Ku ka male të mëdha, ka dhe lugina – të cilat jo rrallë mbesin nën hijen e peisazheve malore. Megjithatë, luginat shpesh fshehin shumë befasi të këndshme të tilla si ujëvara, liqene me ngjyrë të kaltër të qiellit, mrekulli gjeologjike dhe vende piktoreske. Shikoni në vijim këto dhjetë lugina të mahnitshme…
10. Sabie, Mpumalanga, Afrikë e Jugut
Poshtë kësaj lugine gjendet qyteti i vogël Sabie. I rrethuar me pyje, qyteti shtrihet në brigjet e lumit Sabie. Këto vende të mrekullueshme të luginës janë marrë nga Long Tom Pass. Në majë të këtij mali do të gjeni edhe topin e argjendtë britanik, The Long Tom.
Pse ia vlen të vizitohet?
Ky është një vend piktoresk dhe historikisht i spikatur, që gjendet në afërsi të Parkut Kombëtar Kruger, Pushimi i Pelegrinëve, Kanioni i Lumit Blyde, Ujëvarat Sabie, Dritarja e Perëndisë dhe Gropat e Fatit të Bourkit.
9. Lugina Jamison, NewSouth Wales, Australi
Kjo luginë e cila gjendet në Blue Mountains, shtrihet rreth 12 km përgjatë shkëmbinjve të lartë ranor. Në këtë hapësirë të mbuluar nga pylli i dendur me drunj eukaliptik ka edhe ujëvara të panumërta. Vizitorët vijnë në luginë për të shëtitur nëpër shkurre dhe për kampim.
Pse ia vlen të vizitohet?
Ka vende të bukura, shtigje të ndryshme. Meqë ky vend është vetëm 100 km larg nga Sidnei, atje mund të arrihet edhe me tren ose me autobus.
8. Zabriskie Point, Kaliforni, SHBA
E shtrirë në lindje të luginës famëkeqe, Lugina e Vdekjes, Zabriskie Point ofron një insert të peisazhit që për miliona vite i është ekspozuar erozionit të ashpër. Vizitorët duhet të arrijnë në kodër, nga ku pamja e këtij vendi është spektakolare.
Pse ia vlen të vizitohet?
Ky është një vend i famshëm, gjithashtu edhe me rëndësi kulturore për shkak të filmit me po të njëjtin emër. Ky vend mund të vizitohet në çdo kohë me përjashtim të verës, kur moti është shumë i nxehtë, pothuajse i padurueshëm.
7. Lugina Waipio, BigIsland, Havai
Kjo luginë dikur ishte kryeqytet, madje edhe rezidenca mbretërore ishin të vendosura në të. Nga plazhi dhe lugina, e cila është e rrethuar në të gjitha anët me shkëmbinj të pjerrët, pamja e oqeanit është e mrekullueshme. Për më tepër, disa ujëvara rrjedhin poshtë këtyre rrëpirave.
Pse ia vlen të vizitohet?
Vend i bukur, që mund të eksplorohet duke u ngjitur në këmbë në Shtegun Muliwai. Deri në luginë mund të shkohet me makinë apo duke ecur në këmbë.
6. Lugina e Hënës, Argjentinë
Kjo luginë që gjendet në Parkun Provincial Ischigualasto, me të vërtetë ka disa peisazhe të pashpjegueshme. Përveç vendeve të veçanta, në të janë gjetur edhe shumë fosile të dinosaurëve të ndryshëm. Thuhet se nën dritën e hënës, rëra e saj e hirtë duket e bardhë, kështu edhe e ka marrë emrin.
Pse ia vlen të vizitohet?
Parku është i mbrojtur nga UNESCO dhe ka shumë vende të mrekullueshme. Deri në San Juan ose La Rioja mund të shkoni me makinë ose mund të fluturoni me aeroplan në aeroportet lokale nga Buenos Aires. Pastaj, me makinë ose autobus vazhdoni deri në park.
5. Lugina Yosemite, Kaliforni, SHBA
Kjo luginë akullnajore e thellë rreth 1.6 km është e rrethuar me gurë madhështor graniti dhe majat si Half Dome dhe El Capitan. Lumi Merced është një nga shumë lumenjtë dhe ujëvarat që rrjedhin në këtë luginë. Vizitorët mund të zgjedhin njërin prej disa shtigjeve që kalojnë nëpër këtë luginë të mrekullueshme.
Pse ia vlen të vizitohet?
Kjo luginë është një nga pikat më spektakolare në Parkun Kombëtar Yosemite.
4. Landmannalaugar, Islandë
Rajoni i lënë shkret është një ndër destinacionet e preferuara turistike në Islandë. Luginat plandosen ndërmjet maleve me ngjyrë të lehtë të verdhë në të kuqe, fushave të llavës, kratereve të liqeneve dhe vullkanit Hekla. Turistët eksplorojnë terrenin duke ecur këmbë nëpër shtigjet e rehatshme.
Pse ia vlen të vizitohet?
Vende të bukura, përvojë e mirë e ecjes në këmbë nëpër shtigje kodrinore, ndërsa mund tëvizitohet nga qershori deri në fund të shtatorit – kur rruga për Landmannalaugar mbyllet.
3. Dolomites, Itali
Vargmali në veri të Italisë ka lugina të panumërta. Dolomites është një vend i njohur për skiatorët, alpinistët, adhuruesit e ecjes në këmbë nëpër shtigje kodrinore dhe kërcyesit me parashutë. Pamja nga ky vend me shpate të thepisura është e mahnitshme. Vetëm shikoni këtë kreshtë mahnitëse Seceda.
Pse ia vlen të vizitohet?
Pamjet janë të mrekullueshme, aktivitetet e ndryshme dhe luginat e shumta.
2. Lugina Guri i kuq, Henan, Kinë
Kjo luginë e bukur me gurë të kuq, gjendet në malin e Gjeoparkut Global Yuntaishan. Përveç shkëmbinjve dramatik, nëpër të rrjedhin në disa nivele kaskadë edhe ujëvara. Lugina pëlqehet jo vetëm nga turistët, por edhe nga gjeologë dhe ruajtës të ambientit për shkak të rëndësisë që ka.
Pse ia vlen të vizitohet?
Në këtë luginë ka vende mbresëlënëse dhe shkëmbinj të pazakontë të kuq me ujëvara kaskadë. Ju mund të vizitoni këtë vend si pjesë e ndonjë udhëtimi të organizuar turistik.
1. Lugina e Dhjetë Majave, Alberta, Kanadë
Kjo luginë e famshme në botë është e njohur jo vetëm për dhjetë majat e saj, por edhe për Liqenin Moraine, uji i tëcilit është me ngjyrë të kaltër të qiellit. Maja më e ulët në këtë luginë është pak më shumë se 3 km e lartë. Turistët mund të zgjedhin ta eksplorojnë luginën duke marrë një nga disa shtigjet për ecje në këmbë.
Pse ia vlen të vizitohet?
Kjo luginë është një prej destinacioneve më të popullarizuara në Kanada dhe një vend me famë botërore. Vizitohet gjatë gjithë vitit. /NGJYRA.COM/