I kemi model për shumë gjëra dhe inspirohemi prej tyre në jetë, por të famshmit kanë dhe anën e tyre të errët. Në vijim ju prezantojmë 12 të famshëm që për shkak të veprave kundërligjore – kush më pak e kush më shumë – kanë vuajtur dënime me burg.
Tim Allen
Ylli i filmave për babagjyshin e Vitit të Ri ka vuajtur dënim 2-vjeçar me burg për shkak të trafikut të drogës. Në vend të dhuratave, ai ishte zënë duke trafikuar mbi 600 gr të kokainës.
Paul McCarney
Pjesëtari i bendit legjendar Beetle, në vitin 1980, ishte zënë me një sasi marihuane në Aeroportin e Tokios, ndërsa kishte kaluar 10 ditë në burg para se të deportohej drejt Anglisë. Japonia njihet si një prej vendeve me ligjet me të forta kundër drogës në botë.
Mike Tyson
Boksieri legjendar Mike Tyson nuk është i panjohur për jetën e tij të krisur dhe incidentet e shumta. Ndër të tjera, për shkak të një akuze për përdhunim seksual, ai ka kaluar plot 3 vjet në burg.
Robert Downey Jr.
Edhe aktori Robert njihet për problemet me ligjin. Njëherë ai ishte arrestuar për shkak se nën ndikim të drogës kishte hyrë dhunshëm në shtëpinë e fqinjit dhe kishte fjetur në shtratin e tij. Megjithatë, ai ishte dënuar me 3 vjet burg, ndërsa ishte liruar pa u mbushur 1 vit, për shkak të mosparaqitjes në seancë të detyrueshme gjyqësore.
Ja Rule
Reperi Ja Rule ishte burgosur në dhjetor 2010 për shkak të posedimit të armëve. Megjithatë, ai kishte vuajtur 28 muaj burg për një arsye tjetër – për shkak të shmangjes së tatimit.
Mark Wahlberg
Mark ka vuajtur dënimin me burg plot 45 ditë, për shkak të sulmit fizik ndaj një personi. Ai njihet si një person që ka pasur fëmijëri të vështirë dhe ishte vetëm 15 vjeç kur e kishte bërë këtë sherr.
Wesley Snipes
Aktori i famshëm Snipes ka qëndruar 3 vjet në burg, gjatë viteve 2010-13, për shkak të shmangjes nga tatimi për vite me radhë.
Michelle Rodriguez
Michelle ka vuajtur 18 ditë burg, ndërsa ishte dënuar 6 muaj, për shkak të shkeljes së dënimit me kusht. Ajo është liruar para kohe për shkak të, siç thuhet, mbipopullimit të burgut.
Christian Slater
Slater është i njohur për problemet që ka pasur me ligjin, ngase ishte arrestuar 4 herë. Burgu me i gjatë i tij ka zgjatur 50 ditë, në vitin 1997, për shkak të sulmit fizik ndaj të dashurës së tij nën ndikim të drogës.
Martha Stewart
Marta pati telashe të mëdha në vitin 2001, kur ishte zënë në një skandal të marketit. Ajo ishte dënuar 5 muaj burg për shkak të konspiracionit, obstruksionit dhe deklaratave të rrejshme para prokurorëve federalë.
Danny Trejo
Personazhi i famshëm negativ i filmave aksion, Danny Trejo, dikur vërtetë bënte jetën e kriminelit. Gjatë viteve ’60 -’70 të shekullit të kaluar, për 11 vjet me radhë, ai ishte dënuar me burg dhe liruar disa herë për shkak të plaçkitjeve, drogës dhe krimeve tjera të rënda.
Frank Sinatra
Në vitin 1938, legjenda e muzikës Sinatra, si 23-vjeçar, ishte dënuar me burg për shkak të ngacmimit seksual dhe tradhëtisë bashkëshortore – por dënimin e kishte vuajtur vetëm 1 ditë, dhe atë jo 24 orë të plota. /NGJYRA.COM/