10 statujat më të famshme në botë

Në vijim njihuni më 10 statujat më të famshme në botë, që janë bërë atraksione turistike dhe emblema të qyteteve dhe vendeve të caktuara…

1. Statuja e Lirisë, New York, SHBA

statuja 1111E vendosur në Ishullin e Lirisë në Manhattan, më 28 tetor 1886, kjo statujë është dedikuar si dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës.

Ajo është dhuruar për të festuar 100 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Statuja është një ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: një sinjal i mikpritjes për imigrantët që mbërrijnë në këtë vend.

2. Krishti Shpëtimtari, Rio de Zhaneiro, Brazil

statuja 2222

Kjo është konsideruar statutja e arteve dekorative dhe stilit arkitektonik (Art Deco) më e madhe në botë dhe statuja e 5-të më e madhe në botë e Jezusit.

Ajo është 30 metra e lartë, duke mos përfshirë 8 metrat e bazamentit të saj, ndërsa gjerësia e  krahëve të saj është 28 metra. Ajo është e vendosur në majën e malit Corcovado në një lartësi prej 700 metrash.

Kjo statujë është bërë një ikonë për Rio de Zhaneiron dhe monumenti më i famshëm i Brazilit.

Krishti Shpëtimtari është ndërtuar ndërmjet vitit 1926 dhe 1931.

3. Sfinksi  i Madh i Gizës, Egjipt

statuja 33333

Zakonisht e përmendur si Sfinksi, kjo është një statujë gëlqerore e një krijese mitike me trup të luanit dhe kokë të njeriut. Ajo qëndron në Rrafshnaltën e Gizës në bregun perëndor të Nilit në Giza, Egjipt.

Kjo është statuja më e madhe monolite në botë, e gjatë 73,5 metrash, e gjerë 19,3 metra dhe e lartë 20,22 m.

Njëherësh kjo është edhe skulptura monumentale më e vjetër e njohur deri më tani, e cila më së shumti besohet të jetë ndërtuar nga egjiptianët e lashtë rreth viteve 2558-2532 para erës sonë.

4. Moai, Ishulli i Pashkëve

statuja 44444

Këto janë figurat monolite të njerëzve prej guri të gdhendura nga populli Rapa Nui në mes viteve 1250 dhe 1500. Pothuajse të gjitha Moait kanë koka tepër të mëdha, tri të tetat e madhësisë së tërë statujave.

Moai më i lartë i ngritur, i quajtur Paro, është pothuajse 10 metra i lartë dhe peshon 75 tonelata.

Më i rëndi i ngritur është një moai më i shkurtër që rri galiç, i cili peshon 86 tonelata dhe një skulpturë e papërfunduar, e cila po të përfundohej, do të kishte qenë rreth 21 metra e lartë dhe me një peshë prej rreth 270 tonelatash.

5. Statuja e Davidit, Itali

statuja55555

Davidi është një skulpturë kryevepër e Rilindjes italiane e krijuar ndërmjet viteve 1501 dhe 1504, nga artisti italian Michelangelo.

Kjo statujë 5.15 metra e lartë prej mermeri paraqet figurën e një mashkulli lakuriq duke qëndruar në këmbë.

Statuja e heroit biblik, David është e vendosur në Accademia Gallery në Firence nga viti 1873.

6. Kokat Kolosale Olmec, Meksikë

statuja66666

Olmec ishte një qytetërim i lashtë para-kolumbian në ultësirat tropikale të Meksikës jug-qendrore, ku sot ndodhen shtetet moderne Veracruz dhe Tabasko të Meksikës.

Qytetërimi Olmec lulëzoi përafërsisht në periudhën prej vitit 1400 deri vitin 400 p.e.s. Tipari më i njohur i qytetërimit Olmec janë kokat tepër të mëdha me helmeta.

Kokat mendohet të jenë portrete të sundimtarëve. Asnjë prej kokave nuk është e njëjtë me tjetrën  dhe çallmat/përkrenaret janë të stolisura me elemente dalluese.

17 kokat e gjetura kolosale kanë madhësi të ndryshme duke filluar pre 1.47 metra e deri tek më e larta prej 3.4 metrash.

7. Mëmëdheu Thërret, Volgograd, Rusi

statuja7777Mëmëdheu Thërret, apo thjesht Mëmëdheu është një statujë në Volgograd (i njohur më parë si Stalingrad) që përkujton betejën e Stalingradit.

E shpallur si statuja më e madhe në botë në vitin 1967 (85 metra e lartë), ajo është statuja e fundit jo-fetare që është deklaruar të jetë më e madhja.

Krahasuar me statujat e më vonshme më të larta, Mëmëdheut Thërret është dukshëm më e ndërlikuar nga pikëpamja inxhinierike, për shkak të pozitës së saj karakteristike,me një shpatë të ngritur lart në dorën e djathtë dhe me dorën e majtë të shtrirë në një pozitë gjestikulacioni, që bën thirrje.

200 shkallët që çojnë prej fundit të kodrës e deri tek monumenti simbolizojnë 200 ditët e Betejës së Stalingradit.

8. Mendimtari

statuja8888

Me këtë skulpturë bronzi, autori Auguste Rodin paraqet figurën e një mashkulli lakuriq, në madhësi natyrore, të ulur mbi një shkëmb dhe me mjekërr të vendosur në njërën dorë, e të zhytur thellë në mendime.

Për këtë arsye, kjo statujë është përdorur shpesh si një imazh për të përfaqësuar filozofinë.

Këtë figurë rreth 186 cm të lartë, Rodin fillimisht e kishte konceptuar si pjesë të një tjetër pune në vitin 1880,ndërsa si vepër monumentale bronzi, Mendimtari u shfaq në vitin 1904.

9. Sirena e Vogël, Danimarkë

statuja9999

Statuja prej bronzi që përshkruan një sirenë, në Kopenhagëtë Danimarkës, është e bazuar në përrallën me të njëjtin emër nga Hans Kristian Andersen.

Kjo statujë e vogël joimponuese është ikonë e Kopenhagës dhe një atraksion i madh turistik që prej vitit 1913. Ajo është bërë gjithashtu një objektiv i popullarizuar për dëmtim nga vandalët dhe aktivistët politikë.

Statuja e sirenës me lartësi prej  1,25 metrash qëndron e  ulur në një shkëmb në  port.

10. Terraca e Luanëve, Ishulli Delos, Greqi

statuja 10 10 10 10

Ishulli Delos është një nga vendet më të rëndësishme mitologjike, historike dhe arkeologjike në Greqi. Delos kishte rolin e një vendi të shenjtë për një mijëvjeçar, para se mitologjia Olimpike Greke ta bënte atë vendlindje të  Apollonit dhe Artemisit.

Terraca e Luanëve i ishte dedikuar Apollonit nga populli i Naksos pak para vitit 600 p.e.s dhe kishte fillimisht 9 deri në 12 luanë ruajtës prej mermeri përgjatë Rrugës së Shenjtë, por në ditët e sotme vetëm 5 luanë kanë mbijetuar tërësisht, ndërsa 3 të tjerë pjesërisht.

Origjinalët janë zhvendosur në Muzeun Delos në vitin 1999. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply