Tristan da Cunha, vendbanimi më i izoluar në botë

Tristan da Cunha është një ishull në jug të oqeanit Atlantik, që zyrtarisht i takon Mbretërisë së Bashkuar. Ky është vendi më i izoluar i banuar në botë, pasi që vendin më të afërt të populluar e ka Shën Helenën – 2000 km larg, ndërkaq tokën më të afërt kontinentale e ka Afrikën e Jugut, 2400 km dhe Amerikën e Jugut 3.360 km.

Edhe pse Tristan da Cunha është zbuluar në vitin 1506, ky ishull ishte i pabanuar deri në vitet 1700, kur ishte filluar të shfrytëzohej nga gjuetarët amerikanë të balenave.

Tristan da Cunha 016

Gjatë izolimit të Napoleonit në Shën Helenë, në këtë ishull ishte vendosur marina britanike, ndërsa kur ekuipazhi ishte tërhequr – aty kishin mbetur 3 meshkuj, të cilët edhe zyrtarisht njihen si themeluesit e këtij vendbanimi.

Sipas ueb-faqes zyrtare të ishullit, eksploruesit e hershëm e kishin injoruar këtë ishull për shkak të relievit të tij të papërshtatshëm, mungesës së një porti natyror, mungesës së tokës për bujqësi dhe, klimës së ashpër – me shira të shumta dhe erë që frynë gjatë gjithë vitit.

Tristan da Cunha 005

Pra, me një fjalë, ky ishull kërkonte njerëz të fortë, që do të ishin të gatshëm të jetonin në margjinat e jetës, sepse fundja duhej të jetonin në vendin më të izoluar në botë.

Ky ishull ka pamje rrethore, me diametër prej 10 km, dhe me sipërfaqe prej 78 km katrorë, prej të cilëve vetëm 5 km janë rrafshinë.

Po ashtu ishulli posedon 40 km bregdet – të rrethuar nga shkembinjtë e lartë basalti, deri në 600 metra – që i ekspozohet stuhisë detare, por që është një prej burimeve kryesore të ushqimit për rreth 300 banorë të Tristan da Cunhe, apo lokacionit më të izoluar në botë. /NGJYRA.COM/

Tristan da Cunha 010 Tristan da Cunha 002 Tristan da Cunha 008 Tristan da Cunha 007 Tristan da Cunha 009 Tristan da Cunha 011 Tristan da Cunha 003 Tristan da Cunha 012 Tristan da Cunha 013 Tristan da Cunha 014 Tristan da Cunha 015 Tristan da Cunha 006

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply