Femrat muzikante e kanë kapur momentin e tyre në vitet e fundit, por nuk do të besoni se çfarë pasurie kanë arritur të krijojnë ato. Këto zonja, jo vetëm që dinë të këndojnë, por zërin (dhe trupin) e tyre të bukur e kanë materializuar në maksimum.
Në vijim ju sjellim një listë të 10 këngëtarëve më të pasura në botë, të cilat kanë shitur miliona e miliona kopje të albumeve të tyre, kanë lansuar linja të modës, kanë qenë ikona produksh të ndryshme, janë angazhuar në kinematografi… dhe mbi të gjitha, janë treguar dhe ekonomiste shumë të zonja.
10. Cher
Ikona e muzikës që për dekada të tera ka ndërtuar personalitetin e saj kudo në botë, Cher ka një pasuri me vlerë prej 305 milionë dollarëve.
9. Jennifer Lopez
Seksi-latina, Lopez ka një pasuri prej 315 milionë dollarësh. Lopez ka arritur të qëndrojë në maje të industrisë muzikore që nga fillimi i viteve të 90-ta.
8. Barbra Streisand
Pasuria e këngëtares legjendare është 340 milionë dollarë. Këngëtarja 73-vjeçare ka lënë gjurmë edhe në kinematografi, ndërsa jeton në një lagje të thjeshtë në Brooklyn.
7. Shania Twain
Shania është e re me moshë, por ka arritur të bëjë goxha pasuri. Rrafsh 350 milionë dollarë! Ylli i muzikës country ka shitur mbi 85 milionë albume.
6. Dolly Parton
Dolly është një prej këngëtarëve më të famshme të muzikës country të të gjitha kohëve. Me hitet të tilla si, “Jolene” dhe “I Will Always Love You”, nuk është për t’u befasuar si arriti të krijonte 450 milionë dollarë pasuri.
5. Beyonce
Pasuria e bukuroshes Beyonce është marramendëse – 450 milionë dollarë. Me zërin, pamjen dhe sensin për biznes, ajo është shndërruar në një mega-yll dhe ikonë në industrinë e muzikës.
4. Gloria Estefan
Pasuria e Glorias është 500 milionë dollarë. Kjo këngëtare me prejardhje nga Kuba, është treguar e suksesshme edhe si aktore, sipërmarrëse edhe tekstshkruese.
3. Mariah Carey
Hit pas hiti, milion pas milioni. Mariah ka një pasuri prej 510 milionë dollarësh. Me këngët që ia ka dhuruar botës për dekada të tëra, duhet thënë se e meriton çdo qindarkë.
2. Celine Dion
Ikona kanadeze ka një pasuri marrëmendëse prej 630 milionë dollarësh dhe vazhdon të jetë e sukseshme. Pos si këngëtare, ajo është teguar e suksesshme edhe si biznismene, pak dhe si aktore.
1. Madonna
Besojmë që e dinit fare mirë se – për kë është i rezervuar vendi i parë. Po, pra! Madonna është këngëtarja më e pasur e të gjitha kohëve. Ajo ka një pasuri prej 800 milionë dollarësh. Andaj dhe e meriton titullin “Mbretëresha e Pop-it”. /NGJYRA.COM/