Nuk është gabim kur njeriu lind i varfër, por është gabim kur vdes i tillë. Së paku kështu mendon njeriu më i pasur në botë për vite të tëra, Bill Gates. Pra, sipas Gates, nuk është faji juaj nëse lindni të varfër – por, është faji juaj nëse vdisni të tillë.
Biznesmeni Daniel Ally e dinte fare mirë se dikur, ai do të bëhej njeri i pasur. Kështu, në moshën 24 vjeçare ai kishte fituar milionin e parë të dollarëve.
Ally thotë ta ketë provuar skamjen dhe pasurinë gjatë jetës së tij – ndërsa nga skamja kishte dalë atëherë kur e kishte ndryshuar mënyrën e të menduarit. Ai thjeshtë e kishte bindur veten se mund të bëhej i pasur – duke menduar dhe vepruar si të pasurit.
Por ku qëndron sekreti apo dallimi në mes të të pasurve dhe të varfërve. Sipas vlerësimeve të Allyt, të cilat i përcjellë BI, këto janë 10 dallimet kryesore mes tyre. /NGJYRA.COM/
1a. Njerëzit e varfër janë skeptikë
1b. Njerëzit e pasur janë besues
2a. Njerëzit e varfër gjejnë mangësitë
2b. Njerëzit e pasur gjejnë suksesin
3a. Njerëzit e varfër supozojnë
3b. Njerëzit e pasur pyesin
4a. Njerëzit e varfër thonë “ata”
4b. Njerëzit e varfër thonë “ne”
5a. Njerëzt e varfër kërkojnë mënyrën më të lirë
5b. Njerëzit e pasur kërkojnë mënyrën më të mirë
6a. Njerëzit e varfër mendojnë se paratë janë më të rëndësishme se koha
6b. Njerëzit e pasur e dinë se koha është më e rëndësishme se paratë
7a. Njerëzit e varfër garojnë
7b. Njerëzit e pasur krijojnë
8a. Njerëzit e varfër ankohen, kundërshtojnë dhe kritikojnë
8b. Njerëzit e pasur lavdërojnë të tjerët dhe kënaqen me të mirat që kanë
9a. Njerëzit e varfër kërkojnë këshilla nga amatorët
9b. Njerëzit e pasur kërkojnë këshilla nga ekspertët
10a. Njerëzit e varfër kanë televizor të madh
10b. Njerëzit e pasur kanë bibliotekë të madhe