10 gjëra më të rëndësishme se paratë

Kohë më parë një hulumtim i Gallupit ka zbuluar që “mirëqenia shtohet bashkë me pasurinë”. Me fjalë të tjera, me para blihet lumturia.

Ndërkaq, është zbuluar që lumturia dhe pasuria janë ngushtë të lidhura në kuptimin që njëra e ndihmon tjetrën. Pra, pasuria më e madhe krijon lumturi më të madhe, ndërkaq sa më i lumtur të jetë njeriu aq më lehtë krijon pasuri.

Nëse dëshironi t’i krijoni që të dyja, pasurinë dhe lumturinë, për veten dhe për të afërmit tuaj, i keni dy qasje, prisni të bëheni aq të pasur, të jeni të lumtur dhe të bëheni më të lumtur tani dhe të krijoni sa më shumë pasuri.

Në ekonominë aktuale megjithatë është më lehtë të fillosh me krijimin e lumturisë, sesa të mund të krijosh pasuri – për të cilën duhet kohë që të akumulohet, mund të shtoni vëllimin e lumturisë në jetën tuaj brenda disa minutave, thjesht në atë mënyrë që më shumë do t’i përdorni gjërat të cilat ju bëjnë të lumtur.

lumturia2

Bëhuni të lumtur: 10 mënyra se si të arrini lumturi të përditshme

Në vijim, dhjetë gjëra të cilat janë më të rëndësishme se paratë, me të cilat mund të shtoni lumturinë tuaj:

1. Jeta

Është e lehtë të harrohet që është fakt i thjeshtë ekzistimi i vetëdijshëm  – që jemi gjallë – vetvetiu e magjishme.

2. Shëndeti

Në vend që të mendojmë për sëmundjen si diç e keqe që mund të na ndodhë, të fillojmë të mendojmë për shëndetin si diçka e mirë që mund të na ndodhë.

3. Qëllimi

Asgjë më të dobishme nuk ka për lumturinë afatgjatë, nga aftësia për të ditur që aktivitetet tona e bëjnë botën më të mirë.

4. Miqësia

Edhe pse është e zakonshme të humbet kontakti me miqtë për shkak të obligimeve, pothuajse të gjithë kanë miq. Ndajini disa minuta sot në mënyrë që sërish të lidheni me ata që i keni humbur kontaktet e që ju janë të dashur.

5. Familja

Nëse keni marrëdhënie të mira me familjen tuaj, do të përjetoni çastet më të lumtura që mund t’i ketë njeriu në botë.

6. Vetëbesimi

Ndjenja e sigurisë që mund të besoni se vetë mund të arrini atë që dëshironi është potencial i mirë për të qenë të lumtur.

7. Bashkësia

Nëse e keni përkrahjen e një grupi më të madh njerëzish, do të bëheni të vetëdijshëm që jeni pjesë e diçkaje më shumë se vetja.

8. Falënderimi

Në vend që të përqendroheni në atë që nuk keni apo në atë që nuk mund t’i qaseni, bëhuni falënderues për ato gjëra të bukura që i keni në jetë.

9. Buzëqeshja

Ka mundësi që të qesheni dhe njëkohësisht të jeni të palumtur. Dozat e rregullta të qeshjes janë më shumë se ilaç, kjo është shija e jetës.

10. Dashuria

Vërtet dashurinë nuk ka nevojë ta sqarojnë posaçërisht. /© NGJYRA.COM/

lumturia33

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply