10 koncertet më madhështore dhe më masive në botë!

Mendoni se keni qenë pjesë e ndonjë koncerti madhështor gjatë jetës suaj – ku jeni kënaqur me atmosferën e krijuar, performancën e artistit apo artistëve në skenë… pastaj, me masën e njerëzve të tubuar prej disa qindra, mijëra, apo dhjetëra mijëra personave…? Prisni pak, mos nxitoni me vlerësime – pa dëgjuar historinë për këto 10 koncerte më madhështore që i mbanë në mend njerëzimi…

10 – Woodstock

koncerti masiv10

Ky është vendi ku filloi rock-n-rolli!Ky festival legjendar i muzikës rock është mbajtur në vitin 1969 ndërsa ka hyrë në analet e historisë si një prej festivaleve më të ndjekura në ambient të hapur në botë. Në këtë festival bota mësoi për legjendën Jimi Hendrix!

9 – Koncerti “SARS Benefit” në Toronto

koncerti masiv9

Një shou klasik i rockut në fillim të viteve të 2000-a. Kjo ngjarje është mbajtur në Toronto, në vitin 2003, ndërsa është ndjekur nga mbi 450.000 persona. Po, kush i mblodhi gjithë ata njerëz? Ndoshta përformanca e bendeve si AC/DC dhe Rollings Stones? Sidoqoftë, ata që e vizituan këtë koncert janë shprehur se – nuk do ta harrojnë sa të janë gjallë.

8 – “Simon & Garfunkel” në Central Park

koncerti masiv8

Gjymsë milioni njerëz erdhën në këtë koncert për t’u argëtuar. Po, kush ia doli që t’i tubonte gjithë ata njerëz? Dikush që ftoi shumë bende të famshme që performuan falas për të gjithë të pranishmit në koncertin që u transmetua në rrjetin televiziv HBO. A mund t’i imagjinoni 500 mijë vetë duke kënduar këngët e tyre të preferuara? Kjo ka ngjarë në vitin 1981.

7 – “Summer Jam” në Watkins Glen

koncerti masiv7

Atmosferë shoqërore, hipikët dhe shumë argëtim. Ah, këto janë vitet e 70-ta. Koha e hipikëve dhe dashurisë së lirë. Ky koncert madhështor, nën qiellin e hapur, u mbajt në vitin 1973, ku impresionoi bendi “The Grateful Dead”. Mbi 600,000 persona u argëtuan tejmase në këtë koncert mahnitës.

6 – “Isle of Wight Festival”

koncerti masiv6

Ky është vendi ku Jim Morrison dhe Jimi Hendrix ndryshuan kursin e muzikës rock! Është e pikëllueshme të thuhet, por ky ishte shou i fundit i legjendës Jimi Hendrix. Në mesin e pjesëmarrësve tjerë në këtë festival ishte dhe legjenda Leonard Cohen. A mund ta imagjinoni Jim Morrisoni/the Doors duke i dërguar në trans 600.000 persona të tubuar? Kjo ka ngjarë në vitin 1970.

5 – Festivali i Steve Wozniak-ut

koncerti masiv5

Vitet e arta të 80-ave. Steve Wozniak ka arritur të tubonte 670.000 persona. Edhe pse vitet e 80-ta nuk konsiderohen si vite të arta të muzikës, megjithatë, Festivali i Steve Wozniakut (1983) ishte vërtetë manifestim i muzikës së mirë dhe i njerëzve pozitivë. Në këtë koncert që mblodhi 670.000 persona performuan U2, David Bowie dhe Motley Crue. Po pra, ky është Steve Wozniak, të cilin sot e njihni nga kompania “Apple”.

4 – Garth Brooks në Central Park

koncerti masiv4

Muzika kantri (Country) po ashtu është e dashur për njerëzit. Ky eveniment ka ngjarë në vitin 1997. Garth Brooks nuk është muzikanti më i famshëm në botë, por, megjithatë, mund të konsiderohet si këngëtari më i famshëm i muzikës kantri në SHBA. Këtë gjë e dëshmon fakti se ai mblodhi mbi 750 mijë adhurues të tij në një shou spektakolar në Central Park.

3 – Filarmonia e New Yorkut në Central Park

koncerti masiv3

Klasika është klasikë dhe vazhdon t’i tërheqë njerëzit. Central Park është vend i përkryer për tubime të mëdha muzikore. Në vitin 1986 mbi 800 mijë njerëz ndoqën në këtë vend koncertin e filarmonisë. Po pra, bëhet fjalë për muzikën klasike dhe mund t’ju befasojë fakti se sa shumë njerëz e duan atë. Megjithatë, duhet të dini se kjo është orkestra më e famshme filarmonike në botë.

2 – Jean Michel Jarre, Oxygen në Moskë

koncerti masiv2

Jean Michel Jarre është i fashmën në mbarë botën. Në vitin 1997 më shumë se 3,5 milionë njerëz e kanë ndjekur koncertin e tij në Moskë. Pra, qytetet e mëdha janë nikoqire të spektakleve të mëdha. Moska është qytet i madh, andaj arriti të mbledhte më shumë se 3.5 milionë njerëz në këtë koncert. Koncerti është mbajtur në vitin 1997, me rastin e përvjetorit të 805 të Moskës.

1 – Rod Stewart në Plazhin Copacabana

koncq

Vend i hatashëm, njerëz të hatashëm, shou i hatashëm… dhe shumë gjëra tjera në plazhin Copacabana në vitin 1994. Ky është plazhi më i famshëm në botë, ndërsa gjendet në Brazil – e duket se Rod Stewart e ka gjetur veten këtu. Më shumë se 3.5 miliionë njerëz e kanë ndjekur koncertin e tij në vitin 1994. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply