Në disa rrethe shoqërore, personat beqarë/e konsiderohen gati sikur të ishin njerëz me ndonjë sëmundje. Madje, në qarqe të tilla – kur një person nuk është i martuar apo në lidhje serioze – mendohet se diçka nuk është në rregull me atë person.
Natyrisht, në të shumtën e rasteve, ky vlerësim nuk ka të bëjë fare me realitetin. Megjithatë, edhe pse shumë më i zbehtë, një perceptim (presion) i tillë ekziston edhe në rrethin e njerëzve të famshëm.
Është interesant fakti se, bukuria e një personi – i famshëm apo i thjeshtë – nuk është kusht që ai/ajo të jetë i zënë, respektivisht në lidhje serioze të dashurisë.
Sidoqoftë, ne do të ndalemi të personat e famshëm, të cilët siç duket do të hyjnë beqar/e në vitin e ri, përkundër faktit se, gjatë gjithë vitit, është shkruar e spekuluar për lidhjet dhe dashuriçkat e tyre – që nuk rezultuan me ndonjë lidhje serioze. Apo dhe që tashmë janë singël, pas martesave të dështuara.
Beqarë/e apo të “sëmurë/a”, në vijim ju sjellim një top-listë të 10 personave të famshëm, të bukur e të pashëm, që janë singël ende. /NGJYRA.COM/
10. Orlando Bloom
9. Chris Evans
8. Kourtney Kardashian
7. Kate Hudson
6. Britney Spears
5. Rihanna
4. Adriana Lima
3. Charlize Theron
2. Hilary Duff
1. Kendall Jenner