Për çdo ditë nga një numër të madh teoricienësh jemi “bombarduar” me teoritë e komplotit. Edhe pse disa nuk janë reale, janë të fryra shumë, nuk do të thotë që ato nuk ndodhin. Ndodh mu e kundërta, historia është përplot komplote dhe afera…
Afera Dreyfus
Kjo aferë e ndodhur në vitin 1894 e ka tronditur seriozisht qeverinë dhe ushtrinë franceze. Në të vërtetë, kujdestari i shtëpisë në një shportë bërlloku ka gjetur një letër të atasheut ushtarak gjerman, e cila zbulon spiunazhin brenda ushtrisë franceze nga ana e një oficeri. Për ta mbuluar tërë këtë ngjarje ishte vendosur që të bëhej “kurban” Alfred Dreyfus, i cili ishte hebre.
Të rikujtojnë që në shekullin e 19-të antisemitizmi për fat të keq ishte shumë i përhapur. Edhe pse Dreyfus thoshte se ishte i pafajshëm, e kanë dënuar me burg të përjetësim. Kur shefi i Shërbimit informativ ushtarak, Georges Picquart, zbuloi dëshmitë që luftëtari Ferdinand Walsin-Esterhazy ishte spiuni i vërtetë, eprorët e tij e larguan nga detyra.
Poeti i famshëm francez, Emil Zola, botoi librin “J’accse”, lidhur me këtë rast dhe ishte i detyruar të braktiste shtetin. Protestat e opinionit nxorën në dritë edhe faktin që njëri oficer tjetër zbuloi që dokumenti i falsifikuar është ndërfutur në mënyrë që të mund të dënohej Dreyfus. Në gjykimin tjetër gjyqi ushtarak e dënoi me 10 vjet burg. Kryeministri francez më në fund e përfundoi këtë farsë kur më 1899 e fali Dreyfusin.
Afera e eksploatimit të naftës
Me hyrjen e Warren G. Hardingut në Shtëpinë e Bardhë, ndodhi skandali me shitjen e rezervave të naftës. Në të vërtetë, ai në Administratën e tij emëroi miq me të cilët ka luajtur golf dhe poker. Edhe pse vetë ishte i ndershëm, u konstatua që vartësit e tij ishin të prirë për korrupsion.
Ministri i tij i Punëve të Brendshme, Albert Fall, fshehtas i lejoi kompanisë së naftës eksploatimin e naftës në Wyoming dhe Kaliforni në këmbim me disa qindra e mijëra dollarësh mitë. Pasi që “Wall Street Journal” më 1922, publikoi që nafta është shitur pa ankand, është formuar Këshilli i senatorëve nën drejtimin e senatorit të Wiskonsinit, Robert La Follette.
Prokurori shtetëror i Hardingut ka kërkuar nga FBI-a që të hetonte Kabinetin e La Folletteut, në mënyrë që të gjente diç që do të mund t’i bënte shantazh. Mirëpo, me mënyrën e këtillë vetëm sa i forcuan rezistencën që të zbulonte të gjitha.
Në fund, Albert Fall u emërua njeriu kryesor i Kabinetit amerikan, i cil,i për shkak të korrupsionit, përfundoi në burg.
Tuskegee, eksperiment me sifilizin
Njëri ndër skandalet i cili është i njohur si njëra ndër shkeljet më të mëdha të etikës mjekësore është studimi Tuskegee mbi sifilizin, të cilin e ka bërë Shërbimi Publik shëndetësor Amerikan në bashkëpunim me institutin “Tuskegee”, nga viti 1932 deri më 1972.
Në atë studim kanë marrë pjesë 600 njerëz, duke përfshirë edhe 399 sish të cilët kanë qenë të infektuar me sifiliz. Hulumtuesit nuk u kishin treguar se janë të infektuar me sifiliz, andaj qëllimi i hulumtimit ka qenë dokumentimi se si sëmundja shkatërron trupin njerëzor.
Madje as më 1947 nuk kanë zbuluar që penicilina është e efektshme në shërimin e sifilizit. Midis 28 dhe 100 të të përfshirëve në studim kanë vdekur nga sifilizi, edhe pse numri ka mundur të ishte dukshëm më i madh.
Nga mesi i viteve ’60 të shekullit të kaluar, Pete Buxton, punëtor social, zbuloi raportin mbi studimin, andaj dëshmitë ia dorëzoi mikut të tij nga Associated Press. Çdo gjë rezultoi me ndërprerjen e studimit në vitin 1972.
Gjatë verës në vazhdim qeveria u pajtua në gjyq që viktimave dhe familjeve të tyre t’u ofrojë mbështetje gjatë tërë jetës së tyre.
Pasoja të rënda shëndetësore nga pirja e duhanit
Në vitin 1950, mjeku dhe epidemiologu Ernst Wynder botoi studimin në revistën “Journal of Amerikan Medical Association, duke theksuar që pirja e duhanit është njëri ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Pas këtij studimi, gjashtë prodhues të mëdhenj të duhanit vendosën të financonin hulumtimin vetjak më 1954.
Instituti i Duhanit për Hulumtime, i cili më vonë ndryshoi emrin në Këshilli për hulumtimin e duhanit, publikoi shpallje në 400 gazeta nëpërmjet të të cilave hodhi dyshime në hulumtimet e mjekëve dhe shkencëtarëve eminentë.
Mirëpo, shkencëtarët e industrisë së duhanit atëbotë e dinin që është e mundshme të lidhet pirja e duhanit me kancerin. Kimisti Claude Teague, për shembull, konkludoi që hulumtimi i të dhënave klinike ka për qëllim që të verifikojnë lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit të mushkërive.
46 shtete të SHBA-së iu bashkuan akuzës kundër industrisë së duhanit. Kompanitë e duhanit në vitin 1998 pranuan të paguanin 10 miliardë dollarë në vit për dëmin të cilin e kanë bërë.
Komploti kundër Kastros
Vrasja e kryetarit John F. Kenedy, më 1963, është e lidhur me atentatin kundër kryetarit kuban, Fidel Kastro. Në të vërtetë Komisioni i Warrenit të cilin e formoi pasuesi i Kenedit Lyndon Johnson, konkludoi që Lee Oswald e vrau Kenedin. Pas kësaj, dy ditë më vonë mbi të nga pusia qëlloi Jack Ruby. Mirëpo, Skeptikët kritikuan raportin e Warrenit dhe patën të drejtë.
Më 1967, kolumnistët Drew Pearson dhe Jack Anderson paraqitën teorinë që atentati kundër Kenedit nuk ishe vepër e individit, por hakmarrje për përpjekje atentati kundër Fidel Kastros nga ana e CIA-s, e cila i vuri kapak aktiviteteve të saj në Kubë. Oswald dhe vrasësi i tij Jack Rybu ishin të lidhur me Kubën. Oswald në një moment pati vënë kontakt me Ambasadën Kubane.
Më 1979 është konkluduar që Kenedi “me siguri është vrarë si rezultat i komplotit”, edhe pse nuk ishte e mundshme të konstatohej se kush ishin të përfshirë.
Afera Watergate
Njëra ndër aferat më të njohura është ajo në të cilën ishte i përfshirë kryetari i atëhershëm i SHBA-së, Richard Nixon. Më 1972 policia kapi pesë hajdutë në hotelin Watergate dhe në kompleksin kabinetit në Washington, të cilët u përpoqën të vendosnin përgjues në zyrat e demokratëve. Shumë shpejt u bë e qartë që në atë përpjekje spiunimi ishte i përzier kryetari Nixon.
Hetuesit e FBI-së konstatuan që përpjekja e spiunimit politik dhe e sabotimit arriti nga kryetari Nixon. Këshilli hetues i Kongresit kërkoi nga Shtëpia e Bardhë regjistrimet tonike të bisedave. Edhe pse Nixon refuzonte, u detyrua t’i dorëzonte. U konstatua që në regjistrimet tonike mungonin 18 minuta incizime, gjë që edhe më shumë nxiti dyshimin ndaj tij.
Më 1974, pasi që në Dhomën e Përfaqësuesve filloi procesi i shkarkimit, Nixon vetë dha dorëheqjen.
Modeli Ford Pinto
Ky model i Fordit filloi të prodhohej më 1971. Edhe pse shitej mirë, prodhuesi vazhdoi ta prodhonte ndonëse dinte për mungesat e sigurisë së tyre. Problemi qëndronte në rezervuarin e karburantit i cili në rast të përplasjes ka mundur të shkaktonte djegien e automjetit.
Edhe pse ai përmirësim Fordit i kushtonte 11 dollarë, ata vazhdonin ta prodhonin. Llogarisnin që më lirë do t’u dilte t’u paguanin dëmshpërblimin pronarëve të automobilave të cilëve do t’u ndodhte që t’u digjeshin automobilat.
Gazetari hulumtues Mark Dowie, i revistës “Mother Jones” hulumtoi dokumentet në Sektorin amerikan të transportit në të cilin gjendeshin të dhënat kontestuese. Zbuloi që për Fordin ishte më e preferueshme të paguante dëmshpërblime sesa të fillonte zëvendësimin e pjesëve.
Pas publikimit të Dowiet, porota nga Kalifornia një njeriu i cili është lënduar në veturën e djegur ia ndaj 125 milionë dollarë dëmshpërblim, e cila shumë më vonë u zvogëlua në 3 milionë dollarë, mirëpo kjo edhe shënoi fundin e modelit Pinto të Fordit.
Katastrofa e Çernobilit
Testi rutinë në centralin bërthamor në Çernobil, më 1986, shkaktoi katastrofën me përmasa të gjera. Me kombinimin e dizajnit të pasigurt sovjetik të reaktorit bërthamor, pastaj me gabimin njerëzor, u shkaktua shpërthimi i cili shkatërroi njërin ndër katër reaktorët.
Pas një shpërthimi të vogël të reaktorit janë liruar sasi të mëdha të pluhurit radioaktiv. Dy punëtorë kanë humbur jetën menjëherë pas shpërthimit. Më shumë se 28 njerëz, duke përfshirë këtu edhe gjashtë zjarrfikës, të cilët luftuan për të shuar zjarrin në njërin nga stabilimentet, vdiqën më vonë nga rrezatimi.
Nëpërmjet ajrit rrezatimi u përhap në një pjesë të ish-BRSS-së por edhe në shtete evropiane. Sovjetikët dy ditë heshtën për këtë katastrofë të madhe bërthamore, ndërsa suedezët zbuluan sasi të mëdha rrezatimi në ajër. Lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, priti madje tri javë që të fliste haptas për katastrofën.
Prifti pedofil
Më 1973, prifti romano-katolik ng Massachusetsi, James R. Porter, i dërgoi një porosi brengosëse Papa Palit VI, në të cilën pranonte që vite të tëra kishte abuzuar dhe keqpërdorur fëmijët. Kërkoi nga ai që ta zëvendësonte, në mënyrë që të mos i përsëriste më këto krime.
Më 1992, ”Boston Globe” zbuloi që Porter ka pasur ndihmën në fshehjen e krimeve të tij ndaj qindra djelmoshave dhe vajzave. Gjatë 14 vjetëve të karrierës së tij është larguar nga detyra tetë herë, pastaj është dërguar për t’u shëruar nga pedofilia.
Të shtojmë që tashmë dhjetëra deceniesh Kisha Katolike në të gjitha pjesët e botës ka marrë pjesë në mbulimin e krimeve të priftërinjve të vet. Mirëpo, gjërat filluan të ndryshonin kur viktimat e keqpërdorimeve të priftërinjve përfundimisht dolën në opinion më 1980.
Studimet të cilat janë porositur nga ana e eprorëve kishtarë në SHBA zbuluan që midis viteve 1950 dhe 2002, 4.392 priftërinj janë akuzuar për abuzim seksual. Disa, siç ishte edhe Poper, në fund janë dënuar dhe janë dërguar në vuajtje dënimi.
Hackimi i telefonave mobilë të personave publikë
Afera e madhe shpërtheu në Britani të Madhe kur u zbulua që disa gazetarë kanë hackuar telefonat mobilë të personave të njohur. Afera u zbulua më 2005 kur Clive Goodman, redaktor i “News of the World” shkroi artikullin për lëndimin Princit Willian në gju. Familja Mbretërore shumë shpejt dyshoi që dikush ka spiunuar telefonin e princit dhe ka marrë informacione. Skotland Jardi e burgosi Goodmanin dhe Glenn Mulcairean, hetues privat i huazuar nga tabloidi.
Janë dënuar me burgim në vitin 2007 kur u zbulua që nëpërmjet shifrave të cilat i përdornin operatorët telefonikë kanë përgjuar postën verbale.
Mirëpo, “The Guardian” publikoi që kompania News Group International, në përbërje të secilës është “News of the Wolrd” ka paguar një milion dollarë në funte britanike për zgjidhje paqësore të akuzës, e cila do të mund të zbulonte se ka përdorur harkimin e telefonave mobilë të personave publikë për t’i zbuluar të dhënat e tyre personale.
Në vitin 2011, “Guardian” raportoi që policia ka zbuluar që telefonat mobilë të më shumë se 5.800 njerëzve, duke përfshirë edhe personat e famshëm, siç janë aktori Hugh Grand, kanë qenë të hackuar nga Mulcairea.
E gjitha përfundoi me shuarjen e tabloidit “News of the World” dhe me kërkim falje të magnatit media Rupert Murdoch. / NGJYRA.COM/