Nëse keni menduar se pamja nga tarraca e pijetores tuaj lokale ëshë e mirë atëherë, pritni derisa t’i shihni këto bare në kulm, nga të cilat pamja është e papërshkrueshme. Nëse keni fatin ta vizitoni ndonjërin nga këto destinacione, atëherë do ta kuptoni se çka është luksi i vërtetë.
1. Sky Bar – Bangkok, Tajlandë
Ky është bari më i lartë në ambient të hapur në botë. I ndodhur në një lartësi mbi 820 metra, Sky Bar veçohet me pamjet e gjera të kryeqytetit të Tajlandës dhe koktejet e jashtëzakonshme të pijeve, të cilat janë sajuar nga eksperti i koktejeve, Ron Ramirez.
2. Hôtel Métropole – Monte Karlo, Monako
I ndodhur në qendrën jashtëzakonisht atraktive të Monte Karlos, bari në kulmin e Hotelit Metropole krenohet me pamje mahnitëse të dokeve të Monakos që janë të njohura në botë. Nëse ju ndodh që t’ia mësyni principatës për Çmimin e Madh të Monakos, atëherë ju do të keni pamje të pakrahasueshme të pistës së garave, të cilat mund t’i përjetoni derisa shijoni ushqimin e përzgjedhur nga menyja e pasur që ofrohet në këtë holtel.
3. Grand Hôtel de Bordeaux & Spa – Bordo, Francë
Nga ky hotel mund të shihet me kilometra qyteti port i mrekullueshëm i Bordosë, në jugperëndim të Francës. Përveç kësaj, njëkohësisht me pamjet ju mund të kënaqeni dhe relaksoheni në terresat me xhakuzi. Bari “Night Beach” në kulmin e këtij hoteli hapet më 2 qershor. Prej kësaj date, mysafirëve gjatë ditës ju ofrohen tretmane në banjat në ambient të hapur dhe orë të palestrës, ndërsa bari hapet me të rënë të muzgut, prej orës 19 deri në 1 të ditës së nesërme.
4. The Roof Gardens –Londër, Angli
Krenaria e këtij bari në zemër të Londrës është sipërfaqja prej rreth 60 ari me gjelbërim të harlisur dhe bimë tropikale. Kjo parajsë sipër rrugëve plot jetë të Londrës, pronë e Richard Bransonit i ka edhe flamingot e vet rezidentë.
5. Skye Bar dhe Restorant – Sao Paulo, Brazil
I ndodhur në katin e tetë të Hotel Unique, ky bar është një vend i përsosur për jetën e natës ku mysafirëve iu ofrohet e gjithë ajo çka Brazili ka për të ofruar.
6. Ozone – Hong Kong, Kinë
Ozon është një vend ku relaksohet elita e Kinës. Duke qenë bari më i lartë në botë, pamjet prej tij janë thjesht marramendëse. Enterieri bashkëkohor e bën këtë bar një vend frymëzues.
7. The Press Lounge – Qyteti New York, SHBA
Horizonti i Manhattan-it është ndoshta më i famshmi në botë, ndërsa pamjet nga bari The Press Lounge janë tregim në vete.
8. Mikla në Marmara Pera – Stamboll, Turqi
Duke qenë një nga baret më të vaçantë, Mikla është një strehë moderne në kryeqytetin historik turk të Stambollit. E veçanta kulmore e tij janë pishina e hapur dhe pamjet e qytetit.
9. Hotel Me Madrid – Madrid, Spanjë
Madridi është qytet i çudive dhe mrekullive kulturore, të cilat të gjitha mund të shihen nga bari në kulmin e Hotelit Me. Me lloje të shumta të pijeve dhe muzikë të gjallë të performuar nga DJ, ky është një vend i përkryer për ndeja nate.
10. Vista në Trafalgar – Londër, Angli
Nëse dëshironi që të shpëtoni nga rrëmuja në Trafalgar Square dhe të këaqeni me pamjet e Londrës nga kënde të ndryshme, atëherë Vista është vendi ku duhet të stacionoheni. Kolona e Nelsonit dhe Galeria Kombëtare duken si në shuplakë të njërës dorë, derisa në dorën tjetër mbani një prej koktejeve të shumëllojshëm që shërbehen në këtë bar. /NGJYRA.COM/