10 objekte mahnitëse që iu kanë mbijetuar fatkeqësive

Në vijim ju sjellim 10 objekte të famshme botërore të cilat iu kanë shpëtuar fatkeqësive të mëdha natyrore apo dhe njerëzore, që i kishin goditur…

1. Porta e Brandenburgut

monumenti1

Porta e Brandenburgut është pika e vetme e rëndësishme në Berlin, e cila iu ka mbijetuar bombardimeve të Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.

Kjo portë, në Pariser Platz, të Berlinit u bë famëkeqe gjatë Luftës së Ftohtë, meqë ishte pjesë e padepërtueshme e Murit të Berlinit.

Ajo është rinovuar në vitin 2000 dhe në ditët e sotme është një nga monumentet më të vizituara në Gjermani dhe Evropë.

2.  Harku në Mauzoleun  Sanno

monumenti2

Mauzoleu Sannō, i cili ndodhet rreth 800 metra në juglindje të epiqendrës së shpërthimit të bombës atomike në Nagasaki, është i njohur për shtyllën vertikale që e mbanë harkun në hyrje të tij.

Kjo, njëherwsh është e vetmja pjesë që i ka mbijetuar shpërthimit të bombës atomike më 9 gusht, 1945, megjithwse ishte rrotulluar për 30 shkallë mbi bazamentin e saj.

Një tjetër rezultat i papritur i shkatërrimit atomik janë edhe dy pemët e mbijetuara të Mauzoleut  Sannō, ku njëra prej tyre, pjesët e thara të së cilës janë mbuluar me degë të reja, është shpallur monument natyror, në Nagasaki, më 15 shkurt 1969.

3. Pisha e mrekullisë

monumenti3

Kur tërmeti Tohoku dhe cunami goditën Japoninë më 11 mars 2011, një pyll i tërë në Prefekturën Iwate ishte zhdukur.

Nga 70.000 pemët, kishte mbetur vetëm ajo 173 vjeçare, e cila më vonë u quajt “pisha e mrekullisë “.

Kjo pishë ishte tharë pas 18 muajsh nga uji i kripur. Meqë u kishte mbijetuar cunamive të viteve 1896, 1933 dhe 2011, kësaj pishe i është ndërtuar edhe një monument prej plastike.

4. Kupola e Bombës

monumenti4

Kupola e Bombës në Hiroshima është simbol i paqes, i projektuar nga një arkitekt çek në vitin 1915, që fillimisht ishte përdorur si objekt për promovimin e industrisë së Prefekturës së Hiroshimës.

Kjo ndërtesë, e cila është e vetmja që ka mbijetuar afër epiqendrës së shpërthimit të bombës atomike, në vitin 1996 është shpallur nga UNESCO, Objekt i Trashëgimisë Botërore.

5. Faltorja e tempullit Horyu-Ji

monumenti5

Prej vitit 607 të erës sonë kur është ndërtuar, faltorja e Tempullit Horyu-ji, në Japoni është goditur 46 herë nga tërmete me magnitudë prej 7 shkallësh të Rihterit.

Kjo faltore pesë katëshe në Sai-in, e lartë 32,45 metra dhe me sipërfaqe të bazës 20×20 metra, është një nga ndërtesat më të vjetra prej druri në botë.

Druri që është përdorur në shtyllën qendrore të faltores është vlerësuar të jetë prerë në vitin 594 të erës sonë.

6. Kulla e Pizës

monumenti6

E përfunduar në vitin 1372, Kulla e Pizës është një nga strukturat më të njohura në botë. Vetëm Katedralja e Pizës dhe Pagëzimorja janë më të vjetra se kulla, e cila është e vendosur në sheshin e katedrales së qytetit të famshëm italian.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti ishte nën kontrollin gjerman, ndërsa kulla ishte përdorur si  pikë  vëzhgimi, duke e patur parasysh terrenin e sheshtë dhe bregdetar përreth Pizës.

Ajo është kursyer nga sulmi falë rreshterit të këmbësorisë amerikane, të cilit i ishte dukur shumë e bukur.

7. Statuja e Jezusit

monumenti7

Statuja gjigante e Jezu Krishtit me krahë të hapur kishte shpëtuar e padëmtuar nga tajfuni  Haiyan në Filipine, i cili kishte shkaktuar shkatërrime në një masë të paparë, duke rrënuar shtëpi dhe detyruar familje të shumta  të zhvendosen.

Në këtë fatkeqësi natyrore në qytetin bregdetar të Tanauan-it, kishin humbur jetën rreth 5,000  njerëz.

8. Xhamia Rahmatullah

Tsunami A Look Back Photo Gallery

Më 26 dhjetor të vitit 2004, një tërmet shkatërrues me magnitudë prej 9,1 shkallësh të Rihterit kishte tronditur brigjet e Sumatrës Veriore të Indonezisë, nga i cili kishin humbur jetën  230,000 njerëz, ndërsa miliona të tjerë kishin mbetur pa strehë.

Në qytetin Lhoknga, në bregun perëndimor të Sumatrës pranë kryeqytetit Banda Aceh, të Aceh-ut, i cili ishte rrafshuar nga cunami, kishte ndodhur një mrekulli. Xhamia Rahmatullah kishte mbijetuar duke qëndruar e pa tundur në mes të shkatërrimit.

Shumë vendas besojnë se një ndërhyrje hyjnore e kishte shpëtuar këtë xhami.

9. Kryqi dhe statutja e Virgjëreshës Mari

monumenti9

Në nëntor të vitit 2014, një kryq me zbukurime prej druri, i punuar në Itali dhe një statujë e Virgjëreshës Mari mrekullisht i mbijetuan një zjarri  të shkallës së katërt që kishte shkatërruar pjesën më të madhe historike të Kishës Katolike të Kryqit të Shenjtë në San Jose, të Kalifornisë.

Më shumë se 100 zjarrfikës, të cilët kishin intervenuar me këtë rast, ia kishin dalur që ta nxjerrin kryqin jashtë kësaj kishe 108-vjeçare që po digjej.

10. Kulla e Ujit në Çikago

monumenti10

E projektuar nga arkitekti William W. Boyington, Kulla e Ujit e Çikagos është ndërtuar në vitin 1869 nga blloqe të mëdha gëlqerore. Në të ndodhet tubacioni dyzet metra i lartë, që përdoret për të barazuar shtypjen e ujit të pompuar nga stacioni fqinj i pompimit.

Kulla e Ujit dhe stacion i pompave afër saj ishin dy të vetmet ndërtesa publike në qendër të qytetit të Çikagos që i mbijetuan Zjarrit të Madh, i cili në vitin 1871 kishte përfshirë dhe e kishte djegur këtë qytet deri në tokë.

Në vitin 1906, 1918 dhe 1948 kishte pasur përpjekje për ta rrënuar atë, por ato kishin dështuar çdo herë falë protestave publike.

Përfundimisht kulla është restauruar në vitin 1962. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply