Në vijim ju sjellim dhjetë vendet më të bukura për t’i vizituar në Kosovë – ndërsa, gjatë ditëve në vijim do t’ju sjellim edhe bukuritë tjera që ofrojnë trojet shqiptare… krahas atyre botërore…
1. Artana (Novobërda)
Foto: NGJYRA
Artana (Novobërda) është një ndër vendet më të rëndësishme të Kosovës sa i përket historisë mesjetare tw vendit tonë.
Ne këtë qytet dikur kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë bërë minatorët saksonë, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj tjerë që janë sjellë në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit.
Realisht, në mesjetë Novobërda ka qenë një New York apo Londër e sotme, pasi që ka qenë një metropol i vërtetë që ka ofruar vende pune për njerëz të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.
2. Gjeravica
Foto: SNOWNJERI
Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë dhe një atraksion i vërtetë për dashamirët e natyrës, që mund të pushtohet nga secili qytetar i Kosovës – të cilët mund të mburren me këtë ngjitje.
Për të bërë këtë punë nuk është dhe shumë vështirë. Pas një ngasje prej 1 orë me xhip prej Junikut, ju pret një ecje 4 deri 6 orë dhe do të mund të mburreni me pushtimin e majës më të lartë në Kosovë.
Kjo ngjitje do të ju ofrojë pamje spektakolare, ndërsa në stinën e verës mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.
3. Via Ferrata Ari – Pejë
Foto: MARIMANGAT
Via Ferrata është një sturukturë e metaltë që ngjitet në shkëmbinjë, ndërsa dashamirëve të natyrës iu ofron mundësinë që të përetojnë ngjitjen pa qenë alpinistë të specializuar.
Është kjo një përvojë unike që ofrohet në Kosovë vetëm nga viti 2014. Me ngjitjen e saj ju do të përjetoni pamje fantastike të Grykës së Rugovës dhe të qytetit të Pejës.
Pas ngjitjes në vertikale ju pret një ecje e lezetshme nëpër një rugë të ngushtë me vegjitacion të bollshëm dhe shenja të shtazëve të egra aty.
Me ngjitjen në Via Ferrata Ari ju do të keni shansin që të provoni edhe urën e vetme varëse në Kosovë.
4. Liqenet e Mirushës
Foto: HIKINGNJERI
Është një mrekulli natyrore e cila të mahnitë sa herë e shikon. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të Liqenit të Madh, ngase për të përjetuar tërë udhëtimin – duhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet në mënyrë që të keni ndjenjën e plotë.
Gjatë rugës do të shihni edhe shumë hardhuca dhe ndonjë gjarpër, që bëjnë një faunë të bukur të këtyre kanioneve.
5. Burimi i Drinit dhe Shpella e Radacit
Foto: WIKIPEDIA
Janë dy vende të bukura tek të cilat është shumë lehtë të arrihet. Burimi i Drinit është ujëvara më e madhe në Kosovë si për nga lartësia ashtu dhe për nga sasia e ujit që sjellë.
Gjatë stinës së pranverës, kur ka më së shumti ujë, stëpikat e ujit arrijnë deri në 100 metra lartësi dhe krijojnë ylberë të shumtë.
Shpella e Radacit ndërkaq, është një ndër shpellat e banuara të Kosovës që nga koha e Neolitit. Struktura e shpellës ka ofruar një mundësi të mirë të jetesës për banorët e saj.
Është një vend ku imagjinata se aty ka pasur banorë qindra mijëra vjet më parë të jepë një ndjenjë të veçantë.
6. Brezovica dhe Luboteni
Foto: SNOWNJERI
Bjeshkët e Sharrit ofrojnë pamje spektakolare dhe një vegjetacion të veçantë. Pas Bjeshkëve të Nemuna ato ofrojnë majet më të larta në Kosovë dhe pamjet nga më të mahnitshmet.
Për dallim prej Bjeshkëve të Nemuna, Bjeshkët e Sharrit janë më të rrumbullakëta dhe ofrojnë me shumë vegjetacion.
Maja e Lubotenit e përshëndetë secilin person që udhëton në rrugën Prishtinë-Kaçanik, me një pamje impozante për secilin ngasës të automjeteve.
Ngjitja në maje të saj ju bënë të ndjeheni krenarë.
7. Bjeshka e Liqenatit dhe Guri i Kuq
Foto: NGJYRA
Bjeshka e Liqenatit dhe Maja e Gurit të Kuq i ofrojnë secilit vizitorë pamjen e “shtatë palë” bjeshkëve, dy liqene glaciale, vegjetacion pyjor dhe bjeshkë shkëmbore.
Gjatë periudhës së verës në liqe mund dhe të notohet, përderisa përrojet dhe burimet e shumta ofrojnë ujin më të mirë në botë.
Në lartësi mbi 2500 metra, Guri i Kuq është një vend shumë i pasur me bimësi të ndryshme dhe ka një rrugë e cila ofron pamje në bjeshkët e Malit të Zi, qytetin e Pejës, dhe Bjeshkët e Drelajve dhe të Shkrelit.
Ecja kalon nëpër një luginë dhe kreshtë bjeshke që nuk do të harrohet.
8. Kalaja e Prizrenit
Foto: WIKIPEDIA
Edhe pse ky vend më shumë mund të quhet si gërmadhat e mbetura të kalasë së Prizrenit se sa një kala, është një vend që secili shqiptar duhet të vizitojë.
Kjo kala ofron pamje të bukur të qytetit të Prizrenit dhe një rregullim urbanistik të qytetit të vjetër të cilin pjesa e re do ta ketë lakmi.
Për të shkuar atje nuk duhet shumë mund, pas arritjes në qytetin e Prizrenit duhet një ecje prej më pak se një orë dhe do të jeni në muret e kalasë.
9. Ura e Fshejtë
Foto: AP
Është një nga urat më të njohura në Kosovë prej nga bëhen edhe kërcimet vjetore në ujë, që janë një atraksion i njohur në tërë Kosovën.
Ura e Fshejtë është ndërtuar mbi kanion dhe është e gjatë 70m. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.
Ndër të tjera, ura, apo më saktësisht rrethina e saj, shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës.
Po ashtu rreth saj ka shtëpiza që shërbejnë për kalimin e ditëve të verës.
Drini në këtë vend krijon një derdhje në formë të deltës, pasi që del nga një kanion i ngushtë i krijuar artificialisht.
Më parë këta shkëmbinjë ishin të ngjitur, ku ka qenë një ujëvarë dhe një pjesë e Drinit në formë të liqenit. Shkëmbinjët janë thyer dhe është krijuar një sasi e madhe e tokës së punueshme.
10. Kalaja e Vushtrrisë
Foto: WIKIPEDIA
Kalaja e Vushtrrisë është një ndër monumentet më të vjetra të këtij qyteti. Ajo gjendet aty ku fillon një ngritje e relievit në qytet nga perëndimi për në lindje.
Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se kalaja i ka mbijetuar rindërtimeve të shumta.
Kalaja, sipas mënyrës së ndërtimit, përbërjes së materialit ndërtimor, dhe të dhënave tjera të shkencave ndihmëse të historisë, është iliro-dardane dhe është ndërtuar në Mesjetë.
Ndërtimi është bërë nga gurët me formë të ç’rregullt të cilët janë lidhur me gëlqere të shuar.
Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra, ndërsa trashësia e tyre është 3-4 metra, ndërkaq hyrja gjendet në pjesën juglindore të saj. /NGJYRA.COM/