10 shtëpi imagjinare të inspiruara nga hobitët

Meqë filmat fantastik dhe personazhet e J.R.R Tolkien-it pëlqehen shumë – një numër njerëzish kanë realizuar projekte të rëndësishme të arkitekturës, që i ngjajnë ose janë nxjerrë nga romanet e famshme…

1. Shtëpia malore në Uellsin perëndimor

hobit1

Simon Dale i Uellsit ka projektuar një shtëpi të qëndrueshme  malore në një kodër fshati, e cila mund të konsiderohet si mjaft e “animuar” për t’u krahasuar me shtëpitë e vogla imagjinare nga filmi Mbreti  i Unazave.

2. Rezidenca e Mbretit të Unazave në Barbados

hobit2

Po të mos ishte ndërtuar në vitin 1975 (shumë kohë para se të bëhej filmi), sigurisht se do të mendonim që kjo shtëpi – e bërë nga Ian Morrison, në majë të një kodre në Barbados – është frymëzuar nga filmi Mbreti i Unazave.  E ndërtuar në një mjedis mahnitës, me enterier qetësues, kjo shtëpi ofron një atmosferë relaksuese për jetë.

3. Shtëpitë tërheqëse të hobitëve

hobit3

Skenat e Hobitëve nga trilogjia filmike ‘Mbreti i Unazave’ janë filmuar në një kodër në Matamata, në Zelandë të Re. Tani shtëpitë e vogla imagjinare janë bërë atraksion turistik, si dhe vend shtrehimi për delet e njw ferme qw ndodhet aty pranë. Enterieri i tyre nuk është përfunduar kurrë, sepse skenat e xhiruara brenda – në të vërtetë, ishin xhiruar në studio-filmike.

4. Shtëpia si në romanin Dune

hobit4

Edhe pse arkitekti William Morgan mund të mos kishte menduar që shtëpia të cilën e kishte projektuar në Atlantik Beach, në SHBA, do t’i ngjante një shtëpie imagjinare – si ato në romanin fantastiko-shkencor  Dune – për ata që e kanë lexuar Tolkien-in, kjo shtëpi mund të ketë disa ngjashmëri interesante me ato shtëpi.

5. Rezidenca nëntokësore në Zvicër

hobit5

Dukja e  pazakontë e kësaj shtëpie ishte parashikuar nga arkitektët e kompanisë “SeARCH and Christian Muller”. Kjo “shtëpi e veçantë e hobitëve” përfshin të gjitha elementet e një shtëpie të zakonshme, por ka dhe enterierin e veçantë, siç është një rrugë nëntokësore.

6. Shtëpia e hobitëve nga Peter Archer

hobit6

Arkitekti Peter Archer ka projektuar një shtëpi të përkryer në zonat rurale të Chester County, rreth 80  kilometra në veriperëndim të Filadelfias, SHBA. Frymëzimi për këtë shtëpi është marrë nga dy romanet e famshme ” Hobbitët” dhe “Mbreti Unazave”, ndërsa ajo është ndërtuar në bashkëpunim me një ekip të zejtarëve.

7.  Shtëpia me rrotë të ujit

hobit7

Me një çati të valëzuar me dërrasa, mure asimetrike, e madje edhe me një rrotë uji, shtëpia e ndërtuar nga Chris Whited, në Bainbridge Island, Washington, përmbush idenë për një shtëpi përrallore. Shtëpia është ndërtuar me pasion të madh, ndërsa ka një sipërfaqe prej 365 metrash katrorë.

8. Shtëpia e hobitëve, Montana

hobit8

Fshati Hobbit  është një vend “pushimi” i frymëzuar nga jeta reale, që i dedikohet personazheve të Tolkien-it. Gjatë vizitave në muajt e pranverës dhe të verës, entuziastët e hobitëve mund të banojnë në fshat për një çmim të caktuar.

9. Shtëpia në fshatin e hobitëve

hobit9

Dritaret dhe dera e përparme në formë rrethore ndërsa muret e mbuluar me bari – janë këto tiparet e një shtepie të vërtetë të hobitëve. Ndoshta edhe ju do të donit të jetonit në një shtëpi të vogël si kjo, madje edhe nëse nga ju kërkohet që të bëni një sakrificë të vogël – të paktën për një kohë të shkurtër.

10. Shtëpia e Bilbo Baggins

hobit10

E fundit, por jo më pak interesante, është shtëpia e personazhit Bilbo Baggins, në fshatin Hobbit, në Montana të SHBA-ve. Kjo shtëpi paraqet një vend të përsosur banimi për fëmijët, meqë nuk e ka madhësinë e duhur për të rriturit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply