Nëse kërkoni një vend ku kultura dhe natyra kombinohen në mënyrë të përkryer, atëherë vizitoni një manastir. Zakonisht, manastiret janë të ndërtuar në vendet më mahnitëse, ku duken sikur natyra i çon ata më afër Zotit. T’i shohim në vijim 10 manastiret që konsiderohen më të veçantë në botë…
10. Kapadokia, Turqi
Ky vend ikonik është atraksioni turistik më i popullarizuar në Kapadokia. Në mesin e shtëpive, kishave dhe ndërtesave të tjera të gdhendura në shkëmbinjë, në periudhën midis shekujve 4 dhe 13, janë ngritur edhe disa manastire. Manastiret Shpella në Uchisar janë më mbresëlënëset. Deri tek to mund të arrini me autobus ose me tren nga qytete të ndryshme të Tuqisë, ndërsa nga Göreme organizohen edhe turne turistike.
9. Thiksey Gompa, Ladakh, Indi
Ndonëse ndodhet në Indi, ky manastir është tibetian dhe përfaqëson arkitekturën e bukur budiste. I gjendur lartë në male, manastiri është një kompleks mbresëlënës, i cili i ngjan Pallatit Potala në Tibet. Peisazhi është i mrekullueshëm, ndërsa arkitektura historike. Turnet e organizuara turistike nisen nga Ladakh, i cili është 18 km larg nga manastiri.
8. Paro Taktsang, Butan
I njohur edhe si Çerdhja e Tigrit, ky manastir është vend i shenjtë budist dhe ikonë e Butanit. I ndodhur në pjesën shkëmbore të luginës Paro, ky manastir është ndërtuar pasi Buda i Dytë kishte medituar në shpellat e këtij vendi. Manastiri është peisazhi më i bukur dhe më i popullarizuar në Butan, ndërsa deri te ai duhet të shkohet në këmbë ose duke kalëruar.
7. Bagan, Rajoni Mandalai, Mianmar
Dikur kjo ishte një qendër e njohur politike, ekonomike e religjioze, ndërsa sot është atraksioni kryesor turistik në këtë vend. Qyteti i lashtë është përplot me monumente shumë mirë të ruajtura, të ndërtuara në periudhën prej shekullit 7 deri në shekullin 19-të. Bagani ka një arkitekturëmbresëlënësehistorike.
6. Manastiri Sumela, Trabzon, Turqi
I gdhendur në malin Mela, manastiri duket si ndërtesa më e paarritshme në botë. Megjithatë, vizitorët arrijnë atje duke marrë një rrugë nëpër pyll. Në arkitekturën dhe dizajnin e këtij manastiri grek, dedikuar Virgjëreshës Maria, ka ndikime greke dhe turke.
5. KeyGompa, Lugina Spitie Himachal Pradesh, Indi
Manastiri besohet të jetë ndërtuar në shekullin e 11-të dhe ka shërbyer si qendër trajnimi për Lama-t. Key Gompa kyç ka një koleksion të madh të muraleve të lashta, imazheve të Budës dhe të librave. Natyra rreth tij është thjesht e paimagjinueshme.
4. Mont-Saint Michel, Francë
Ky kompleks mahnitës definon shoqërinë mesjetare feudale: manastiri dhe murgjit janë në krye, pasi ata janë më afër Perëndisë, ndërsa aristokratikët, shërbyesit, peshkatarët dhe fermerët janë të vendosur më poshtë. Ky është një nga vendet më të preferuara dhe të njohura në Francë.
3. Shkëmbi i Luanit, Sri Lankë
I njohur edhe si Sigiriya, ky shkëmb i madh është një relikt i magmës së ngurtësuar të një vullkani të shuar. Ky manastir budist është i mbrojtur nga UNESCO si arkitekturë natyrore, e cila duket nga kilometra larg – në një peizazh të rrafshët. Ky është një nga atraksionet më të popullarizuara turistike në Sri Lankë.
2. Santa Maria de Montserrat, Spanjë
Kjo abaci është e ndërtuar lart në male Montserrat. Përveç pamjeve të bukura, në këtë abaci ka një koleksion të madh të artit, përfshirë veprat e El Grecos, Dalit dhe Picassos. Kompleksi gjithashtu ka një kopsht shumë të bukur dhe shfaqje nga Kori i Djemve të Montserratit.
1. Meteora, Greqi
I ndërtuar mbi shtylla shkëmbore ranore, ky kompleks i gjashtë manastireve ortodokse është më i madhi dhe më i rëndësishmi në këtë vend. I mbrojtur nga UNESCO, Meteora magjeps me peizazhin e mrekullueshëm. Moti është ekstrem këtu – gjatë verës shumë nxehtë, ndërsa dimrit është shumë ftohtë, andaj më së miri është të vizitohet në pranverë dhe në vjeshtë. /NGJYRA.COM/