Këto formacione të mrekullueshme të shkëmbinjve janë gërryer nga era dhe uji për miliona vjet. Të konsideruara si mrekulli natyrore, ato tërheqin turistë, të cilët janë të gatshëm të udhëtojnë rrugëve të vështira, vetëm e vetëm për t’u kënaqur me pamjet e vendeve siç është Kanioni Reflektues.
Në vijim ju sjellim listën e 10 formacioneve më të mrekullueshme të shkëmbinjve, të cilat janë destinacione të preferuara për t’u vizituar.
10. Kiama, Uellsi i Ri Jugor, Australi
Vija bregdetare e këtij qyteti është me të vërtetë mbresëlënëse. Limanet, shpellat dhe vrimat eruptive të ajrimit tërheqin shumë turistë, të cilëve ju pëlqen veçanërisht t’i shikojnë vrimat Kiama, të cilat spërkasin ujë deri në 25 metra lartësi. Por, muret mbresëlënëse katrore, Shkëmbinjtë e Katedrales janë një pikë referimi e rëndësishme dhe e veçantë.
Si të arrini në këtë vend?
Deri në Kiama mund të shkoni me makinë, autobus apo tren. Me makinë për dy 2 orë mund të arrini nga Sidnej ose Kanbera, ndërsa deri tek destinacioni duhet të vazhdohet në këmbë, duke përzgjedhur njërin prej shumë shtigjeve të ecjes.
9. Kanionet e Mermerta, ParkuKombëtar Taroko, Tajvan
Ky park karakterizohet me rrugë të shumta, të cilat çojnë në Grykën Taroko, tërësisht prej mermeri, me ujëvara mbresëlënëse me pamje panoramike. Kanioni është gdhendur nga lumi Liwu, rrjedha e fuqishme e të cilit ende e gërryen këtë mrekulli natyrore.
Si të arrini në këtë vend?
Me aeroplan apo tren nga Taipei në Hualien, prej ku autobusët shkojnë shpesh në park.
8. Kanioni i Antilopës, Arizonë, SHBA
Kanioni është një nga mrekullitë më të njohura natyrore dhe më të popullarizuara në mesin e turistëve. Antilopa është shumë fotozhenike, madje edhe mistike, për shkak të linjave të shkëmbinjëve dhe dritës së diellit, të cilat bëjnë që kanioni të duket sikur është i mbushur me mjegull jo shumë të dendur.
Si të arrini në destinacion?
Ka turne të ndryshme edhe me udhërrëfyes që ju çojnë nga zona Page apo Liqeni Powell deri në destinacion.
7. Sheshi i Lojrave i Gogolit, Nevada, SHBA
Formacionet jashtëzakonisht të bukura të gurëve ranor janë rezultat i erozionit ndërveprues të ujit dhe erës për miliona vite. Vëzhguesit më të thukët mund t’i vërejnë profilet e krijesave fantastike, të cilat e bëjnë këtë vend edhe më magjik.
Si të arrini në këtë vend?
Me makinë është larg rreth 2 orë nga Las Vegasi.
6. Pika Zabriskie, Kaliforni, SHBA
Ky vend piktoresk në lindje të Luginës së Vdekjes ka qenë frymëzim për regjisorin italian Michelangelo Antonioni, i cili në të ka xhiruar një film kult me të njëjtin emër. Nuk është e habitshme pse Pika Zabriskie konsiderohet si vendi më i bukur në tërë Luginën e Vdekjes.
Si të arrini në këtë pikë?
Me makinë merrni Autostradën 190 deri në parking, prej ku në këmbë për një kohë të shkurtër arrini në Pikë. Ndërsa nga hyrja e Kanionit të Artë shtegu është pak më i gjatë, por pamjet janë më të bukura.
5. Gurët Moeraki, Otago, Ishulli Jugor, Zelandë e Re
Këta gurë të rrumbullakët të mëdhenj janë një tipar karakteristik i Plazhit Koekohe. Vendasit besojnë se ata janë fruta të ngurosur nga Āraiteuru – një lundër me të cilën kanë lundruar paraardhësit e popullit Ngai Tahu.
Si të arrini atje?
Autostrada Shtetërore 1 çon në Plazhin Koekohe, i cili gjendet ndërmjet Moerkai dhe Hampden.
4. Kanioni Reflektues, Zona Kombëtare e Rekreacionit, SHBA
Një çudi mahnitëse natyrore është shumë e popullarizuar tek fotografët, fotografitë e të cilëve kanë frymëzuar shumë vizitorë që ta shohin këtë vend. Gjatë sezonit të thatë (gusht deri në maj) nivelet e ujit bien, duke nxjerrë në pah kanionin në formë të shkronjës S.
Si të arrini në këtë vend?
Me makinë duhet ta merrni rrugën me gurë, ose me anije nga Liqeni Pauell. Ky vend gjithashtu mund të vëzhgohet edhe nga aeroplani gjatë turneve të organizuara për këtë qëllim.
3. Rruga e Shtruar Gjigande, Qarku Antrim, Irlandë
Ky është një thesar kombëtar: 40,000 kolonat prej bazalti të formuara natyrshëm janë të mbrojtura nga UNESCO. Kjo perlë natyrore është rezultat i një shpërthimi vullkanik. Për shekuj me radhë është menduar se ajo ishte ndërtuar nga gjigantët, të cilëve iu ishte nevojitur një rrugë.
Si të arrini në këtë rrugë?
Me tren, autobus apo makinë. Afër Qendrës së Vizitorëve gjendet një vend për parkim.
2. Parku KombëtarTsingydeBemaraha, Madagaskar
Formacionet gëlqerore me një parregullsi jo të zakonshme, ose Tsingy, që do të thotë se në to nuk mund të ecet zbathur, janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pylli i gurëve tërheq aventurierët, të cilët guxojnë të ngjiten këtyre rrëpirave me thepa të mprehtë shkëmborë.
Kur ta vizitoni këtë vend?
Parku është i hapur gjatë sezonit të thatë nga prilli deri në nëntor.
1. Etretat, Normandi, Francë
Qyteti është i vendosur në bregdetin e Francës Veriore dhe është i njohur për shkëmbinjtë e mahnitshëm. Për shekuj harqet shkëmbore janë vizituar dhe pikturuar nga artistë si Eugène Boudin, Gustave Courbet dhe Claude Monet. Në ditët e sotme ky vend skenik tërheq shumë turistë dhe fotografë.
Si të arrini në këtë vend?
Deri në Etretat mund të shkoni me autobus Le Havre dhe Fecamp. /NGJYRA.COM/