Dihet se Rusia është shteti më i madh në botë, por si qëndron puna me shtetin më të vogël në botë me madhësinë e një fushe golfi. Ju sjellim në vazhdim 10 shtetet e pavarura më të vogla në botë, të cilat ia vlen të vizitohen!
1. Qytet-shteti i Vatikanit – 0.44 kilometra katrorë
Vatikani është shteti më i vogël në botë, me 842 banorë, ku asnjëri prej tyre nuk është banor i përhershëm. Ky shtet që rrethon bazilikën e Shën Pjetrit është qendra shpirtërore për katolikët në botë.
2. Monako – 2.02 km2
Shteti i vogël i Monakos shtrihet përgjatë rivierës franceze në brigjet mesdhetare franceze afër Nicës. Në këtë shtet të njohur me kazinotë e tij, Monte Carlo dhe Princeshën Grace, jetojnë 30,508 banorë.
3. Nauru – 21 km2
9,488 banorët e këtij ishulli të Paqësorit mbështeten në depozitat e fosfatit që janë gjithnjë duke u zvogëluar. I njohur më parë si Ishulli i Këndshëm, Nauru u shpall shtet i pavarur në vitin 1968.
4. Tuvalu – 26 km2
Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve të koraleve që shtrihen përgjatë një vargu të gjatë 580 kilometra në Polinezi. I njohur më parë si Ishujt Ellice, ky shtet me 10,782 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1978.
5. San Marino – 61.2 km2
Ky shtet në Malin Titano, në veri të Italisë qendrore, ka 32,742 banorë. Duke qenë i themeluar në shekullin e katërt, San Marino pretendon të jetë shteti më i vjetër në Evropë.
6. Lihtenshtajn – 160 km2
Ky shtet me 37,313 banorë shtrihet përgjatë lumit Rhine, ndërmjet Zvicrës dhe Austrisë, në Alpe. Lihtenshtajni është një vend i bukur për t’u vizituar.
7. Ishujt Marshall – 181 km2
Koralet, shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt që dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve të Paqësorit e fituan pavarësinë në vitin 1986. Ky shtet ka 70,983 banorë.
8. Saint Kitts dhe Nevis – 261 km2
Ky shtet i përbërë prej dy ishujve në Karaibe, me 51,538 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1983. Nevis është ishulli më i vogël të cilit i është garantuar e drejta për shkëputje.
9. Maldivet – 298 km2
200 ishujt që e përbëjnë këtë shtet janë të banuar nga 393,595 banorë. Këta ishuj e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1965.
10. Sejshel – 455 km2
91,650 banorët e këtij grupi të Ishujve të Oqeanit Indian janë të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1976. Ky është një vend i mrekullueshëm për pushime!
Burimi: CIA FACTBOOK (Shënimet e fundit, korrik 2014). /NGJYRA.COM/