Fotografi dhe eksploruesi urban, Ivan Kuznetsov, ka arritur të shpërfaqë copëza të botës nga “pozitat e pafavorshme” – që vështirë se do të arrinim t’i shihnim ndonjëherë.
Fotografi rus, me seli në Moskë, që njihet edhe si “Njeriu i pullazeve”, rregullisht ngjitet në majet e ndërtesave më të larta në botë (shumëherë ilegalisht) për të realizuar fotografi të mahnitshme të botës që duket nën këmbët e tij.
Dhe, përderisa zanati i fotografëve që realizojnë imazhe nga ndërtesat e larta është gjithnjë në rritje, sidomos në pjesët lindore të globit, duhet pranuar se kualiteti i fotografive të Kuznetsovit është i jashtëzakonshëm – dhe se ai ia ka marrë dorën këtij zanati.
Shikoni në vijim 12 fotografi të përzgjedhura nga albumi i Kuznetsovit, të cilat i ka realizuar me ekipin e tij në Rusi, Ukrainë dhe Kinë – e që mrekullojnë me pamjen e tyre por dhe rrëqethin trupin. /NGJYRA.COM/
1. Chapaevsky Pereulok, Moskë, Rusi
2. Central Plaza, Hong Kong
3. Ura Moskovskyi, Kiev, Ukrainë
4. Moskë, Rusi
5. Moskë, Rusi
6. Moskë, Rusi
7. Moskë, Rusi
8. Shanghai Tower, Shangai, Kinë
9. Kiev, Ukrainë
10. Kiev, Ukrainë
11. Moskë, Rusi
12. Shangai, Kinë