Ujëvara Kaieteur: xhevahiri natyror i Guajanës

Me lartësinë dhe gjerësinë e madhe, rënien e lirë të sasisë së madhe të ujit dhe peizazhin jashtëzakonisht të bukur përreth, nuk ka pikë dyshimi se Kaieteur është një nga ujëvarat më mbresëlënëse në planetin tonë.

Kaieteur konsiderohet të jetë një nga ujëvarat më të fuqishme në botë, meqë lartësia e saj prej 251 metrash është gati katër herë më e madhe se ajo e ujëvarës së Niagaras dhe dy herë më e madhe se ajo e ujëvarës Victoria.

Kaieteur8

Gjerësia mesatare e kësaj ujëvare është 113 m, ndërsa vëllimi mesatar 663 m3 për sekondë. Rënia e lirë është 226 m, që e bënë atë të jetë një nga ujëvarat e pakta në botë që kanë një lartësi të tillë të rënies së lirë.

Për dallim nga shumë ujëvara të komercializuara, Kaieteur u ofron vizitorëve të saj ndjenjën e ekskluzivitetit. Arsyeja është se shumë pak njerëz e vizitojnë këtë perlë të Guajanës, duke e pasur parasysh se deri tek ajo mund të arrihet vetëm me aeroplan (ose në këmbë, që vlenë për ata që janë   vërtetë këmbëngulës dhe të guximshëm për të ecur nëpër xhungël).

Kaieteur5

Kaieteur gjendet në pjesën qëndrore të maleve të Guajanës, e cila është e përbërë nga shkëmbinjtë të vjetër miliona vjet.

Rethina e ujëvarës është e mbushur përplot me jetë. Në të  gjinden shumë lloje të bukura dhe të rralla të bimëve, zogjve, insekteve dhe formave  të tjera të jetës.

Kaieteur7

Në veçanti, jeta e bollshme mund të shihet në fund të ujëvarës, ku mjegulla e përhershme është e pranishme për mijëra vjet. Besohet se në këtë xhungël të dendur ka shumë lloje të bimëve dhe kafshëve të cilat ende nuk janë zbuluar. /NGJYRA.COM/

Kaieteur6 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Kaieteur4 Kaieteur5 Kaieteur2

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply