Pas një dite të lodhshme në punë të gjithë kemi nevojë për pushim dhe relaks – për këtë janë kujdesur dizajnerë të ndryshëm – të cilët kanë ideuar ulëset më komode, më moderne, dhe më të veçanta që keni parë ndonjëherë. Ju prezantojmë 12 ulëse unike…
Power’Nap – dizajnuar nga Ninna Helena Olsen – duket si një skulpturë në formë të origamit – shumë e përshtatshme për zyrën tuaj.
The Cradle – e dizajnuar nga studentët e Universitetit Victoria në Wellington – Richard Clarkson, Grace Emmanual, Kalivia Russel, Eamon Moore, Brodie Cambell, Jeremy Brooker dhe Joya Boerrigter.
The Loopita – nga Victor Aleman
Hanabi – nga Motto WASABI- një divan i përbërë nga jastëkët e shumtë.
Couch Sleeper – nga Anne Lorenz – një shtrat gjumi, “të gjithat në një”.
Feel Seating System Delux – i ndërtuar nga 120 topa të butë dhe jashtëzakonisht të këndshëm volejbolli, me mundësi të ndryshimit të formës sipas dëshirës suaj.
Kush mund t’i rezistojë përqafimit të këtij divani, kur nuk e keni askënd pranë – i dizajnuar nga Sempé për LK Hjelle.
Blandito – e dizajnuar nga Oradaria, që të jep mundësinë e një relaksi maksimal.
Daisuke Motogi – ulëse për gjumë – një version miniaturë i shtratit të fjetjes por i mjaftueshëm për relaks.
The Gravity Balans – nga Varier – e dizajnuar për të punuar, medituar, apo thjeshtë për të shikuar TV.
The Luso Lounger nga James Uren – mund të përdoret në shumë mënyra, si karrige, shtrat, stol… Forma asimetrike i jep dukje unike dhe e bën një orendi të përshtatshme për hapësirat e vogla.
“The My” (lartë) dhe “the Roo” (poshtë) e dizajnuar nga Ulla Koskinen për kompaninë finlandeze Woodnotes. /NGJYRA.COM/