete thjesht paraqesin rrezik të madh për turistët e rëndomtë. Më e sigurt është që për pushime të përzgjedhni një vend ku janë më të vogla gjasat që të qëlloheni nga ndonjë plumb qorr. /NGJYRA.COM/