Të jesh aktor tingëllon si gjë e madhe – një punë e famshme dhe fitimprurëse – por, ndaluni njëherë dhe mendoni se sa vetëbesim dhe talent duhet të kesh për një profesion të tillë.
A mendoni se mund të zgjoheni një mëngjes dhe të shndërroheni në një person tjetër – ndërsa përplot njerëz të profesionit të gjykojnë aftësitë tuaja gjatë xhirimit dhe çdo lëvizje që bëni? Të jemi të sinqertë, përgjigja e duhur do të ishte – JO!
Aktorët, respektivisht shumica syrësh, e marrin punën e tyre shumë seriozisht. Ata mësojnë skenarin, shkrihen brenda personazhit që luajnë, humbasin apo shtojnë peshë, dhe përballen me shumë sfida tjera, vetëm që roli i tyre të dalë sa më i përkryer.
Pra, paramendojeni kësisoj: Ju zgjoheni një mëngjes dhe vendosni të bëheni aktor. Dhe, cila është gjëja e parë që do ta bënit? Do të shkonit në një shkollë, trajnim, ose kurs të aktrimit, apo jo?
E kuptueshme, por jo çdo aktor i famshëm ka vepruar kësisoj. Ka prej tyre që nuk kanë kryer, madje as një kurs të vetëm të aktrimit, ndërsa tashmë njihen si emra shumë të mëdhenj të artit të shtatë.
Do të befsoheni ku të kuptoni se cilët janë ata. Ne për ju kemi zgjedhur 10 aktorët/aktoret të famshme të Hollywoodit që kanë bërë emër në kinematografi, pa pasur asnjë ditë të vetme të shkollimit apo trajnimit për këtë profesion.
Është e pabesueshme se si ata kanë arritur një gjë të tillë – disa fare rastësisht dhe me shumë fat, disa pasi janë sprovuar me role fare të vogla – por që të gjithë kanë një emërues të përbashkët – talentin e lindur. /NGJYRA.COM/
10. Heath Ledger
9. Meg Ryan
8. Tom Cruise
7. Joaquin Phoenix
6. Christian Bale
5. Russell Crowe
4. Jennifer Lawrence
3. Johnny Depp
2. Ben Kingsley
1. Brad Pitt