Përderisa për shumicën e njerëzve vetura është mjet i domosdoshëm për arrijtjen prej pikës A deri në pikën B, ndërkaq vikendeve edhe deri në pikën C, për disa të tjerë, vetura është pjesë e personalitetit dhe identitetit të tyre.
Për këtë lloj të njerëzve, vetura është gjëja më e çmuar në botë. Andaj, dhe sipas mundësive që kanë – ata nuk pyesin për çmimin që duhet paguar për të pasur në posedim veturën e preferuar.
Por, cilat janë ato vetura që preferohen nga këta njerëz. Ata që janë të dhënë pas shpejtësisë zgjedhin Ferrari, Lamborghini…, ata që duan komforin Cadillac, Lincoln, Lexus, BMW, Audi…, ndërsa ata që i duan të dyja këto bashkë, zgjedhin Mercedes-Benz.
Megjithatë, përkundër faktit që veturat e tij janë të pajisur me motorë të thjeshtë dhe jetëgjatë, Mercedes-Benz ka prodhuar disa modele të rralla që janë shitur për shuma marramëndëse parash.
Në vijim ju sjellim 12 vetura (modele) më të shtrenjta të Mercedes-Benz që janë shitur ndonjëherë, në mesin e të cilëve disa modele janë oldtimer. /NGJYRA.COM/
12. SLR McLaren Mansory Renovatio –1.5 milionë dollarë
11. 2010 SLR McLaren V10 Quad Turbo Brabus “White Gold” – 2 milionë $
10. C112 Concept, Vision SLR Concept, AMG Vision GT Concept – 3 milionë $
9. 1929 SSK Roadster – 3.3 milionë $
8. 2002 CLK GTR AMG Roadster – 3.5 milionë $
7. 1935 500K – 3.7 milionë $
6. 1955 300SL – 4.6 milionë $
5. 1929 38/250 SSK – 7.4 milionë $
4. 1928 680 S Torpedo Roadster – 8.25 milionë $
3. 2011 SLR MacLaren Red Gold Dream – 10 milionë $
2. 1936 dhe 1937 540 K Spezial – 12 milionë $
1. 1954 W196 – 29.6 milionë $