Kush është ai që nuk do të pëlqente të zotëronte shkathtësitë fizike të Jason Statham, Channing Tatum apo të Michael Jai White? Dikush madje kërkon dhe më tepër, pasi që idol të shkathtësive fizike e ka legjendën Bruce Lee.
Sidoqoftë, asgjë nuk është e pamundur. Bruce Lee edhe mund të jetë i paarritshëm, por jo dhe të lartëpërmendurit tjerë – së paku jo, kur bëhet fjalë për fizikusin.
Fillimisht, një pyetje e thjeshtë: A jeni përpjekur të bëni diçka më shumë për fizikusin tuaj dhe për shkathtësitë fizike me përjashtim të buildingut? Nëse përgjigja është negative – ja disa sugjerime.
Në vijim ju sjellim 10 arte marciale, ideale për fizikusin e njeriut dhe njëkohësisht sigurojnë shkathtësi jashtëzakonisht efektive të vetëmbrojtjes. /NGJYRA.COM/
1. Taekwondo
Ky është një art marcial korean që fokusohet kryesisht në goditje – shqelmim. Taekwondon e praktikojnë mbi 70 milionë vetë në mbarë botën. Ky lloj i arteve marciale kërkon këmbë të fuqishme me muskuj të definuar – ndërsa rrit jashtëzakonisht shumë fleksibilitetin dhe shkathtësitë fizike të njeriut.
2. Muay Thai
Kjo disiplinë fizike dhe mentale njihet dhe me emrin “arti i tetë gjymtyrëve”, ndërsa vjen nga Tajlanda. Muay Thai është i ngjashëm me kick-box-in amerikan, mirëpo lejohet përdorimi i gjunjëve dhe bërrylave. Për të qenë profesionistë i këtij lloji të artit marcial kërkohet një regjim i vështirë ushtrimesh.
3. Wing Chun
Ky lloj i arteve marciale është bërë i famshëm në perëndim nga filmat e Donnie Yenit për ‘Ip man’. Duke i mbajtur muskujt nën tension të vazhduar ju zhvilloni fibrat e muskujve që japin forcë të jashtëzakonshme gjatë goditjes apo dhe të mbrojtjes. Wing Chun është ideal për të fituar shpejtësi, fuqi, reflekse, respektivisht koordinim të paparë gjatë lëvizjeve të trupit.
4. Xhudo (Judo)
Ky lloj i arteve marciale vjen nga Japonia, ndërsa është pranuar edhe si sport olimpik. Xhudoja ju motivon që t’i përkushtohen në tërësi trupit tuaj, ndërsa kërkon regjim të fortë të ushtrimeve dhe mbajtjen nën kontroll të peshës trupore. Po ashtu, që të zotëroni xhudonë, duhet të zotëroni dhe teknikën e duhur – që kërkon goxha përkushtim.
5. Krav Maga
Ky është një sistem luftarak i zhvilluar nga izraelitët – ndërsa brenda vetes ngërthen teknikat më të avancuara luftarake që njihen në botë. Krav Maga kryesisht aplikohet për vetëmbrojtje, mirëpo ekziston dhe version ushtarak i saj, që përdoret në luftime. Për të zotëruar këtë lloj të arteve marciale, kërkohet shumë mund – stërvitje të lodhshme fizike dhe psikike.
6. Sambo
Ky lloj i arteve marciale kërkon shumëçka, mirëpo më se shumti ju mëson si të shfrytëzoni momentumin e duhur dhe inercionin për të përplasur kundërshtartin në tokë dhe të mbani të mposhtur. Duke ushtruar sambon ju humbisni peshë, definoni formën e muskujve, si dhe bëheni më mendjeprejtë dhe më të disiplinuar.
7. Pencak Silat
Pencak Silat është zhvilluar në Indonezi duke kopjuar lëvizjet e kafshëve në natyrën e egër. Ky lloj i arteve marciale ju mundëson manovrim të jashtëzakonshëm me peshën e trupit – por, për të arritur shkallën profesionale, kërkohet shumë mund dhe stërvitje të parreshtura.
8. Savate
Ky lloj i arteve marciale njihet edhe si boks francez – ndërsa preferohet për të gjitha moshat. Më savate ju fitoni kondicion dhe fleksibilitet, ndërsa është i dobishëm edhe për boksierët profesionistë. Duke stërvitur duart dhe këmbët njëkohësisht, ky lloj i arteve marciale është i dobishëm për muskujt dhe për sistemin kardio-vaskular.
9. Jiu-Jitsu brazilian
Ky është një sistem i jashtëzakonshëm i teknikave luftarake që ju mundëson të mposhtni kundërshtarin pa ndonjë mund të madh. Jiu-Jitsu nuk kërkon shumë fuqi për të zotëruar atë, por më shumë fleksibilitet dhe përkushtim – ndërsa është shumë i dobishëm edhe për fizikusin.
10. Capoeira
Ky lloj i arteve marciale që ka lindur në Brazil, është një përzierje e vallëzimit, akrobacionit dhe muzikës. Duke shfrytëzuar fuqinë, shpejtësinë dhe rrotullimet, praktikuesi është në gjendje të godasë parreshtur dhe befasishëm kunërshtarin. /NGJYRA.COM/