10 vendet më të mahnitshme për planerim

Nëse jeni përmalluar për një pushim aktiv, atëherë e keni parasysh sportin e  mrekullueshëm të planerimit (paragliding), i cili  jo vetëm që ju mundëson t’i përjetoni emocionet e fluturimit, por edhe të kënaqeni me pamje të mrekullueshme panoramike. Në vijim ju sjellim dhjetë destinacionet, të cilat ofrojnë një përvojë të paharrueshme.

10. Arkipelagu Bazaruto, Mozambik

paragllajd10

Ky arkipelag hyjnor ndodhet 750 km larg  nga pjesa kontinentale. Ky  vend i largët, me plazhe me rërë të bardhë dhe ujë të kthjellët si kristali, është shumë pak i prekur nga qytetërimi.

9. Vengen, Kantoni i Bernës, Zvicër

paragllajd9

Ky fshat është një destinacion i qëlluar për adhuruesit e  bjeshkatarisë dhe skijimit,  në çdo kohë të vitit. Për turistët  aty ka aktivitete të ndryshme, që iu mundësojnë ta eksplorojnë  edhe vendin Jungfrau-Aletsch, i cili është i mbrojtur nga UNESCO. Planerimi është një nga aktivitetet më të preferuara.

8. Queenstown, Otago, Zelandë e Re

paragllajd8

Ky është një qytet turistik në Ishullin Jugor, atraktiv për turistë gjatë gjithë vitit. I ndërtuar përreth liqenit Wakatipu, Queenstown është i rrethuar nga Alpet Jugore, që e bëjnë atë një platformë të mrekullueshme për t’u hedhur prej saj për fluturim.

7. Castelluccio, Umbria, Itali

paragllajd7

Me 1452 metra lartësi mbidetare, Castelluccio është fshati më i lartë në Apenine, i cili është i njohur si një fshat i vogël me lugina shumëngjyrëshe gjatë pranverës dhe verës. Për më tepër në qytet ka dhe shkolla trajnimi për planerim me varje dhe me hedhje, të cilat ofrojnë  fluturime të paharrueshme.

6. Danyang, Kore e Jugut

paragllajd6

Dy orë e  gjysmë udhëtim me makinë nga Seuli dhe ju arrini në parajsën e planerimit. Ky qyteti i popullarizuar turistik është i rrethuar nga një ambient mahnitës natyror. Ka dy ndalesa për planerim me hedhje dhe planerim me varje – mali Yangbangsan dhe ai Dusan, prej ku pamjet e maleve dhe luginave janë të paimagjinueshme.

5. Rajonet Tolmin dhe Bohinj, Slloveni

paragllajd5

Udhërrëfyesë dhe agjenci me përvojë ofrojnë udhëtime për në shumë pjesë të ndryshme në Slloveni. Në këto udhëtime përfshihen edhe transporti, akomodimi dhe shërbimet përcjellëse. Pra, të gjitha që ju nevojiten adhuruesve të vërtetë të planerimit.

4. Dune du Pyla, Gironde, Francë

paragllajd4

Ky është një nga vendet më të famshme për planerim në Evropën Perëndimore. Falë kushteve klimatike dhe erërave, Dune du Pyla është një vend i përkryer për planeruesit që t’i ushtrojnë  teknikat e ndryshme dhe natyrisht të kënaqen me pamjet e mrekullueshme.

3. Seiser Alm, Dolomite, Itali

paragllajd3

Ky vend i famshëm i skijimit është jashtëzakonisht i përshtatshëm për planerim. Nga shkëmbinjtë guror, planeruesit fluturojnë mbi livadhin më të madh alpin në Evropë! Fluturimi me pilot zgjatë rreth 30 minuta –  mjaftueshëm për t’u kënaqur me fluturimin dhe pamjet e mrekullueshme.

2. Oludeniz, Fethije, Turqi

paragllajd2

Ky është një destinacion i bukur për pushime në jug të Turqisë, ku ofrohen edhe fluturime të paharrueshme. Gjatë fluturimit pas hedhjes nga mali Babadag, poshtë mund të shihni laguna mahnitëse ngjyrë të kaltër. Pikat e hedhjes nga ky mal kanë një lartësi mbidetare mbi 2000 metra.

1. Alpet Hautes, Francë

paragllajd1

Shkolla e planerimit pranon fillestarë dhe të rinjë. Në dimër ky resort skijimi shfrytëzohet  për argëtim dimëror, por në verë ai shndërrohet në një parajsë për planeruesit. Flurimi në Alpe – vargmalin më të  madh në Evropë – është me të vërtetë i paimagjinueshëm. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply