Ditë më parë përzgjodhem për ju nëntë prapanicat më të ‘theksuara’ shqiptare, ndërsa tani radhën e ka një aset tjetër të cilin yjet e shoubiznesit nuk përtojnë ta shfaqin para objektivit të foto-aparatëve dhe para kamerave – GJOKSI.
Në vijim do t’ju sjellim 10 femrat VIP me gjoksin më të bëshëm, pa hyrë në detaje se kush çka ka korrigjuar me operacione plastike – ngase informatat mungojnë apo vështirë pranohen nga ‘pala e korrigjuar’ VIP.
Edhe në këtë rast, përzgjedhja mund të jetë subjektive, por është e bazuar në vlerësimet që u janë bërë asetit në fjalë të VIP-ave – në fotografitë e publikuara, video-spotet apo paraqitjet tjera publike.
Kuptohet, rangimi mund të jetë i ndikuar edhe nga fakti se disa yje tona të shoubizit më shumë njihen për ekspozimin e aseteve trupore sesa për vlerën artistike që kultivojnë… Megjithatë, të mos paragjykojmë…. Në vijim lista:
1. Padyshim se një prej këngëtareve me gjoksin më të madh (thuhet natyral) është Çiljeta Xhilaga. Është e pakonkurrencë në këtë kategori.
2. Stafi editorial Ngjyra.com ka vendosur që, vendin e dytë, ‘me vota të fshehta’, t’ia dhurojë këngëtares/modeles Zajmina Vasjari. Nuk ka nevojë të arsyetohemi ndoshta!
3. Vendin e tretë ia kemi dhuruar Bleona Qerretit, e cila veç tjerash, nuk përton ta ekspozojë gjoksin asnjëherë.
4. Për çudinë e disave, vendin e katërt e ka zënë Genta Ismajli. Jemi duke e hetuar këtë rast.
5. Top pesëshen e përmbyll e bollshmja Shkëndije Mujaj, e cila nuk dihet saktësisht se me çfarë merret dhe cilat vlera artistike përfaqëson.
6. Këtë pozitë ia kemi dhënë këngëtares që ka ndryshuar disa zhanre, nga pop në tallava, Arta Bajrami.
7. Në vendin e shtatë është radhitur e porsamartuara, Nora Istrefi, e cila, edhe pse ka humbur në peshë goxha shumë qysh nga debutimi i saj në botën muzikore, ende mban linja të mira trupore.
8. Fjolla Morinën e kemi pozicionuar në vendin e tetë për shkak se ende nuk e ka arritur famën e duhur rreth këtij aseti sikur koleget e saja, ani pse ka gjoks të bëshëm (gojëkëqinjët thonë, falë intervenimeve kirurgjike).
9. Në këtë listë e kemi futur edhe të famshmen tonë që vepron në Britani të Madhe, Rita Ora, pasi që me gjoksin që e ka është mëkat ta lëmë jashtë.
10. Këtë top-10-she e përmbyll Luana Vjollca, e cila ka linja marramendëse trupore, megjithëse jo në përmasa të Çiljetës apo Shkëndijes. /© NGJYRA.COM/