Përderisa jemi mësuar të lexojmë tekste për yjet e shoubiznesit të cilët nga një familje e varfër janë shndërruar në pasanikë, ka dhe raste të tilla kur yjet e shoubiznesit janë lindur dhe rritur në familje të pasura.
Të shohim në vijim disa nga yjet të njohura të cilët kanë pasur fatin të rriten në familje të tilla…
1. Adam Levine
Adam Levine ka arritur të krijojë famë dhe pasuri si këngëtar i bendit Maroon 5, por dhe si pronar i linjës personale të modës. Megjithatë, me herët ai njihej vetëm si i biri i Fred Levine-t, themeluesit të zinxhirit të veshëmbathjeve M. Fredric. Levine po ashtu është njohur me dy anëtarët tjerë të bendit Maroon 5 gjatë ndjekjes të shkollës së famshme private, Brentwood.
2. Ariana Grande
Ariana Grande ka arritur të krijojë goxha pasuri me rolet e saj në kinematografi. Megjithatë, edhe Ariana ka pasur fatin të rritet në një familje të pasur. Babai i saj, Edward Butera, është drejtor ekzekutiv i kompanisë së suksesshme të dizajnit, Ibi Designs Inc. ndërsa e ëma Joan, një biznismene e suksesshme.
3. Cassie
Edhe pse nuk ka shumë të dhëna për prindërit e saj, botërisht dihet se modelja dhe këngëtarja Cassie është rritur në një lagje të pasur në New London, si dhe që ka vijuar një prej shkollave më të shtrenjta private. Pra, një gjë është e sigurt se – babai i saj me prejardhje filipinase dhe e ëma afrikano-amerikane, kanë paguar bukur shumë fatura për shkollimin e saj.
Ed Sheeran
As Ed Sheeran nuk ka pasur probleme financiare gjatë fëmijërisë së tij. Dy prindërit e tij janë artistë të suksesshëm. Babai i tij John është një kurator dhe ligjërues – derisa e ëma e tij Imogen, merret me prodhimin e stolive, ndërsa me herët ishte publiciste. Po ashtu, prindërit e tij që 20 vjet me radhë udhëheqin një kompani konsulente të artit, Sheeran Lock.
5. Darren Criss
Aktori, këngëtari dhe tekst-shkruesi Darren Criss ka hyrë në ujërat e biznesit qysh në rini të hershme. Ai tashmë është një bankier i suksesshëm, por edhe pjesë e bordit të drejtorëve të Operës së San Franciskos – pozitë që u takon vetëm njerëzve që vijnë nga elita e pasanikëve. Ndërkaq, babai i Darrenit, Charles, nuk është vetëm një bankier i thjeshtë – por është drejtor ekzekutiv i EastWest Bank.
6. Jordin Sparks
Edhe pse ka arritur të krijnote famë dhe emër pasi fitoi në edicionin e gjashtë të “American Idol”, Jordin Sparks është rritur në një ambient të pasurish. Bababi i saj, Phillippi Sparks, ishte lojtar i ragbit që luante në N.Y. Giants dhe Dallas Cowboys, derisa nëna e saj Jodi, një ndërmarrëse e suksesshme.
7. Mike Posner
Këngëtari dhe producenti Mike Posner është rritur në një lagje të pasurish në Southfield, në Miçigen. Posner është i biri i një avokati të njohur, ndërsa është shkolluar në universitetin prestigjioz “Duke University”, ku tarifa vjetore e shkollimit kushton mbi 55.000 dollarë.
8. Psy
Psy vjen nga qarku Gangnam i Seulit, vend të cilit i këndon edhe në këngën e tij të famshme. Gangnam është një prej zonave më të pasura të Seulit – një lloj Beverly Hillsi i Koresë Jugore. Familja e Psy-t, mu sikurse edhe shumica e familjeve të qarkut Gangam – është shumë e pasur. Babai i tij, Park Won-Ho, është drejtor ekzekutiv i Korporatës DI, ndërkaq e ëma e tij, Kim Young-hee, është pronare e një restoranti.
9. Miley Cyrus
Kur Miley Cyrus kishte lindur në nëntor të vitit 1992, kënga e babait të saj ‘Achy Breaky Heart’ ka qenë e radhitur në vendin e parë të top-listës muzikore country dhe në mesin e pesë këngëve më të dëgjuara në top-listën muzikore Billboard. Ky singël ishte shitur 1.4 milionë kopje, ndërsa pasuria e babait të saj Billy Ray ishte vlerësuar në 50 milionë dollarë. Pa ndihmën e babait të saj, Miley vështirë se do të arrinte të krijonte perandorinë e saj – duke filluar me hitin e Disneyt, “Hannah Montana”.
10. Robin Thicke
A e dini se Robin Thicke është i biri i Alan Thicke, i njohur si Dr. Jason Seaver nga ‘Growing Pains’ – ndërkaq, e ëma e tij është aktorja Gloria Loring. Një gjë është e sigurt se Robin është rritur në një familje që ka pasur goxha të ardhura dhe qysh nga fëmijëria ishte mësuar me një jetë luksoze. /NGJYRA.COM/