Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, ka mposhtur 229 qytete tjera të botës, për t’u kurorëzuar me titullin e qytetit më të mirë në botë për të jetuar. Vjena e meritoi këtë titull nga studimi i 18-të, të realizuar nga “Mercer Quality of Life”.
Qytetet e Britanisë së Madhe gjenden shumë larg qyteteve më të preferuara për jetesë, pasi që Londra është pozicionuar vetëm në vendin e 39-të, raporton Metro.
Ky studim është relevant për koorporatat ndërkombëtare, të cilat bazohen në të, gjatë dërgimit të punëtorëve në këto qytete.
Faktori i sigurisë ka ndikuar që Parisi të zbresë dhjetë vende, krahasuar me studimin e parafundit, për shkak të sulmeve terroriste që kanë ngjarë në këtë qytet vitin e kaluar.
Tirana renditet në vend të 179 nga 230 qytete që gjenden në listë. Vlerësimi i 230 qyteteve është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit, rekreacionit dhe transportit. /NGJYRA.COM/ Foto: Getty Images
10 qytetet më të mira në botë
1 – Vjenë, Austri
2 – Cyrih, Zvicër
3 – Aukland, Zelandë e Re
4 – Munih, Gjermani
5 – Vankuver, Kanada
6 – Dyseldorf, Gjermani
7 – Frankfurt, Gjermani
8 – Gjenevë, Zvicër
9 – Kopenhagë, Danimarkë
10 – Sidnei, Australi