Menaxherët më të shquar të futbollit janë të famshëm gati sa dhe futbollistët më të mirë në botë. Strategjitë e tyre janë ato që u sjellin klubeve trofetë e ndryshme në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar – ndërkaq emrat e tyre jehojnë fuqishëm në stadiume.
Menaxherët që kanë arritur suksese me klubet që drejtojnë, paguhen goxha majmë për punën që bëjnë – përfshirë këtu dhe një trajner që drejton një kombëtare.
Por, është interesant fakti se, trajnerët në ligën më të fortë në botë – La Ligën spanjolle, nuk janë në mesin e pesë trajnerëve më të paguar në botën e futbollit, ndërkaq ata të Serie A nuk janë fare në 10-shën e artë.
Të shohim në vijim cilët ishin trajnerët më të paguar të futbollit në sezonin 2014-15, ndërsa, nëse e merituan atë pagë me rezultatet e arrritura, vlerësojeni ju vetë. /NGJYRA.COM/
10. Jorge Jesus – Benfica: 5 milionë dollarë
9. Manuel Pellegrini – Manchester City: 5.75 milionë $
8. Jurgen Klopp – Borussia Dortmund: 6 milionë $
7. Arsène Wenger – Arsenal: 10 milionë $
6. Carlo Ancelotti – Real Madrid: 10.5 milionë $
5. Louis van Gaal – Manchester United: 11.75 milionë $
4. Fabio Capello – Russia National Team: 13 milionë $
3. Marcello Lippi – Guangzhou Evergrande: 14 milionë $
2. Jose Mourinho – Chelsea: 17 milionë $
1. Pep Guardiola – Bayern Munich: 24 milionë $