Ushqimet më të rrezikshme në botë, që mund të shkaktojnë dhe vdekjen

Aventurierët shpesh udhëtojnë nëpër botë në kërkim të ushqimeve të pazakonshme dhe ekzotike, të cilat nganjëhërë dhe mund të jenë të rrezikshme për jetën e tyre.

Megjithatë, ushqimi i rrezikshëm (specialitetet) zakonisht nuk konsumohet qëllimshëm, ngase rreziku për jetën vjen nga mënyra e gabuar e përgatitjes, respektivisht gatimit të tij.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, rreth 10 milionë njerëz, gjysma prej të cilëve janë turistë, çdo vit preken nga virusët dhe bakterët që ndodhen në ushqime apo ujë, e ndaj të cilëve banorët lokalë dhe mund të kenë krijuar imunitet.

Nëse jeni ndonjëri/a prej atyre që nuk përtojnë të shijojnë çdo gjë që ju servirin në pjatë, apo ndoshta dashamirë të kurioziteteve, atëherë, në vijim ju prezantojmë gjashtë ushqimet më të rrezikshme në botë.

Fugu (Japoni)

Rreziku: Vdekja

ushqim rrezik 0001

Nëse nuk është përgatitur në mënyrë të duhur dhe nuk i janë larguar mëlçia dhe organet reprodukuese, peshku fugumund t’ua shkaktojë vdekjen brenda një ore.

Kuzhinierët që merren me përgatitjen e këtij lloji të peshkut duhet të kalojnë nëpër një trajnim të posaçëm, që zgjatë tri vjet.

Tregu më i madh i peshkut fugu në Japoni, ndodhet në Shimonoseki, ndërsa këtë lloj të peshkut mund ta blini edhe në supermarkete.

Disa prodhues japonezë kanë arritur të kultivojnë fugun jotoksikë, por për aventurierët nuk paraqet sfidë, andaj dhe nuk pëlqehet prej tyre.

Casu Marzu  (Sardenja)

Rreziku:“Myiasis i lukthit”, sëmundje e rrezikshme

ushqim rrezik 0002

Edhe pse nuk është vdekjeprurës, ky lloj i djathit është mjaftueshëm i frikshëm që të qëndrojmë sa më larg prej tij. Në shikim të parë, ky është vetëm një lloj djathi delesh – por, i cili, është përplot krimba të gjallë, që mund të kërcejnë prej tij deri në 15 cm.

Ky djathë përfitohet duke iu ekspozuar mizave, që lëshojnë vezë mbi të, dhe të cilat kryejnë funksionin e katalizatorit të fermentimit.

Bashkim Evropian ka ndaluar shitjen dhe tregtinë e këtij lloji të djathit, mirëpo, ai ende prodhohet dhe  shitet në tregun e zi në Sardenja.

Banorët vendës e përdorin atë si delikatesë në ahengje apo dhe si afrodiziak, ku shpesh viktimë janë turistët.

Guaskat e përgjakshme (Kinë)

Rreziku: Hepatitis

ushqim rrezik 0003

Guskat e përgjakshme të Shangait konsiderohen delikatesë në ushqim, por që shumë lehtë mund t’ju infektojnë me hepatit.

Për t’u bërë të konsumueshme, ato duhet të zihen me kujdes dhe shpejt, në mënyrë që prej tyre të largohen virusët dhe bakterët që shkaktojnë hepatitin.

Zakonisht këto guaska shiten në supermarketet aziatike, ndërsa njihen në bazë të ngjyrës së bardhë dhe të hirtë, me linjat e thella (dhe janë përplot gjak).

Sannakji /oktapodi i gjallë (Korea Jugore)

Rreziku: Ngufatja

ushqim rrezik 0004

Ky lloj i ushqimit nuk është i dëmshëm kur mbërrin në stomakut tuaj, por, është i rrezikshëm gjatë procesit të ngrënies.

Nakji është një lloj i oktapodit të vogël që serviret në restoranet koreane. Këmbët e tij largohen derisa ende është gjallë – kështu që ato lëvizin brenda pjatës tuaj si një grumbull zorrësh.

Rreziku vjen kur përpiqeni të gëlltitni ndonjë këmbë të oktapodit, sepse ajo mund të ngjitet në fytin tuaj, prej nga vjen rreziku shumë i madh i asfiksimit.

Madje, çdo vit, në Korenë e Jugut regjistrohen mesatarisht 6 persona të vdekur nga ky lloj i ushqimit.

Bretkoca dem (Namibi)

Rreziku: Dështimi i veshkave, vdekja

ushqim rrezik 0005

Bretkoca është një “fushë e minuar” kur bëhet fjalë për toksinat – sidomos lëkura dhe organet e saj. Megjithatë, përkundër këtij fakti – bretkoca-dem konsiderohet delikatesë në Namibi.

Ky lloj i bretkocës konsumohet pas periudhës së çiftëzimit, kur sasia e toksinës së tyre zbutet në një masë të madhe.

Nëse ju kanë shërbyer me pjesë të gabuara të kësaj bretkoce apo nëse ajo është kapur në sezonin e gabuar, shumë shpejt do të përjetonit dështimin e veshkave – ndërkaq, nëse ndihma mjekësore nuk do të ishte e shpejtë, atëherë do të ballafaqoheshit dhe me vdekjen.

Blaasop me linjat e argjendta (Shtetet e Mesdheut)

Rreziku: Vdekja

ushqim rrezik 0006

Për peshkatarët e Oqeanit Indian, ky lloj i peshkut, që mund të rritet deri në 1 metër, është delikatesë e vërtetë. Problemi qëndron të mëlçia dhe organet riprodhuese të tij, respektivisht nëse ato janë larguar në mënyrë të drejtë.

Toksina që gjendet në këto organe të peshkut, mund të shkaktojë paralizën, probleme me frymëmarrjen, dhe në fund mund të shkaktojë dhe vdekjen.

Falë kanalit të Suezit, ky lloj i peshkut ka migruar drejt Mesdheut, ku vetëm gjatë vitit 2007 janë shënuar 10 vdekje për shkak të përgatitjes jo të drejtë të tij. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply