William Ricketts, personi që krijoi një park publik në Australi

I lindur në periferi të Melburnit, në vitin 1898, William Ricketts që nga mosha adoleshente kishte filluar të ndërtonte skulptura nga argjila. Edhe pse kurrë nuk e kishte vijuar ndonjë shkollë prefesionale për t’i zotëruar teknikat e artit – për ç’gjë në fillim dhe skulpturat e tij shpeshherë plasariteshin – vizioni i tij, filozofia aborigjine, të cilën e kishte përvetësuar për mrekulli, dhe nderimi që ia bënte natyrës, i sollën atij famën botërore.

Gjatë viteve të 30-ta, William e kishte blerë një truall, 1 orë larg Melburnit, të cilin e kishte pagëzuar me emrin ‘Potter’s Sanctuary’. Aty e kishte filluar punën për ndërtimin e skulpturave, të cilat edhe sot e zbukurojnë atë pronë – e që janë të inspiruara nga filozofia aborigjine.

William Ricketts Sanctuary 007

Synimi i projektit të tij jetësor ishte të ndërtonte një ambient relaksi, ku njeriu do të mund të rikujtonte gjenë, shpesh të harruar – lidhjen e tij me natyrën.

Në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, qeveria australiane e kishte blerë këtë pronë nga William, duke  e shndërruar atë në park publik, të cilin e kishte emërtuar ‘William Ricketts Sanctuary’. Aty William vazhdoi të punonte deri në vitin 1993, kur dhe ndërroi jetë.

William Ricketts Sanctuary 003

Pas vetës ai la 92 skulptura nga qeramika, që janë në harmoni të përkryer me drunjtë, shkembinjtë dhe myshkun që zënë vend në këtë park.

“Të gjitha veprat e mia shprehin respektin për botën e përjetshme. Besoj që jemi pandashëm të lidhur më të gjitha ato që jetojnë dhe nuk mund të ndahemi”, kishte deklaruar dikur Ricketts. Se çfarë ka krijuar ai, dhe çfarë trashëgimie la pas vetes, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/

William Ricketts Sanctuary 021 William Ricketts Sanctuary 020 William Ricketts Sanctuary 019 William Ricketts Sanctuary 018 William Ricketts Sanctuary 017 William Ricketts Sanctuary 016 William Ricketts Sanctuary 015 William Ricketts Sanctuary 013 William Ricketts Sanctuary 002 William Ricketts Sanctuary 001 William Ricketts Sanctuary 008 William Ricketts Sanctuary 009 William Ricketts Sanctuary 012 William Ricketts Sanctuary 014 William Ricketts Sanctuary 005 William Ricketts Sanctuary 004 William Ricketts Sanctuary 010 William Ricketts Sanctuary 011

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply