Gjatë muajve të verës me mijëra njerëz ia mësyjnë plazheve për t’u kënaqur në rërën e bardhë e të butë dhe ujin e kthjellët, të ngrohtë e të njelmët. Por, nëse kërkoni diçka më ndryshme, atëherë shikoni këto dhjetë plazhe në vijim…
10. Plazhi i Qelqtë, Kaliforni, SHBA
Ky plazh pranë Fort Bragg është rezultat i ndotjes. Këta guralec të mprehtë qelqi dikur ishin thjesht mbeturina të hedhura në det, të cilat më vonë me kohën janë formësuar nga uji. Sot, ky plazh është një atraksion i popullarizuar turistik.
Pse ta vizitoni?
Ia vlen të shihet një plazh i veçantë, me guralec qelqi, të cilët përndryshe nuk preferohet t’i mblidhni.
9. Briri i Artë, Ishulli Braç, Kroaci
Plazhi del nja 530 metra në detin Adriatik. Ky vend unik tërheq shumë pushues, që duan të shijojnë diellin, detin e ngrohtë dhe sportet e ujit. Ky ishull gjithashtu është i njohur si një vend shumë i përshtatshëm për rrëshqitje mbi dallgë uji me ndihmën e velave.
Pse ta vizitoni këtë vend?
Ky është një plazh atraktiv, me shumë aktivitete dhe ujë të kthjellët e të ngrohtë.
8. Arkipelagu Bazaruto, Mozambik
Ky mund të jetë një nga plazhet më të largëta nga pjesa kontinentale që njihet në planetin tonë. Bregdeti këtu është plotësisht i paprekur, andaj si i tillë edhe tërheq shumë aventurierë të vërtetë. Në të ka vetëm disa shtëpiza, qëndrimi në të cilat është i paharrueshëm.
Pse ta vizitoni?
Në këtë arkipelag me natyrë hyjnore ka shumë aktivitete të ndryshme si peshkimi, lundrimi me vela, skijimi mbi ujë, shikimi i delfinëve, zogjve flamingo dhe i balenave.
7. Menorca, Spanjë
Menorca është një ishull i vogël në detin Mesdhe, i cili ka 120 plazhe të mahnitshme! Padyshim ky është një nga vendet më emocionuese nga grupi i ishujve Balearik: Përveç notit në ujin me një kthjelltësi të paparë, lundrimi me kanu dhe kajak janë aktivitetet tjera më të njohura në këtë vend.
Pse ta vizitoni?
Ky është një vend i mrekullueshëm për t’u rrezitur dhe notuar në ujin e ngrohtë të kthjellët si kristali.
6. Plazhet me rërë të zezë, Ishulli i Madh, Havai
Rëra e zezë është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme vullkanike në ishuj, shumica prej të cilëve janë në Ishullin e Madh. Ishulli më i njohur është Punalu’u. Përveç ngjyrës së pazakontë, vizitorët vijnë në këtë vend për të drekuar në zonën për piknik, dhe për t’i parë breshkat që ngrohen.
Pse ta vizitoni?
Ia vlen të shihet ky plazh unik dhe breshkat në kampin ku lejohet kampimi.
5. Burimi i Argjendtë Anse, Ishulli La Digue, Sejshel
Ky plazh ikonik është i bukur si në kartolinëdhe njëherësh është e veçanta identifikuese e Sejshelit. Plazhi ka rërë të butë e të bardhë, ujë të ngrohtë e të kthjellët të Oqeanit Indan dhe gurë të mëdhenj të granitit, të shpërndara përreth, që formojnë limane dhe shpella.
Kur ta vizitoni?
Gjatë gjithë vitit.
4. Plazhi i gjirit bregdetar të katedrales, Gadishulli Coromandel, Zelandë e Re
Plazhi është një atraksion i popullarizuar, shpesh i lavdëruar të jetë një nga plazhet më të bukura në botë. Fotografët e pëlqejnë posaçërisht atë për shkak të gjirit të vogël shkëmbor bregdetar, që e bëjnë atë të duket ndryshe nga kënde të ndryshme. Noti, lundrimi me vela dhe kajaku janë ndër aktivitetet më të popullarizuara.
Pse ta vizitoni?
Ky është njëplazhshumëpiktoresk në një gji bregdetar mahnitës.
3. Algarve, Portugali
Rajoni jugor i këtij vendi ka një bregdet të mrekullueshëm, i cili është i pasur me shpella spektakolare gëlqerore dhe piktoreske. Ky bregdet dramatik mund të eksplorohet nga adhuruesit e ecjes ose gjatë turneut me varka, i cili mundëson eksplorimin e shtyllave ranore që dalin përmbi ujë.
Pse ta vizitoni?
Plazhet, bregdeti dhe shpellat janë mahnitëse.
2. Parku shtetëror Julia Pfeiffer Burns, Big Sur, Kaliforni, SHBA
Ky vend është i famshëm me Ujëvarën McWay, e cila në mënyrë kasakadë derdhet nga një shkëmb i madh i rrëpirë drejt në oqean. Megjithëse është e vështirë për të hyrë në plazh, ai tërheq shumë turistë, të cilët e shikojnë plazhin nga një pikë vështrimi.
Kur ta vizitoni?
Kurdo-ujëvara ofron spektakël gjatë gjithë vitit.
1. Gjiri Jervis, Uellsi i Ri Jugor, Australi
Plazhet në këtë zonë janë mahnitëse gjatë natës, kur për shkak të reaksioneve kimike planktonet emetojnë dritë me shkëlqim verbues ngjyre të kaltër. Vendet si Plazhi Hyams janë me të vërtetë shumë romantike gjatë natës.
Pse ta vizitoni këtë vend?
Përveç këtij fenomeni të rrallë natyror, Gjiri Jervis është një destinacion i popullarizuar turistik, që ofron shumë aktivitete argëtuese në ujë. /NGJYRA.COM/