Me gjithë rritjen meteorike të shfrytëzimit të internetit, leximi i një libri të mirë është ende burimi më i madh i të mësuarit.
Nëse ju nevojitet ndihmë për planit tuaj të biznesit, ose thjesht të thelloheni dhe kënaqeni në një roman intrigues, atëherë librat në vijim me siguri do t’i përmbushin kërkesat tuaja.
Ju sjellim në vazhdim 10 librat të cilat njerëzit më të suksesshëm të botës ju rekomandjnë t’i lexoni.
Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg
– “The Aeneid” nga Virgjili
Zuckerberg sugjeroi këtë klasik në një profil të tij të vitit 2010.
Drejtori i përgjithshëm i Trump Organisation, Donald Trump
– “The Power of Positive Thinking” nga Norman Vincent Peale
Besone apo jo, Trump ishte njëherë në shumë borxhe dhe me sa duket ky libër e ka frymëzuar kur ai i kishte pasur punët shumë ngushtë.
Themeluesi i Virgin Group, Richard Branson
– ‘Stalingrad’ nga Antony Beevor
Në librin e tij “Screw It, Let’s Do It”, Branson ka shkruar se ky është libri i tij i preferuar.
Drejtori i përgjithshëm i Berkshire-Hathaway, Warren Buffet
– “Bull!” nga Maggie Mahar
Nëse Buffet e rekomandon, atëherë me siguri se duhet ta lexoni këtë libër.
Ish-Drejtori i përgjithshëm i Microsoft, Bill Gates
“The Catcher in the Rye”nga J.D. Salinger
Në një intervistë për Akademinë e Arritjeve, Gates ka deklaruar se “Catcher in the Rye” është libri i tij i preferuar.
Drejtoresha e përgjithshme e Own Network, Oprah Winfrey
– “To Kill a Mockingbird”nga Harper Lee
Në një dokumentar të Mary McDonagh Murphy për librin “To Kill a Mockingbird”, Winfrey ka bërë publike se ky është libri i saj i preferuar.
Drejtori i përgjithshëm i Coca Cola, Muhtar Kent
– “The Ascent of Money: A Financial History of the World” nga Niall Ferguson
Nëse dikush e di se si t’i shtojë paratë, atëherë ai është Drejtori i përgjithshëm i Coca Colës.
Drejtori i përgjithshëm i JP Morgan, Jamie Dimon
– “The World is Flat”nga Thomas L. Friedman
Sipas,Business Insider ky libër ishte në krye të një liste të dërguar nëpërmjet postës elektronike një grupi të praktikantëve në JP Morgan.
Drejtoresha e përgjithshme e Yahoo!, Marissa Mayer
– “The Design of Everyday Things”nga Donald Norman
Marisa ka deklaruar se libri i saj i preferuar është “The Design of Everyday Things”.
Drejtori i përgjithshëm i Morgan Stanley, James Gorman
– ”Tinker Tailor Soldier Spy”nga John Le Carre
John bën pjesë në mesin e shumë atyre që i pëlqejnë romanet e mira të spiunazhit, ndërsa “Tinker Tailor SoldierSpy” është më i preferuari i tij. /NGJYRA.COM/