10 aktoret më të pasura të pornografisë

Për disa prej këtyre aktoreve të filmave pornografikë sigurisht se keni dëgjuar. Angazhimin e tyre në kinematografinë për të rritur ato e kanë shndërruar në biznes fitimprurës dhe secila prej tyre është bërë milionere. Lexoni në vijim se cilat janë aktoret më të kërkuara të pornografisë dhe cila është më e pasura prej tyre…???

10. Nikki Benz – 1 milion $

aktore xxx10

Një milion dollar nuk janë shumë para kur e keni parasysh faktin se Nicky ka luajtur në më shumë se 180 filma për të rritur. Me prejardhje nga Ukraina, Nicky ka hyrë në ujërat e pornografisë në moshën 18-vjeçare. Karrierën e ka filluar në filmin “Strap On Sally 20”. Në vitin 2014 ajo ishte kandidate për kryetare të Torontos.

9. Asa Akira – 1,5 milion $ 

aktore xxx9

Asan mund ta keni parë madje në 300 filma për të rritur. Karrierën e kishte filluar duke marrë pjesë vetëm në skenat pornografike me femra – ndërsa më vonë është zgjeruar gama e aktiviteteve të saj në filmat për të rritur. Ajo është e martuar me një koleg nga industria pornografike.

8. Lisa Ann – 2 milionë $

Lisa Ann

Njëra nga aktoret më të njohura të pornografisë ka aktruar në mbi 350 filma për të rritur. Karrierën e saj të bujshme e kishte filluar si valltare striptizi. Ndërkaq, kohë më parë ka paralajmëruar tërheqjen e saj nga bota e pornografisë aktive.

7. Sunny Leone – 2,5 milionë $

aktore xxx7

Karrierën e kishte nisur si modele, mirëpo falë shpirtit sipërmarrës shumë shpejt ka kaluar në industrinë pornografike si aktore. Që nga viti 2002, Sunny u bë fytyrë e njohur e filmave për të rritur, por dhe si aktore e disa projekteve filmike të Hollywoodit me buxhet të majmë.

6. Sasha Grey – 3 milionë $

aktore xxx6

Sasha sot është njëra nga aktoret më të popullarizuara të pornografisë. Në vitin 2009, me lehtësi ka kaluar nga pornografia në kinematografinë serioze, duke luajtur rolin kryesor në filmin e Steven Soderberghut, “The Girlfriend Experience”. Filmat e saj për të rritur janë ende ndër më të kërkuarit – megjithatë, ajo nuk planifikon të kthehet në këtë industri, ku ka bërë famë.

5. Jenna Haze – 3,7 milionë $

aktore xxx5

Kjo aktore nuk zgjedh zhanret e filmave. Që nga mosha 19-vjecare ka qenë pjesë e skenave fetish, atyre lesbike – ndërsa ka qenë edhe regjisore e 14 filmave pornografikë. Ajo po ashtu ka dhe linjën e suksesshme personale të lodrave të seksit. Ndërsa, Jenna fiton mjaft para edhe përmes produksionit të saj “Jennaration X Studios“.

4. Bree Olson – 5 milionë $  

aktore xxx4

Përpos lodrave të seksit që janë punuar sipas proporcioneve të saj dhe shumë filmave pornografikë – Bree do të mbetet e njohur edhe si ish-femra e aktorit të famshëm Charlie Sheen. Pas kësaj lidhjeje të dashurisë, ajo kishte paralajmëruar se do të futet në ujërat e kinematografisë. Dhe u bë pjesë e ekipit të filmit “Human Centipede 3”.

3. Jesse Jane – 8 milionë $

aktore xxx3

Kjo është një nga aktoret më të pasura të pornografisë. Për dallim prej rivaleve tjera nga lista – ajo i qëndron besnike profesionit të saj. Popullaritetin më të madh e ka arritur në serialin “Pirates”, që është një version i nxehtë i filmit të famshëm me disa vazhdime “Pirates of the Caribbean”.

2. Tera Patrick – 15 milionë $

aktore xxx2

Mendja fiton çdoherë. Me dy diploma, Tera shumë shpejt kishte arritur majat e industrisë pornografike. Kishte filluar si modele dhe aktore, ndërsa sot punon si regjisore e filmave të formatit XXX. Ajo është pronare e produksionit “Terravision” .

1. Jenna Jameson – 30 milionë $

aktorexxx1

Ajo ende quhet “mbretëresha e industrisë pornografike”. Derisa ishte në kulmin e karrierës, Jenna ishte martuar me Tito Ortiz. Shumicën e parave e ka fituar nga shitja e lodrave të seksit si dhe nga portali i saj Club Jenna, të cilin – në vitin 2006 – e ka blerë Playboy. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply