Testiset 60 kilogramësh, ereksion i pakufishëm dhe penis i përgjysmuar…
Jonah Falkonin e ndaluan doganierët e Aeroportit të Kalifornisë. Doganierët dyshonin që Falkon kishte të fshehur armë midis këmbëve, mirëpo ky 41-vjeçar aty fshihte diçka krejtësisht tjetër – penisin e tij.
Jonah nuk është mashkulli i vetëm me “veglën” fascinuese por edhe problematike. Po ju sjellin listën e 10 fakteve më fascinuese për gjenitalet mashkullore.
Testiset 45 kilogramësh
Wesley Warren Jr, nga Las Vegasi, vuante nga një çrregullim i rrallë për shkak të të cilit testiset i janë ënjtur dhe peshonin 61 kilogramë.
Ky person haptas foli për problemin e tij dhe theksoi që i nevojiteshin rreth 122.000 euro për t’i hequr ato.
Wesley iu nënshtrua operimit në vitin 2013, por, fatkeqësisht, ndërroi jetë në mars të vitit 2014 nga komplikimet shëndetësore.
Juani “dytytësh”
Portugezi Juan Baptista dos Santos ka lindur me dy penisë plotësisht funksionalë. Nga të dy penisët mund të urinojë dhe me të dy mund të arrijë ereksionin.
Ç’është e vërteta, i ka pasur edhe katër këmbë, nga të cilat dy i janë varur nën testise, të bashkuara, të pazhvilluara dhe pa kapacitete motorike.
Legjendat thonë që ka qenë i pavarur seksualisht dhe gjatë kohës së koitusit i ka përdorur të dy “veglat”.
Ereksioni i pafund
Charles “Chick” Lennon, në vitin 1996, i është vendosur implanti i përbërë nga çeliku dhe plastika Dura-II , madje dy vjet para se të dalë në treg Viagra.
Dura II është bërë për meshkujt impotentë, për ta vënë penisin në pozicion ereksioni për të bërë marrëdhënie seksuale, pas të cilave është dashur që të ulej.
Mirëpo, implanti i Lennonit nuk ulet, ndërkaq poseduesi i këtij implanti thotë që më nuk mund t’i përqafojë njerëzit, të vozit biçikletën, të notojë apo të vesh brekë plazhi. Sikur kam tendë në pantallona, thotë Lennoni.
Ai ka paditur spitalin ku ishte operuar dhe ka fituar 400.000 dollarë dëmshpërblim.
Penisi i përgjysmuar
Carl Carrol një ditë është zgjuar, ka pirë kafenë dhe, duke lexuar gazetën, mori vendimin që ka ardhur koha për ndryshime në jetën e tij. Mirëpo, në krahasim me shumicën e njerëzve të cilët në mënyra të zakonshme vendosin të bëjnë ndryshimin, vendimi i Carrolit ishte diç më radikal – në të vërtetë, ai kërkoi që t’i ndahet penisi përgjysmë, madje për së gjati.
Megjithatë, më vonë nuk u pendua. Pas operacionit të këtillë ka deklaruar që është ndier sikur t’i ishte hequr një gur nga zemra dhe që është i gatshëm për aventura të shumta seksuale të cilat e presin.
Pas operacionit të gjitha funksionet e penisit kanë mbetur të paprekura, pos që Carli tani ka ereksion të dyfishtë.
Porno stari
Ron Jeremy ka merituar adhurimin e pjesëtarëve edhe të gjinisë mashkullore edhe të asaj femërore. Në të vërtetë, Roni është mashkull i cili në saje të madhësisë së penisit të tij ka hyrë në Librin e rekordeve të Ginisit.
Pra, ky aktor amerikan i pornografisë, që vdiq në vitin 2013 në moshën 59-vjeçare, gjatë ditëve të tij kur ishte më i ri dhe më shtathollë, ka mundur ta kënaqte vetveten në mënyrë orale. Penisin e ka të gjatë 24,76 centimetra.
Penisi me tatuazh
Nga të gjitha funksionet e njohura i ka penisi, me siguri se nuk ju ka shkuar mendja që me ndihmën e tij ndonjëherë mund t’i shmangeni edhe dënimit me burg. Në të vërtetë, britanikun Barry Kenny nga burgu, për shkak të ekspozimit në publik të gjenitaleve, e ka shpëtuar tatuazhi i bërë në penis.
Hardhuca e tij, e gjatë rreth pesë centimetra, ishte vendimtare për hedhjen poshtë të akuzës të cilën kundër tij e ka ngritur punëtorja e trenit.
Makinisti Barry Kenny është akuzuar se në gjendje të dehur e ka luhatur “veglën” e tij para punëtores. Mirëpo, ajo nuk ka përmendur se ka parë ndonjë shenjë në penis. Beri madje ishte i gatshëm që të tregonte zbukurimet e tij edhe në gjyq, mirëpo aktakuza edhe para kësaj është hedhur poshtë.
Penisi me inxhi
Nëse jeni pjesëtar i versionit të mafisë japoneze Yakuze, dhe përfundoni në burg, patjetër duhet t’i nënshtroheni një procesi mjaft të dhembshëm. Në të vërtetë Yakuzat praktikojnë zakonin të quajtur “vendosja e inxhive” – për çdo vit të kaluar në burg, ata mu nën sipërfaqen e penisit vendosin nga një inxhi.
Këtë zakon e praktikojnë edhe detarët filipinas, sepse thonë që gratë e tyre gjatë seksit kënaqen dyfish më shumë.
Frankenpenisi
Edhe vetë mendimi për këtë rast bizar shumicës së meshkujve sot u shkakton llahtari. John Wayne Bobbittka mbetur pa “veglën” e tij një mbrëmje vere, kur bashkëshortja e tij, Lorena, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, me thikë ia ka prerë penisin.
E hidhëruar ka hyrë në veturë, ka shëtitur një kohë, dhe penisin e ka hedhur nga dritarja në një vend të afërt. Është ndalur dhe e ka marrë penisin por e ka thirrur policinë.
Penisi më vonë i është qepur me operacion Johnit, ndërkaq Lorena në gjyq ka deklaruar se ka vepruar kështu sepse Johni kurrë nuk ka pritur që edhe ajo të përjetojë orgazmën, por ka menduar vetëm për veten.
Nuk është për t’u habitur, mirëpo çifti pas këtij incidenti është shkurorëzuar.
Gunga
Një ish-djaloshi i eskortës, Marku, aq shumë i është nënshtruar operacionit të rritjes së penisit sa që thjesht midis këmbëve kishte diçka sikur hunda e elefantit apo balona. – Shpëtova nga ky përbindësh, – deklaroi Marku pas operacionit për kthimin në “gjendjen normale”.
“Supermazohisti”
Artisti dhe performuesi Bob Flanagan, është i njohur me nofkën “Supermazohisti”, madje jo edhe pa arsye. Ai tashmë disa vite u nënshtrohet torturave ekstreme fizike. Bobi trupin e tij e çon përtej të gjithë kufijve të qëndrueshmërisë dhe dhembjes.
Nëse dëshironi të shihni se çfarë është i gatshëm të bëjë – shikoni spotin e grupit “Nine Inch Nails” për këngën “Happiness in Slavery”, në të cilën ai është akteri kryesor.
Lidhur me të është xhiruar një dokumentar. /NGJYRA.COM/