Një hulumtim i bërë së fundi ka zbuluar se cilat janë pyetjet më të vështira me të cilat janë ballafaquar kandidatët gjatë intervistave për punë në kompani të ndryshme në botë.
Po të ishit akullore, cili lloj i akullorës do të ishit, dhe përse? Besoni ose jo, kjo është një prej pyetjeve me të cilat janë ballafaquar kandidatët gjatë intervistave për punësim.
Duken sikur pyetje qesharake, apo fare të lehta, megjithatë, kandidatët potencialë për punësim kanë deklaruar se mu këto pyetje kanë qenë më të vështira dhe më të papërshtatshme për t’u përgjigjur. Ja 10 më të vështirat:
Cilat janë pikat tuaja të dobëta?
Përshkruani veten me tri fjalë!
Në çfarë peme ose perime do të ishin shndërruar, dhe përse?
Përse do ta kishit përzgjedhur veten mu në këtë pozitë?
Përshkruajeni periudhën e jetës kur keni qenë të pasuksesshëm.
Cilat janë përparsitë tuaja?
Po të ishit akullore, cili lloj i akullorës do të ishit, dhe përse?
Cili është suksesi më i madh që keni arritur?
Përse jeni paraqitur në këtë konkurs?
Si do t’i ndihmoni ekipit? /NGJYRA.COM/