10 kanakarë të regjistruar në Librin e rekordeve të Ginisit

Libri i rekordeve i Ginisit, ekzemplarin e parë të të cilët botuesit e kanë lidhur më 2 gusht 1955, nga viti në vit sjell listën e rekordeve të reja, ndërkaq çdo vit shtohen rezultate të shumta qesharake, siç janë tualetet më të shpejta, më shumë lugë të ngjitura në fytyrë, goja më e gjerë, koleksioni më i madh i lojërave Hello Kitty…

Gjithashtu, edhe kafshët janë të popullarizuara në Librin e rekordeve të Ginisit, ndërkaq qentë dhe macet, si kanakarët më të popullarizuar, janë edhe rekorderët më të njohur.

T’i shohim në vijim disa prej rekordeve interesante që lidhen me kanakarët.

10. Zeusi, qeni më i lartë në botë

kanakare10

“Është interesante t’i shikosh reaksionet e njerëzve, posaçërisht të fëmijëve të vegjël – ata mendojnë që ai vërtet është kalë”, thotë zonja Doorlag për kanakarin e vet Zeus, i cili është i lartë sa një gomar mesatar.

Zeusi me lartësinë e vet prej 11,8 cm në vitin 2013 ka hyrë në Librin e Ginisit si qeni më i lartë në botë, duke ia zënë vendin e parë të rekordeve qenit Giant Beorgut nga i cili ishte më i lartë rreth 2.5 cm.

9. Kolonel Miau, macja me më së shumti qime në botë

kanakare9

Kolonel Miau (Colonel Meow) ka zënë vendin në Librin e Ginisit si macja me qimet më të gjata të matura ndonjëherë në botë. Kjo mace, e cila tashmë ka ueb-faqen e vet, grupin në Facebook dhe në kanalin YouTube i ka të gjata qimet 22,87 cm.

“Qimet e saj janë pothuajse çdo kund nëpër shtëpi”, thonë pronarët Anne Marie Avey dhe Eric Rosario, duke shtuar se janë “krenarë kur ua tregojnë të tjerëve sasinë e madhe të qimeve në rrobat e tyre dhe janë krenarë që janë pronarë të kësaj maceje”.

Kolonel Miaut në vitin 2013 i është njohur rekordi zyrtar, mirëpo në botimin e Librit të rekordeve të Ginisit u shënua në vitin 2014.

8. Dariusi, lepuri më i madh në botë

kanakare8

Dariusi, i biri i ish-rekordes dhe i pronares së mëparshme të kurorës, Amy, vjen nga familja e lepujve më të mëdhenj në botë,ndërkaq në vitin 2010 ka thyer rekordin familjar dhe zyrtarisht është bërë lepuri më i madh në botë i matur ndonjëherë.

“Ai vërtet është një kafshë e bukur, gjithmonë shihet ai shkëlqim në syrin e tij kur i ofrohesh”, thotë pronarja krenare zonja Edwards. “E ëma e tij, Amy, ka vdekur para disa vjetësh dhe ajo vdekje ishte traumatike, mirëpo mendoj që do të dëshironte të dinte që i biri i saj ka thyer rekordin”.

7. Puggy, qeni me gjuhën më të gjatë në botë

kanakare7

Puggy, pekinezer, i cili jeton në Teksas me pronaren e vet Becky Stanford, ka hyrë në Librin e Ginisit më 2009, si qeni me gjuhën më të gjatë në botë – 11,43 cm.

Kultivuesit e qenve e kanë braktisur Puggyn për shkak të dukjes së tij kur ka qenë këlysh, mirëpo, fatmirësisht, Becky dhe bashkëshorti i saj e kanë adoptuar, ndërkaq pas nëntë vjetësh, ai është bërë rekorder botëror.

Pronarët e tij duhet patjetër të kujdesen posaçërisht për të dhe gjithmonë t’ia grimcojnë ushqimin, sepse gjuha e Puggyt merr aq hapësirë në gojë sa që ia pamundëson përtypjen normale.

6. Scarlett’s Magic, macja më e lartë e gjallë në botë

kanakare6

 

Sclarlett’s Magic ka zënë vend në Librin e Ginisit më 2011, si macja e gjallë më e lartë shtëpiake në botë. Është e lartë 45,9 cm, ndërkaq e gjatë 108,51 cm – gjë që gjithashtu është rekord botëror për kafshën shtëpiake më të gjatë në botë.

Scarlett’s Magic është kafsha e parë e cila njëkohësisht mban dy rekorde të Ginisit.

5. Harbori, qeni me veshët më të gjatë në botë

kanakare5

Harbor, qen nga Boulderi, Colorado, ka hyrë në Librin e Ginisit më 2012, si qeni me veshët më të gjatë në botë. Veshi i tij i majtë është i gjatë 30,48 cm, ndërkaq i djathti 33,02 cm.

Harborin veshët e tij e kanë bërë të njohur, mirëpo, ata gjithashtu mund të jetë edhe barrë. Guinnes shkruan që Harbori, derisa ka qenë këlysh, shpesh është ngatërruar dhe është rrokullisur shkallëve. Tani, vetëm herë pas herë e pengojnë veshët e tij të mëdhenj.

4. Oklahoma Sam, gomari më i lartë në botë

kanakare4

I lartë 155,45 cm, kanakari i llastuar i Linde Davisit, nga Watsonville, Kaliforni, zyrtarisht është edhe gomari më i lartë në botë.

Kur nuk fle, Oklahoma Sam kryesisht kalon kohën duke lozur me kanakarët e tjerë të Lindës – rosën, patën dhe me katër mace të cilave nuk u pengon lartësia e mikut të tyre.

Linda, e cila e konsideron Samin “shpirt të ngjashëm”, thotë: “Vërtet nuk kushton asgjë të kesh një gomar të madhësisë së tillë. Ai ha më shumë. Në të vërtetë, kur i jap më shumë bar, ai vetëm do ta përdorë që vetes t’i ndërtojë një shtrat komod. Ai e do ëndrrën e vet”.

3. Miracle Milly, qeni më i vogël në botë

kanakare3

Qeni më i vogël i gjallë, në kuptimin e lartësisë, është Chihuahua e pronares Vanese Sembler nga Dorado në Porto-Riko, i cili quhet Miracle Milly, i lartë vetëm 9,65 cm.

Kur ka lindur në dhjetor të vitit 2011, Miracle Milly ka mundur të qëndronte në lugë, ndërkaq gojën e ka pasur aq të vogël saqë janë detyruar ta ushqenin me shiringë.

Kjo qenushë që ka mundur të vendosej në xhep peshon rreth gjysmë kilogrami, ndërkaq tashmë është bërë  damë e vërtetë – ha vetëm ushqim të zier dhe fle në kolibe bebesh.

2. Smokey, macja e cila ka gërhitjen më të lartë në botë

kanakare2

Kur Smokey, macja më e zëshme në botë gërhin, zëri i është aq i lartë sikur të keni kositëse bari në dhomën e ditës.

Shumica e maceve gërhasin rreth 25 decibelë, mirëpo mesatarja e Smokeyt është 80 decibelë, e pabesueshme apo jo. Kur e kanë matur nga afërsia, tingulli i gërhitjes ka arritur deri në 92 decibelë, gjë që është e barabartë me zhurmën që e bën kositësja e barit, tharësja e flokëve apo aterrimi i Boeingut 737.

Kur flas në telefon, shpesh më pyesin se çfarë është ajo zhurmë aq e madhe, ndërkaq nuk mund të besojnë që atë zhurmë e bën macja”, thonë pronarët Ruth dhe Mark Adams.

1. Tubby, qeni i cili ka ricikluar më së shumti shishe plastike

kanakare1

Tubby është bërë i njohur në botë pasi që ka ndihmuar që të mblidhen dhe të riciklohen me mijëra shishe plastike.

Përpjekjet e tij kanë sjellë shumë medalje, dhe më në fund është shënuarën Librin e rekordeve të Ginisit në vitin 2011, si qeni i cili ka ricikluar më së shumti shishe në botë, saktësisht 26.000 (deri në momentin e regjistrimit).

Tubby mbledh shishet derisa shëtit me pronarin (dy herë në ditë) dhe sapo e gjen ndonjë shishe ai menjëherë ia çon pronarit i cili e vë në kutinë e tij për riciklim. /NGJYRA.COM

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply