Kontrolli mbi armët e zjarrit është shndërruar në problem të përhershëm të njerëzve. A e dini psh. sa shumë njerëz të famshëm kanë vdekur nga armët e zjarrit? Disa u qëlluan nga familjarët, disa të tjerë nga njerëz të panjohur, e disa prej tyre madje bënë dhe vetëvrasje…
Në vijim ju sjellim listën e disa prej njerëzve më të famshëm që vdiqën tragjikisht nga armët e zjarrit:
1. Marvin Gaye
Muzikanti i njohur është vrarë nga babai i tij, pas një zënkë mes tyre. Babai i tij u dënua për vrasje të paqëllimshme.
2. Tupac Shakur
Reperi më i njohur në botë, vdiq në moshën 25-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ai vdiq pak më vonë nga gjakderdhja. Shumëkush e ka akuzuar Notorious B.I.G për vrasjen e tij, mirëpo kjo akuzë nuk u dëshmua asnjëherë.
3. Selena Quintanilla-Pérez
Këngëtarja e bendit “The Tejano” është vrarë në vitin 1995, moshën 23-vjeçare, nga një punëtor i saj.
4. John Lennon
Ish-anëtari i bendit legjendar, The Beatles, ishte qëlluar katër herë në shpinë, në dhjetor të vitit 1980, nga Mark David Chapman. Chapman qëndroi në vendin e ngjarjes për t’u arrestuar më pastaj nga policia, sepse dëshironte të bëhej i famshëm. Ai mbetet prapa grilave, meqenëse është dënuar me burg të përjetshëm.
5. Brandon Lee
Mjeshtri i arteve marciale, Brandon Lee, i biri i legjendës Bruce Lee, u vra gjatë xhirimit të filmit “The Crow”. Vdekja e tij konsiderohet aksidentale, pasi që arma që përdorej në xhirim, ishte e mbushur në mënyrë jo të drejtë.
6. Notorious B.I.G
Ky raper për të cilin besohej se ishte përgjegjës për vrasjen e Tupac Shakurit, është vrarë në vitin 1997, duke u larguar nga ceremonia “Soul Train Music Awards”. Vrasësi i tij nuk u zbulua asnjëherë.
7. Sam Cooke
Këngëtari u vra nga menaxherja e një hoteli, e cila kishte deklaruar se Cooke e kishte kërcënuar atë.
8. Carl Switzer
Aktori Switzer ishte plagosur me armë zjarri në vitin 1958, ndërsa ishte qëlluar për vdekje, po ashtu me armë zjarri, në vitin 1959. Vrasja e tij lidhet me një borxh të supozuar.
9. Gianni Versace
Bosi i modës u vra para shtëpisë së tij, në vitin 1997, në moshën 50-vjeçare. Një javë më vonë, personi që e vrau atë, bëri vetëvrasje me të njëjtën armë – më të cilën e kishte qëlluar Versacen. Motivi i kësaj vrasjeje nuk u zbulua asnjëherë.
10. Kurt Cobain
Këngëtari legjendar i bendit Nirvana, bëri vetëvrasje me armë zjarri në moshën 27-vjeçare. /NGJYRA.COM/