10 fustanet më të çuditshme të të gjitha kohëve

Imagjinata e dizajnerëve nuk ka kufij – dhe kjo gjë dihet fare mirë. Megjithatë, nganjëherë, kjo imagjinatë e dizajnerëve di të kalojë në ekstrem. Prandaj, dhe do të ndalemi të ekstremi – sepse, në vijim ju sjellim 10 fustane më të çuditshme që janë krijuar dhe veshur ndonjëherë.

Fustani nga paratë

fust cud 00001

Fustani prej parave (funteve) është krijuar për një televizion britanik, për të promovuar fondin e lotarisë britanike. Vlera e tij llogaritet të jetë rreth 100.000 dollarë.

Fustani sfunjer

fust cud 00002

Ky fustan i gjithi është i krijuar nga sfunjerët e kuzhinës. Ai është dizajnuar nga dizajnerja Kate Cusack.

Fustani kafaz

fust cud 00003

Ky fustan i çuditshëm për shumë qëllime është dizajnuar nga dizajneri, Kasey McMahon, që jeton dhe vepron në Kaliforni të Jugut, në SHBA. Ai është plotësisht funksional, ndërsa veshja e tij shoqërohet me kanarina.

Fustani i emocioneve

fust cud 00004

Fustani “The Bubelle” është fustani i parë në botë që tregon emocionet, respektivisht që ndryshon pamjen/ngjyrat, varësisht nga disponimi i personit që e veshë atë. Ky fustan me sensorë biometrikë është punuar nga gjiganti i elektronikës, kompania “Philips”.

Fustani nga flokët

fust cud 00005

Ku fustan i çuditshëm, i modeluar nga Nina Arkley, gjendet në këtë listë, sepse i tëri është i punuar nga fijet e flokut. Ai është krijuar nga floktarja, Jodie Breed, ndërsa flokët e këtij fustani janë dhuratë e klientëve të saj.

Fustani intim

fust cud 00006

Ky fustan është dizajnuar për flirt. Fustani i quajtur “Intimacy 2.0”, është punuar nga studioja holandeze e dizajnit Roosegaarde, ndërsa përcjell të rrahurat e zemrës – dhe sa më të shpeshta të jenë ato, ai bëhet më transparent.

Fustani tendë

fust-cud-00007

Fustani tendë është vepër e artistëveAdrienne Pao dhe Robin Lasser. “Arkitektura e veshjes”, siç pëlqejnë ta quajnë këta artistë – është konceptuar si veshje për natyrë që portretizon natyrën.

Fustani nga çokollata

Lambertz Presents Choclate Dresses Prior To Annual Party

Modelja gjermane, Alena Gerber, duket vërtetë e shijshme me këtë fustan. Në fakt, i gjithë fustani që ajo ka të veshur është i punuar nga çokollata.

Fustani nga lulet dhe gjethet

fust cud 00009

Eco-artistja, Nicole Dextras, përdor lulet në modë, duke krijuar fustane të bukura natyrale – që punohen nga lulet dhe gjethet.

Fustani nga balonat

fust cud 0001111111111

 

Balonat janë lodra të preferuara të fëmijëve, por dhe të dizajnerëve. Fustanet nga balonat janë vërtetë unikate, dhe të bukura për sy – ndoshta, deri në atë moment, kur modelet që i veshin ato, nuk vendosin të ulen. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply