Trëndafilat më të bukur të shkretëtirës

Edhe shkretëtira më e vrazhdë mund të na dhurojë lule të mrekullueshme. Trëndafili i shkretëtirës (i njohur si trëndafil rëre) është emri për krijesën natyrore e cila krijohet me përzierjen e mineraleve kristalore dhe gjipsit dhe baritit me rërën e shkretëtirës.

Trëndafilat e shkretëtirës mund të krijohen në shkretëtira të shumta, ndërkaq formohen kur uji avullon në kushtet e rërës së thatë, kryesisht pas shirave të rralla të shkurtra.

desert rose5555

Gjatë rritjes së tyre, kokrrat e rërës mbeten të robëruara në gjips, duke u dhënë trëndafilave ngjyrën e tokës shkretinore e cila mund të jetë gjithmonë e ndryshme, varësisht në cilën shkretëtirë është formuar.

Më së shpeshti shihen në skaje të Saharasë, si edhe në sipërfaqe të mëdha të njelmëta në Tunizinë Jugore. Nganjëherë rriten veç e veç, nganjëherë në buqete të bardha të mrekullueshme të cilat shpesh shihen në shkretëtirat e Meksikës.

desert rose1111

Këta trëndafila janë atraksione popullore dhe unike turistike, ndërkaq në shtetet siç është Tunizia mund të blihen me çmim prej një deri në disa euro.

Kërkimi i trëndafilave të shkretëtirave është pasion i zakonshëm i natyralistëve dhe gjeologëve, të cilët jetojnë në provincat lindore të Arabisë Saudite.

Ata nganjëherë i kalojnë disa ditë duke gërmuar rërën e nxehtë të shkretëtirës për të kërkuar trëndafil të mrekullueshëm për koleksionin e tyre. /NGJYRA.COM/

desert rose4444 desert rose2222 desert rose888 desert rose666 desert rose1111 desert rose7777

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply