10 rrugët më piktoreske në botë

Zakonisht rrugicat dhe rrugët janë thjeshtë vetëm një lidhje midis qyteteve. Por, meqë shpenzojmë shumë kohë duke lëvizur nëpër to, a nuk do të ishte mirë që të shohim diçka me vlerë derisa udhëtojmë prej një vendi në një vend tjetër? Shikoni këto rrugica dhe rrugë mbresëlënëse nëpër botë, të cilat janë me të drejtë një atraksion i popullarizuar!

10. Pylli i Bambusë, Kioto, Japoni

rruga10

I gjendur në Arashiyama, vend ky përplot me atraksione turistike, pylli i bambusë është një nga zonat rekreative më të preferuara dhe më të popullarizuara. Shtigjet e ecjes në pyll, të rrethuara me bambu të pjerrët sigurojnë një shëtitje të qetë dhe relaksuese, si askund tjetër.

Si të arrini në këtë vend?

Me tren përmes linjës Sagano. Përndryshe në stacionin e trenit mund të merrni me qira biçikletë për ta përshkuar më lehtë pyllin.

9. Mbrojtëset e Errëta, Irlandë Veriore

rruga9

Rruga me lisa të mbjellë anash në shekullin e 18-të nga familja Stuart, duket si në përrallë. Sot degët dredharake krijojnë një tunel të frikshëm, por shumë mbresëlënës. Vendorët thonë se Mbrojtëset e Errëta janë të përhumbura dhe se në to hija e Zonjës së Hirtë shfaqet në muzg.

Si të arrini në këtë rrugë?

Me makinë rreth 50 kilometra në veriperëndim nga Belfasti. Mbrojtëset e Errëta shtrihen përgjatë Rrugës Bregagh.

8. Heerstrasse, Bon, Gjermani

rruga8

Çdo pranverë, zakonisht në prill, kjo rrugë në Bon është përplot me lule të çelura. E njohur edhe si Rruga e Qershive të Çelura. Heerstrasse u bë një sensacion  në të gjithë botën pas publikimit në internet të fotove mahnitëse të saj.

Si të arrini në të?

Me tren apo me autobus është më së lehti të arrini deri në qytetin e Bonit, i cili është afër  Dyzeldorfit dhe Kolonjës.

7. Yvoire, Rhône-Alpes, Francë

rruga7

E shtrirë në brigjet e liqenit të Gjenevës, Yvoire shpesh është përmendur si fshati më i bukur në Francë. I themeluar në shekullin e 14-të, ky fshat ka një arkitekturë historike dhe rrugica të ngushta, përndryshe shumë të bukura për shëtitje.

Si të arrini atje?

Merrni rrugën D25 me makinë. Ndërsa me anije mund të arrini nga Evian dhe Thonon-les-Bains.

6. Autostrada Nakasendo, Japoni

rruga6

Rruga historike, e cila lidhë Kioton dhe Edon (Tokion moderne) është ndërtuar në shekullin e 17-të dhe është e gjatë 534 km. Disa pjesë të saj ruhen në formën e saj origjinale, të shtruar me gurë, ndërsa të tjera pjesë janë rindërtuar dhe shtrihen nëpër vende piktoreske, duke siguruar një ecje shumë të bukur.

Si të arrini?

Vizitorët mund të zgjedhin për të ecur në njërën prej shtatë rrugëve, të cilat shtrihen në mes të Kiotos dhe Tokios.

5. Rua Goncalo de Carvalho, Porto Alegre, Brazil

rruga5

Kjo rrugë 500 metra e gjatë është e mbuluar me pemë. Nga lart, e gjitha çka mund të shihet është gjethnaja e gjelbër e më shumë se njëqind drujëve të palisandërit, të mbjellur në vitin 1930. Ky është vendi i parë urban në Amerikën Latine, i cili është deklaruar si vend i Trashëgimisë Ambientaliste, pasi disa biznesmenë kishin planifikuar që t’i prejnë disa prej tyre.

Pse ta vizitoni këtë rrugë?

Gjethnaja është e begatë gjatë verës braziliane, prej dhjetorit deri në mars.

4. Autostradat e Shangait, Kinë

rruga4

Këto autostrada të ngritura e të ndërthurura mund të jetë më mbresëlënëset në botë. Sidomos gjatë natës, kur ato ndriçohen, me pamje nga rrokaqiejt në rrethin Pudong, krijohet ndjenja sikur udhëtoni në të ardhmen.

Si të arrini në këto autostrada?

Pudong ka aeroportin e vet, ndërsa për t’i parë autostradat duhet të udhëtoni me transport publik, taksi ose të merrni me qira një makinë.

3. Spello, Umbria, Itali

rruga3

Fshati piktoresk mesjetar ka një rrjetë të rrugicave të ngushta. Turistëve ju pëlqen të humbin në to, derisa bëjnë shëtitje romantike dhe kënaqen me arkitekturën historike. Në pranverë dhe verë, këto rrugica mbushen përplot me lule shumëngjyrëshe dhe aromatike, që i bëjnë ato edhe më shumë tërheqëse.

Si të arrini atje?

Me tren nga Roma, Firenca apo Peruxhia. Merrni një taksi nga aeroporti i Peruxhias, e cila është 30 km larg.

2. San Huani i Vjetër, Puerto Rico.

rruga2

I themeluar në shekullin e 16-të, San Huani i Vjetër është vendbanimi  më i vjetër në Porto Riko. Në të ka vende të ndryshme të mbrojtura nga UNESCO. Shtëpitë me ngjyra të gjalla dhe rrugicat unike, të bëra nga tullat e kaltra, krijojë një peizazh urban spektakolar .

Si të arrini në të?

Në San Huan mund të shkoni me traget nga Karaibet apo me aeroplan.

1. Rruga e Baobabsëve, Menabe, Madagaskar

rruga111

Kjo është diçka edhe më e mirë se rrugët luksoze të stilit parisien. Rruga e pashtruar që lidh Morondavan dhe Belon’i Tsiribihinan, e rrethuar me lisa gjigant, megjithëse është me gunga, është vendi më i mirë në Madagaskar për t’i parë dhe kënaqur me drunjët baobabs.

Si të arrini në këtë rrugë?

Udhëtoni me aeroplan apo me autobus nga Antananarivo. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply